Foto ilustruese

Opinion

Mero Baze: A mund të ‘nacionalizohet’ prodhimi i energjisë?

4 Tetor 2021, 19:35| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 19:46

  • Share

Një nga debatet e para rreth  masave që duhet të marrë qeveria për përballimin e krizës së energjisë, është sa shanse ka “nacionalizimi” I prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Duke qenë një treg i hapur energjia, disa nga operatorët më të rëndësishëm të prodhimit të energjisë në Shqipëri nga HEC e mëdha janë privat. I tillë është “Statkraft”-i, nga Devolli në Banjë, dy HEC e Bistricës dhe dy të Matit që i ka privatizuar “Kurum” në muajt e fundit të qeverisjes Berisha, si dhe hidrocentrali i Ashtës. Këta janë operatorë të mëdhenj që kanë të drejta të dalin në tregun ndërkombëtar të energjisë dhe e bëjnë këtë.

A mund të detyrohen këta prodhues shqiptarë ta shesin prodhimin tek OSHEE?

Kjo mund të bëhet nëse qeveria shpall një lloj gjendje të jashtëzakonshme lidhur me energjinë elektrike. Një gjendje e tillë e jashtëzakonshme, ka dhe detyrime të qeverisë për këta operatorë dhe furnizuesit që përfitojnë prej tyre që mund të detajohen në planin e qeverisë.

Nga pikëpamja financiare atyre u duhet blerë energjia me çmimin e tregut pa i cenuar në interesat e tyre financiare, por problem që mund të krijojë është marrëdhënia kontraktuale e tyre me klientët që kanë bërë kontrata furnizimi jashtë Shqipërisë.

Te tjerë sjellin si shembull të nacionalizimi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme vendimin e Presidentit Trump për të mos lejuar eksportin e vaksinave Pffizer nga SHBA para se SHBA të plotësonte nevojat  e veta, apo bllokadën që vendet evropiane bën rreth produkteve të tyre mjekësore përfshi dhe maskat gjatë fazës së parë të pandemisë.

Shqipëria ka një diferencë të vogël mes prodhimit të brendshëm dhe nevojave të saj duke pasur teorikisht pak nevoja për import.Në vitin me te keq ka pasur diferencën mes prodhimit dhe nevojave 30 për qind minus. Por kemi dhe një disbalancë tjetër, që eshte ajo mes çmimit që shesim dhe çmimit që blejmë. Dhe këtë e sjellë si pasojë tregu i hapur i energjisë, pra fakti që operatoret prodhues tanë shesin kur të duan dhe ne blejmë kur kemi nevoje me çmim te lart.

Por pavarësisht se diferenca nuk është shumë e madhe, në fakt ky bilanc nuk është real, pasi ne blejmë shumë herë më tepër nga jashtë dhe eksportojmë energjinë tonë. Duke qenë treg I hapur shumë operatorë tanë e shesin energjinë jashtë Shqipërisë dhe OSHE blen energji nga operatorë të huaj.

Është pak a shumë ajo që ndodhi në tregun e naftës ku Bankers e shet naftën krudo në Itali ndërsa Rafineria e Ballshit falimenton se s’ka lëndë të parë. Por asnjeri nuk ka faj.

Tani që tregjet janë bërë të pasigurta, së paku të vuajmë çmimin por jo dhe mungesën e energjisë. Për çmimin natyrisht që do të ketë një pako kompensimesh nga qeveria, por problem më I madh që ai do të shkaktoj nuk është vetëm pamundësia e pagesës së tij, por ndikimi tek shumë fusha të tjera të prodhimit dhe shtrenjtim në tërësi të kostos së jetesës. Kështu që ka më shumë shanse të kemi inflacion dhe pasoja prej tij, se sa pasoja të mospërballimit të çmimit.

Prandaj shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike, është një debat real, pasi mbi të gjitha vë mbi shpatullat e shtetit jo vetëm kompensimin e çmimit, por dhe një paketë më të gjerë financiare që mund të vij nga efektet e kësaj rritje çmimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • GAZMEND T.: 22/11/2021 22:58

    Miku im! Ju po flisni realitetin: 4 muaj para zgjedhjeve 4 HEC-e iu “dhuruan” Kurum. Por Edi Rama ishte në opozitë në atë kohë dhe bëri betimin në media Tani po ju pyes: Çfarë bëri ai për këtë “peshk të madh”? Si mund t'i besoj Edi Ramës tani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?