Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë

22 Prill, 21:07| Përditesimi: 22 Prill, 21:12

  • Share

Edi Rama ka vendosur të ndërmarrë një turr në shtet kryesore të BE, ku ka shumicë të diasporës së Shqipërisë, një vit para zgjedhjeve të reja parlamentare. Ai do të vizitoj Greqinë Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, në përpjekje për të vendosur një raport direkt me diasporën, e cila ka pak gjasa të ndikojë edhe në këto zgjedhje për shkak të pamundësisë për të votuar aty ku janë, përveç atyre që duan të fluturojnë për në atdhe. 

Nga të gjitha stacionet, duket se ka tërhequr vëmendjen stacioni I parë, ai I Athinës, ku Edi Rama ka fiksuar takimin e parë më 12 Maj. 

Vizita në Athinë, e cila është udhëtim elektoral dhe jo si kryeministër, vjen pas një tensioni në rritje mes dy vendeve, për shkak të çështjes Beleri. 

Me sa duket Edi Rama ka zgjedhur ti konsideroj marrëdhëniet normale, dhe ta lërë pas krahëve krizën politike mes dy vendeve, duke bërë një gjest që të kujton situatë normale mes dy vendeve.  

Ashtu si kryeministri grek vjen në Himarë dhe Dropull për të takuar qytetarë shqiptare me origjinë greke, ashtu dhe ai shkon në Athinë të takojë qytetaret shqiptarë në emigracion që janë mes të tjerash dhe faktor  elektoral për partinë e ti. 

Zgjedhja e tij për ta kthyer në normalitet një udhëtim jo zyrtar të një kryeministri shqiptar në Greqi dhe anasjelltas, mund të mos duket dhe aq normale në Greqi. Vet Rama ka bërë takime të regullta me diasporën shqiptare në Itali, apo Britani të Madhe, por në Greqi është hera e parë që e bën. 

Nga ana tjetër  çdo politikan grek e kthen udhëtimin në Shqipëri kryesisht në Dropull dhe Himarë si udhëtim “në Malin Atos” para çdo palë zgjedhjesh.

 Ideja e tij se duke u sjellë normalisht “sikur nuk ka ndodhur gjë”, do zbutet tensionin me Greqinë mund ti acarojë më shumë ekstremistët e Agimit të Art në Greqi, që e kanë hero të tyre Belerin.  

Dhe kjo do ta vërë në pozitë të vështirë qeverinë greke, që nga një anë I duhet ti përmbajë ata të mos shkaktojnë incidente, nga ana tjetër e ka të vështirë ti shpreh mirëseardhjen qoft dhe në mënyrë jo zyrtare Edi Ramës, pasi është në kulmin e fushatës elektorale dhe Edi Rama është aseti kryesor kundër të cilit po bëjnë fushatë në zgjedhjet evropiane. 

Paradoksi është se ato janë të vetmet zgjedhje për parlamentin evropian ku luftohet për një kauzë antievropiane, siç është ndërhyrja në drejtësi dhe imponimi i një ekstremisti akuzuar për vrasje dhe armbajtës pa leje si deputet evropian.

Edi Rama është armiku me të cilën po mbahet gjallë fushata elektorale dhe ai për tua bërë më të plot portretin e armikut që mbështet Evropa kundër tyre, do tu shfaqet në Athinë. 

Sidoqoftë e gjitha çfarë do të bëj Edi Ramë është një takim me diasporën shqiptare në Greqi, dhe nuk pret as ndonjë sukses dhe as ndonjë dështim nga një sallë e mbushur me emigrant.  

Por një gjë është e sigurt, se më shumë se sa vota për Partinë Socialiste, vizita e tij do mobilizoj vota për Belerin apo kundër Belerit në zgjedhjet në Greqi. Dhe me sa duket kjo gjë e argëton më shumë. Sido që te ndodh!/ Tema 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?