Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, nënkryetari Gazment Bardhi

Mero Baze: A mund ta përçajë rithemelimin ‘marrëveshja e re’?

11 Mars, 21:07| Përditesimi: 11 Mars, 21:10

  • Share

Marrëveshja e Socialistëve me Rithemelimin e Berishës, po shkon drejt përfundimit me ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare drejtuar nga partia e Berishës për dy nga disa çështjet që opozita ka kërkuar Komision Hetimor. Deri tani nuk ka asnjë shenjë të negociatave për Reformën zgjedhore dhe as ndonjë pritshmëri që do të ketë diçka të tillë.

Socialistët po e tejkalojnë konfliktin moral që kanë me këtë marrëveshje duke thënë se po e bëjnë me Gazmend Bardhin dhe jo me Berishën. Berisha po e tejkalon ofertën qesharake të socialistëve, duke thënë se megjithatë u detyruan të bëjnë marrëveshje me njerëzit e tij.

Burime të besueshme nga rithemelimi konfirmojnë se ai ka dhënë dakordsinë për dy komisionet hetimore të ofruara nga socialistët vetëm e vetëm që të thuhet se në fund të fundit ata negociuan me të.

Kjo për të është suksesi I parë që nga Maji I 2019 kur u shpall “non grata” dhe gjesti I përfilljes për të është I ngjashëm me takimin Majko Meta Berisha në dhjetor të vitit 1998, kur ai ishte I izoluar dhe drejtuesi te qeverisë socialiste pas Fatos Nanos e përfillën duke e rikthyer në lojë.

Pra pas marrëveshjes mund të kemi një rikthim të normalitetit të përkohshëm në Kuvend, pasi Berisha arriti të konsiderohet I përfillur, deri në një konflikt të ri që mund të jetë reforma zgjedhore.

Të vetmit që tani duhet të gëlltisin Marrëveshjen janë mbështetësit autentik të Berishës të cilët Marrëveshja I çarmatos nga revolucioni dhe mosbindja civile. Për socialistët nuk është problem, nëse është dakord Edi Rama, pasi ata nuk debatojnë më për strategji politike po vetëm për efiçencë elektorale.

Zërat kundër marrëveshjes nga kampi opozitar brenda rithemelimit, në të vërtet më shumë e kanë inatin që Marrëveshjen po e bën Gazmend Bardhi dhe po u shuan revolucionin, se sa që po përfillet Berisha. Ata e kanë besuar Berishën kur ka thënë revolucion dhe mosbindje civile, pa u shkuar mendje se ai bërtet që ta përfillin. Dhe sapo I dhanë një sinjal përfillje,  u zbut dhe pranon ti hedh në kosh revolucionin dhe mosbindjen civile.

Nga ana tjetër ai është futur në një kurth, pasi nëse e refuzon marrëveshjen e ofruar nga Bardhi, do të humbas përsëri grupin e deputetëve që ju ofruan. Pra duhet të zgjedh mes militantëve të mërzitur dhe deputetëve të mërzitur. Mes këtyre të dyve ai zgjedh ta mbaj mirë me deputetët pais ata I dhanë shansin të duket i fort dhe i madh  në raport me grupin e Bashës. 

Militantët I qetëson më lehtë, se ata e besojnë. Kurse këta e di që as nuk e duan as nuk e besojnë.

Për këtë arsye nuk do të ketë përçarje në rithemelim dhe kujdestar I këtij procesi do të jetë vet Berisha, I cili duhet të zgjedh mes përfilljes që po I bëjnë përmes Gazmend Bardhit, apo braktisjes përsëri nga grupi I deputetëve. 

Ai do zgjedh hallin e tij, atë që të duket si njeri I përfillur. Për revolucion do presin një kohë tjetër. Tani për tani do të heq dorë nga mosbindja civile në Kuvend, dhe do dëgjojnë në heshtje shpjegime te Edi Ramës për portin e Durrësit apo koncesionin e sterilizimit që të duken si opozitarë. TemA

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 12/03/2024 10:17

    Analizë OK e M.Bazes:Po citoi për skeptikët: • Sb nuk e ka pasur problem komisionet hetimore,por si të shpëtoi nga NON GRATA,ARRESTI NË SHPI,SHPËTIMI FAMILJES SË KORRUPTUAR..! -8 komisione hetimore në vit nuk i kërkon as BE,KINA,RUSIA,etj.Me këto komisione Saliu kërkonte të mbante PENG KUVËNDIN ME SHPIFJE DUKE BALTISUR QEVERINË DHE HELMUAR OPUNIONIN KOMBËTAR E NS/KOMBËTAR. -Opozita ka të drejtë të krijoi komisione hetimore por jo probleme që nxjerrin sekrete hetimore që ka në shqyrtim SPAK,BKH,etj..! -Gaz Bardhi u pranua në kryesinë e Kuvëndit,Pasi ALIBEGU(LULI 7×7=42) nuk votuar AMBUSTINË PËR 3 MUAJ,pasi kërkuan në KOMPESIM të nxirreshin nga burgu terroristët në protesta të dhunshme duke u thyer gishtat policëve...! -Negociatat me Gazin e Saliut do të jenë një provë edhe për nd/kombëtarët që kërkojnë stabilitet në Kuvëndin e Shqipërisë që SALIU KËRKON TA MBAI PENG PËR HALLET E TIJ. -Maxhoranca ka të gjithë komoditetin të sillet korrekt brënda ligjeve ndaj një opozite që ka humbur rrugën për 33 vite..pasi nuk njeh SPAK,GJKKO,GJL,GJK..duke i quajtur BANDA TË E.RAMËS,NË FAKT TË AMERIKËS..!

    Përgjigju
  • Meri: 12/03/2024 00:23

    Duke lexuar,më lindin disa pyetje,që nuk I jap dot pērgjigje.Shteti funksionon me ligje,apo me marrveshje?.opozita ka të drejtë nē kērkesat e sai,apo jo?nëqoftëse nuk ka të drejtë,perse mazhoranca shkel ligjin ,dhe i offrono atë që ajo dëshiron? Nëqoftëse opozita ka të drejtë,perse mazhoranza nuk i'a ka plotësuar kërkesat e sai qysh në fillim ?.Kemi 4-5 muaj,që po shohim në parlamenti nji teater të shëmtuar,nga politikan kapriçoz e të pa-aftë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?