Ka dy përpjekje për ta bërë interesant 20 shkurtin nga opozita. E para, është motivimi me festën e bashkimit opozitar, që identifikohet me çiftin e ri Bardhi- Noka, të cilët po shëtisin qytet më qytet si provë e martesës.
Përpjekja tjetër është stërmundimi për të krijuar idenë që më 20 shkurt në Tiranë do ketë dhunë deri më armë zjarri. Ana qesharake e këtij "kërcënimi” është se kjo nuk është zyrtare, pasi dhe vet organizatorët nuk e dinë se ç’mund të bëjë populli. Dhe këtë e kanë ilustruar me disa psikopatë që i thërrasin poshtë penxheres së Berishës apo të tjerë në rrjete sociale.
Për t’u bërë dhe më konspirativë, çifti i ri opozitar Bardhi- Noka, flasin vetëm për surpriza, të cilat po ashtu nuk varen prej tyre, po varen nga populli.
Tani është mirë të bëhemi serioz, se në fund të fundit nuk është protestë për hall të popullit, por protestë për hall të Berishës.
Përpjekja për të bërë protestë duke hapur thashetheme konspirative, ka vetëm një arsyetim. Duke e ditur që nuk ke këllqe të bësh asgjë, hap fjalë se ndoshta kujtohet ndonjë i çmendur e bën diçka. Po bëri, mirë. Po nuk bëri, dhe çifti opozitar është në rregull, se nuk ka premtuar gjë.
Kjo tregon se çifti i ri opozitar e ka mbështetur strategjinë tek shpresa se, ose populli, ose ndonjë i çmendur, do bëjë diçka. Por jo tek ndonjë plan i vet opozitës.
Pra më 20 shkurt ata do jenë në rrugë duke shpresuar se dikush do t’i ndihmojë të bëjnë ndonjë heroizëm.
Kjo ka të mirat e saj.
E mira e kësaj strategjie është që kur të mblidhen gjithësej nja 2 mijë vetë dhe të mos ndodhë asgjë, përveçse të dëgjojnë Flamurin të flasë, do thonë kështu e kishim planin, nuk do bënim rrëmuja. Dhe me këtë rast do justifikojnë dhe pjesëmarrjen e ulët, se janë trembur nga rrëmujat.
E keqja e kësaj strategjie është se kjo protestë është si fisheku i fundit për atë burrin që del çdo natë në penxhere. Ai e ka betejë për jetë a vdekje që të mund të trembë drejtësinë, apo të tregojë se nuk durohet kollaj.
Prandaj kjo çështje e dhunës nuk duhet lënë kështu spontanisht në dorë të popullit apo të të çmendurve poshtë penxheres. Bëhuni pak më seriozë dhe merreni përsipër vetë. Se mund të ndodhë mrekullia dhe bën ndonjë gjest heroik ndonjë i çmendur, dhe pastaj u ikën gjithë kreditë si udhëheqës opozitarë.
Ndajeni mendjen si do ta bëni këtë protestën e 20 shkurtit. Si dasmë që do kurorëzoni çiftin Bardhi- Noka, apo si 14 shtatori me arkivol në krah?
Se Bulevardi ku do ta bëni, është bërë në vite si ato lokalet nga rruga e Ndroqit, që shtrojnë dreka edhe për dasma, edhe për vdekje.
Nëse do bëni dasmën e martesës së Bardhit me Nokën, duhet atmosferë festive dhe hare. Madje mund të porosisni dhe këngëtarë dasmash për të hapur mitingun.
Nëse doni ta bëni si 14 shtatori, u duhet një arkivol dhe duhet të zgjidhni kë do fusni brenda. Dhe i vetmi që mund të motivojë njerëzit si i vdekur është ai burri tek penxherja, por ai nuk është aq budalla. Më parë fut opozitën në atë arkivol, se veten. Dhe atë ka për të futur.
O Shqiptar sot është dita që Shqiptarët kan rëzuar kriminelin Enver. Po a e dini ju se kush e ka rëxuar Enverin ? Ka qën Astrit Aetllari një bixhozxhi e një hajdut që vidhte bukët se punonte furnitor buke. E tani Astriti është pa brek në byth pa pun pa shpi pa katandi. Pra me një fjal partia e punës e [ sumës ] ra vet se skishte më buk që të hante populli. Se partia e punës [ sumës ] sbinte kurr po ra se mbaroi ngordhi. Me një fjal nuk solli njeri demokraci prandaj dhe sot Shqipria mbas 33 vjetësh është në korrupsjon galopant, anarshi, vjedhje, imoralitet e gjith ky lloi pislliku. Se flamurin e demokracis e mori KRIMINELI HAJDUT SEKRETARI PARTIS SË SUMËS [ PUNËS] SALI BAJGA. Prandaj dhe është kjo gjëndje e rendit Shqiptar. E shumica po e lën Shqiprin. Se demokracin do ta bëjn jashqitjet e kombit : Flamuri pa bisht biri i kurva Shegës Salinjani e Gaz ziu me shok e Lul shal ngjitmi. O e mjera Shqipëri që ka rën me kry në hi.
PërgjigjuBravo shum e sakt
Shum e sakte,por kujt ja thua ????
Shume sakte.