Opinion

Mero Baze: 'Afganët e Sorosit' dhe 'shqiptarët e Trumpit'

29 Gusht 2021, 19:47| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 19:49

  • Share

Thuajse gjithë portalet që mbështesin apo kontrollohen nga opozita kanë në titullin kryesor togfjalëshin “afganët e Sorosit” që i referohet ardhjes së emigrantëve afganë në Shqipëri. Nuk është fjala se e bëjnë këtë si media e djathtë, se po të ishte kështu duhet ti quanin “Afganët e Bushit” pasi ai është presidenti që e pushtoi Afganistanin, apo “Afganët e Trumpit”, pasi ai është presidenti që firmosi tërheqjen.

Etiketimi nuk ka lidhje me të vërtetën në Afganistan, por me hallin në Tiranë. Dhe halli në Tiranë është që Sali Berishës, i duhet Xhorxh Sorosi si një një armik i dobishëm, për t’i gënjyer mbështetësit e vet për atë që i ka ndodhur dhe po i ndodh me SHBA.

Meqë ai u fut familjarisht në Listën e Zezë të SHBA si një person që ka minuar demokracinë në 30 vite, ka shantazhuar sistemin e drejtësisë dhe ka vjedhur familjarisht paret e shqiptarëve, duke shfrytëzuar pushtetin, ai ka zgjedhur të mos përballet me fatin e zi që i ka rënë nga ky epitaf që të dënon përjetësisht, dhe ka shpikur një armik imagjinar që të ndjehet i lehtësuar. AI është Xhorxh Sorosi, dikur një ish mik i tij financues i vajzës së tij dhe “dhëndrit brenda” në PD, Lulzim Bashës. Tani është akoma dhe më i dobishëm, si një armik në dispozicion që maskon betejën e SHBA me Berishën.

Por budallallëku i përdorimit të Sorosit si “armik” nuk u ndal deri tek ndëshkimi amerikan. Meqë Berisha tani realisht është bërë një antiamerikan frikacak, ai do që Sorosi ta ndihmoj jo vetëm për të justifikuar futjen familjarisht në listën e zezë por ti justifikoj dhe antiamerikanizmin e tij për çdo ngjarje në botë apo zhvillim që ka lidhje me Shqipërinë.

E tillë është historia me refugjatët afganë në Shqipëri. Sulmi i egër i familjes Berisha ndaj tyre motivohet nga qëndrimi i tij antiamerikan dhe nga droja se qeveria shqiptare po fiton pikë me këtë qëndrim. Por duke qenë frikacak deri në fund, dhe këtu kërkon ta ndihmoj Sorosi, duke e justifikuar sulmin me “argumentin” se këta janë “afganët e Sorosit”. Pra “sikur të ishin afganët eTrumpit apo Bushit, ky do të ishte dakord, por meqë janë të Sorosit, u ka shpallur luftë”.

Në fakt në Afganistan nuk ka qenë as Sorosi as Trumpi, por shteti amerikan dhe për 20 vite kanë qenë katër president të majtë dhe të djathtë që kanë mbështetur atë vendim. Problemi që kanë berishët me këtë operacion është thjesht beteja që ata kanë me Amerikën, por me ndryshim nga gjithë armiqtë e tjerë të SHBA, këta janë armiq që kanë frikë të sillen si të tillë direkt përballë SHBA. Dhe më shumë se sa frikë nga SHBA, tani kanë frikë nga shqiptarët se mund ti lënë pa asnjë votë këtu.

Për t’i gënjyer ata që mund të gënjehen, berishët po përpiqen që të përdorin Sorosin si “armik në dispozicion”, jo vetëm për rastet kur i ndëshkon SHBA, por dhe për rastet kur ata kanë qejf të ndëshkojnë SHBA, por nuk ua mban ta bëjnë direkt. Për këtë arsye maskohen si “shqiptarë të Trumpit” që duan të luftojnë me “afganët e Sorosit”, por që në fakt janë thjesht Salibanët e Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Ferit: 30/08/2021 01:27

    Pse cte.keqe.ka nese Soros ka vepruar ne Afganistan? Ose cte keqe ka qe ka kritika? Medoemos duhet kundershtuar cilido qe shpreh liri e e tij te fjales? Ashtu si dhe ti, qe shkruan, e askush nuk te thote gje. Pamvaresisht se sa objektiv jane ato qe shkruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?