Ka shumë spekulime rreth asaj se çfarë është gjykuar dhe çfarë jo rreth 21 Janarit. Ata që duan të bëjnë avokatinë e vrasjeve, përpiqen të shpjegojnë rregulloret e Gardës apo dhe gjyqin qesharak dhe poshtërues për drejtësinë ndaj dy gardistëve që janë të lirë.
Të tjerë duan të lartësojnë figurën e Sali Berishës si një kryeministër I fort që të vret e nuk pyet. Kult pak a shumë I ngjashëm me atë që ngrihet për Putinin apo udhëheqës të tjerë autoritarë në botë që nuk pyesin për drejtësinë dhe kur vrasin.
21 Janari nuk është një çështje demonstrate apo më keq akoma një çështje e tipit të demonstratës së dhunshme .
E dhunshme ishte si demonstratë. Dhe nuk është as e para dhe as e fundit demonstratë e dhunshme në Shqipëri. Demonstratat e dhunshme shoqërojnë çdo demokraci në të gjitha kohërat. Ato janë një valvulë që shfryn zemërimin e shoqërisë.
Këto 11 vite të pushtetit të socialistëve ka pasur dhjetëra demonstrata të dhunshme. Është sulmuar kryeministria janë sulmuar institucione të tjera me molotov me thyerje dyersh e xhamash, janë paralizuar nyje të tëra trafiku në kryeqytet, dhe nuk ka është përmbysur bota. Thjeshtë kryeministri nuk ka vrarë askënd.
Problem I 21 Janarit nuk janë as demonstruesit as gardistët, por Sali Berisha.
Kryeministri I vendit, u ka dal zot vrasjeve, ka sabotuar hetimet, ka penguar drejtësinë, ka ndaluar prokurorët të dokumentojnë skenën e krimit, ka refuzuar të dorëzojë gardistët për hetime, ka fshirë serverin e kryeministrisë për të cilin premtoi se do ta dorëzonte për hetime, dhe mbi të gjitha nuk është pyetur kurrë se çfarë ka bërë dhe pse e ka bërë.
I vetmi institucion që ka marrë përsipër përgjegjësinë e vrasjeve dhe ka bërë gjithçka që ato të mos hetohen është Sali Berisha.
Ndaj I vetmi problem që ka shteti shqiptar dhe drejtësia me 21 Janarin është roli I Sali Berishës.
Gjykata e Strasburgut, ka bërë një pretencë të qartë kundër shtetit shqiptar të 21 Janarit dhe kryeministrit në detyrë në atë kohë.
Gjykatat shqiptare e kanë për detyrë ta lexojnë rresht për resht atë vendim dhe ta fillojnë të vendosin drejtësinë
Drejtësia nis dhe përfundon me marrjen të pandehur të Sali Berishës për 21 Janarin, rrëfimin e tij para prokurorëve, dhe zbardhjen e gjithë skenarit kriminal që vrau katër protestues të pa dhunshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në momentin që janë vrarë para syve të gjithë shqiptarëve në transmetim televiziv.
I vetmi segment I pahetuar I asaj ngjarje është Sali Berisha dhe roli I tij.
Historia e pallateve të vajzës së tij apo histori të tjera korrupsioni të tij, janë të papërfillshme për nga pesha e përgjegjësisë së një kryeministri përballë asaj që ai ka bërë më 21 Janar.
Për të mbuluar krimin, ai I ka shpallur luftë presidentit të Republikës duke e quajtur puçist, kryeprokurores së vendit duke e quajtur “lavire bulevardi”, kundër gazetarëve në vendngjarje që i klasifikoi si puçist dhe kundër çdo zëri brenda dhe jashtë pushtetit të tij që donte që ajo çështje të hetohet.
Pa u zbardhur ky rol, pa u zbardhur dinamika e akteve të kryeministrit që çuan në vrasje dhe më pas përpjekjet e tij zyrtare për të mbuluar krimin dhe për ti shpallur luftë shtetit shqiptar për të shpëtuar veten, nuk ka dhe nuk do të ketë drejtësi për 21 Janarin.
Për më tepër ajo do të kthehet në një ngjarje që mund të përsëritet, nëse vendosim që kryeministri ka të drejt të vras kur dikush nga opozita proteston.
Shkaqet për rikthimin e çështjes në SPAK, janë të plota tek vendimi I Strasburgut. Hetimi I ri për pistoletën dhe plumbin që ka vrarë Aleks Nikën dhe që po I bëhet ekspertizë e re në Itali nuk të shërbejnë si shkak procedural. Por thelbi I gjithë historisë është që ajo dosje nuk mund të mbyllet pa u hetuar dhe gjykuar Sali Berisha.
Pastaj gjykata le të vendos nëse një kryeministër ka të drejt të vras kur opozita proteston apo jo.
Ai do të jetë një vendim I cili do të ndaj të ardhmen tonë, nëse duam të jetojmë në një vend demokratik ku kemi të drejt të protestojmë ndaj kryeministrave apo në një vend ku kryeministrat kanë të drejt të na vrasin. / Gazeta Tema