Sali Berisha

Mero Baze: Kandidati për kryebashkiak, ... Sali Berisha!

10 Prill 2023, 19:45| Përditesimi: 10 Prill 2023, 19:48

  • Share

Çdo ditë në orën 12 thuajse gjithë televizionet japin lajm konferencën për shtyp të Sali Berishës, për të vrapuar disa orë më vonë të japin live dhe daljen e tij të dytë për prezantimin e një kandidati ku më së paku flitet për të. Në të gjitha daljet personazhi kryesor i fushatës është Sali Berisha dhe kundërshtari i tij kryesor duket që nuk është më Edi Rama, por Erion Veliaj. 

Në ligjërimin e sotëm, ai u mor me çdo detaj të fushatës së Veliaj, hodhi poshtë çdo arritje të tij dhe sulmoi çdo premtim, a thua se është kandidati për kryebashkiak i Tiranës. Madje dhe gjithë kandidatët e PD në gjithë Shqipërinë, aq pak sa janë, i quajti kandidat të Erion Veliaj. 

Po pse Berisha po flet në emër të Belind Këlliçit? 

Të thuash që Belind Këlliçi nuk i thotë dot këto broçkulla që thotë Sali Berisha se i vjen turp, nuk është realiste. Ka thënë dhe gjëra më banale se kaq nga ato që i pëlqejnë Berishës. 

Të thuash që Belind Këlliçi nuk i thotë se ruan proflin e tij “intelektual” dhe nuk do të thtoë banalitete, përsëri nuk është realiste, pasi nuk është se ia po thotë gjëra më të mençura. Por thjesht Berisha nuk po i lë rradhë në këtë pikë. 

Të thuash që Belind Këlliçi ka frik ti thotë ato broçkulla se humbet elektorat, është po prap e pabesueshme, se fuqia e zërit të Berishës në elektorat, konkretisht dëmi që mund të bëj me këtë rast është më i madh se dëmi që mund të bëhet kur i thotë Berisha. 

I vetmi shpjegim është se Sali Berisha po sillet si kandidat për kryebashkiak, pikërisht që të identifikohet me fushatën dhe të mat votën pro ose kundër tij. Dhe e bën këtë jo vetëm si protagonist kryesor i fushatës politike, por dhe duke imponuar hallet e tij për kandidatët.  

Tani Belind Këlliçi duhet të mbaj dhe kusuret e betejës së Berishës me SHBA, duke dëgjuar çdo ditë votuesit e tij nga 2 orë sulme kundër ambasadores së SHBA në Tiranë, e cila pas Erion Veliaj, është shënjestra më e rëndësishme e Berishës. 

Atij nuk i intereson më fushata e Këlliçit apo kujtdo tjetër. Shpresoj që së paku Shkëlzeni tu paguaj lekët e fushatës, pasi praktikisht ata nuk kanë më zë në një fushatë, ku Berisha del dy herë ditën nga 1 orë live në TV dhe ata postojnë në Facebook video të trukuara sikur gjoja bëjnë fushatë.  

Problemi i vetëm që ka ky protagonizëm i Berishës është se me këtë ritëm që e ka marrë  “kandidimin” e tij për kryebashkiak në Tiranë, pas humbjes më 14 Maj, i bie që më 2025, në vend të konkurroj për kryeministër, do të konkurroj për drejtor komunale. Por dhe atë e ka në dorë Veliaj se është me emërim. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Syrja: 11/04/2023 00:52

    Opo ti rrofsh qe ben propogande per Saline. Se Edvini ska nevoje me gjytyrymet e tij.

    Përgjigju
  • Haha: 10/04/2023 23:43

    Berisha te konkurij per drejtor pastrimi te haleve. Na eshte no muti mullar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?