Shqipëria pritet të hapë ditën e martë negociatat me Bashkimin Evropian, pas një peripecie katër vjeçare, të cilat testuan në një farë mënyrë gjithë problemet e brendshme dhe pasiguritë që ka vetë Bashkimi Evropian për zgjerimin.
Nëse gjithçka shkon mire, të martën Shqipëria duhet të shkojë në Bruksel për të marrë detyrat e reja të shtëpisë për plotësimin e kapitujve Meqë integrimi i vendit në Evropë është prioritet i strategjisë kombëtare të Shqipërisë, do të ishte normale që pjesë e delegacionit të ishin dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare.
Edhe pse legjitimiteti politik i lidershipit të opozitës është duke u gjykuar në sheshe me forcë dhe në gjykata me frikë, opozita ekziston dhe ajo duhet të ketë vendin e saj atje.
Por qeveria nuk duhet të bëjë atë që bëjnë drejtuesit e Partisë Demokratike, që kompleksohen nga Berisha.
Qeveria duhet të jetë e qartë në përjashtimin e Sali Berishës nga kjo ngjarje. Jo vetëm që nuk duhet ta ftojë, por duhet ta theksojë që ai është një problem i rrugës evropiane të Shqipërisë.
Opozita mund të përfaqësohet aty nga deputetë të Komisionit të Politikës së Jashtme, por që janë të distancuar nga Sali Berisha.
Kjo ka shumë rëndësi, pasi hapja e negociatave me Bashkimin Evropian ka nevojë për një mesazh për forcat pro-perëndimore në Shqipëri dhe këtu qëndrimi ndaj Sali Berishës duhet të jetë i qartë dhe pa ekuivok. Për ta ftuar personalisht, dihet që nuk e lë njeri të hyjë në dyert e Bruskelit, pasi nuk e pranojnë as në dyert e Ambasadave të BE në Tiranë, por askush në emër të tij nuk mund të jetë atje. Nëse duan ta lënë vendin bosh për shkak të tij, punë e tyre. Është dhe ky muaji që thahet bari dhe nuk u themi dot “hani dhe bar”, vetëm atë mos e tradhtoni.
jo o mero opozita nuk duhet thirrur ne bruksel....jane pisa,,te paafte dhe vrases....
PërgjigjuE po mero ka harruar se nga 30 vjet opozita qenve ka qen kundra hyrjes se shqiperis ne BE. Skan len balt e llum pa I hedhur shqiperis.
Po u tha bari hane ket temin.
Përgjigju