Albin Kurti

Mero Baze: Albin Kurti ka ngjallur një ndjenjë pendese në Perëndim për Kosovën

31 Maj 2023, 19:51| Përditesimi: 31 Maj 2023, 19:53

  • Share

Kosova ka nisur të përballet me sanksionet e para të SHBA dhe Bashkimit Evropian, pas vendosmërisë së Albin Kurtit për ta përdorur konfliktin me Perëndimin si një  opsion politik që shpreson se I siguron mbështetje popullore.  

Kosova u përjashtua dje nga stërvitja e përbashkët me forcat e NATO, Defender23, dhe ndaj saj po planifikohet pezullimi për anëtarësim në Këshillin  e Evropës, anulimi I liberalizmit të vizave, ndalimi I fondeve IPA nga Bashkimi Evropian dhe duke shkuar në mendje dhe gjëra të tjera më të rënda, deri tek largimi I prezencës ushtarake amerikane në Kosovë. 

Të gjitha këto janë kundërpërgjigjet e para të Perëndimit ndaj Albin Kurtit dhe përpjekjeve të tij për tu faktorizuar si faktor politik antiperëndimor në Kosovë. 

Në konfliktin e perëndimit me Albin Kurti nuk hyjnë në punë detaje teknike, por qasja antiperëndimore që ai ka në provokimin dhe mbajtjen ndezur të konfliktit, për të hedhur në erë planin franko gjerman që në fakt është një stabilizim afatgjatë I raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nën mbështetjen dhe garancitë e Perëndimit. 

Justifikimet e tij dhe mbështetësve trushpëlarë të tij për detajet teknike në Veri, janë një arsye më shumë për të kuptuar se me sa argumente të përcipta, ai kërkon ti vërë flakën Kosovës. Ai kërkon të mbroj me KFOR dhe forcat e NATO, katër kukulla të emëruara prej tij në Veri, në një proces ku serbët nuk kanë votuar, dhe nga ana tjetër është gati të lërë gjithë Kosovën në dorë të Serbisë duke u futur në konflikt me Perëndimin që nuk është vetëm çlirimtari i Kosovës por dhe garanti I ekzistencës së saj si shtet. 

SHBA dhe Bashkimi Evropian ja kanë lënë të hapur një shteg nga ku mund të dal, duke kërkuar që katër të emëruarit e Kurtit, të cilët nuk kanë as popull dhe as administratë me vete, të marrin rol teknik si koordinatorë të qeverisë për katër komunat në veri dhe të shkohet drejt një procesi legjitim zgjedhjesh.  

Këmbngulja e Albin Kurtit, që të konsdieroj të zgjedhur katër kukulla të emëruar, tregon se sa I barabartë është ai në dimension e tij antidemokratik me Aleksandër Vuçciq të cilin e akuzon si autokrat dhe sa pak I besueshëm është si një lider që mund të drejtoj një shtet jo të pastër etnikisht. 

Është kjo arsyeja që në Perëndim ka një reflektim të rrezikshëm që po ngjall ndjenjën e pendesës për atë që Perëndimi ka bërë për Kosovën.  

SHBA e ka çliruar Kosovën, për shkak se Miloshevici, nuk u la asnjë të drejt shqiptarëve në vitet 90, dhe ua emëronte dhe udhëheqësit e tyre, por  pas 25 vitesh, SHBA nuk mund të pranojnë dot  që një udhëheqës shqiptarë u kërkon llogari pse nuk vazhdojnë të bombardojnë përsëri Beogradin edhe pse vet sillen si Milosheviqi dikur. 

Me kriterin me të cilin SHBA dhe Perëndimi bombardoi Beogradin, sot Albin Kurti është në anën e Beogradit të vitit 1999 dhe jo të Kosovës 1999. 

Dhe ai në fakt këtë po kërkon. Po kërkon ta paraqes Kosovën viktimë të Perëndimit dhe të ngjall aty një lëvizje antiamerikane të mbështetur dhe nga segmente të politikës shqiptare në Tiranë, nën maskën e ruajtjes së sovranitetit nga SHBA dhe BE.  

Nëse shikon se si justifikojnë qasjen antiperëndimore  të Albin Kurtit, njerëzit e opozitës në Tiranë, e kupton qartë se ata mezi po presin formimin e një fronti mbarëshqiptarë që kërkon të mbroj “sovranitetin” e tokave shqiptare nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.  

Dhe nuk kanë pikë turpi në argumentet që përdorin. Për shembull frymëzuesit e bojkotit parlamentar në Shqipëri dhe djegies së mandateve më 2019, janë kundër bojkotit serb në Veri të Kosovës, mbështetësit e bojkotit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 2019, janë kundër bojkotit serb të zgjedhësve, dhe pro kukullave të Albinit, dhe më tej akoma një armatë e tërë diplomatësh të Berishës dhe Ilir Metës në Shqipëri, janë një gjatësi vale me Albin Kurtin duke I kërkuar SHBA të mbaj duart larg nga Kosova pasi nuk është neutrale. 

E gjithë kjo ka një përfundim që do jetë I hidhur për Kosovën. 

E para, që duhet thënë është se të gjithë këta që po e nxisin Albin Kurtin të ndez zjarr Kosovën kundër Perëndimit, do zhgënjehen disa javë apo muaj më vonë, kur Albin Kurti gjithë këtë tension dhe dëm që po I bën Kosovës, do ta përdor si kapital politik për tu tërhequr për të nënshkruar “zajdenicën” e famshme, me kushte dhe më të rënda se sa ju diktuan në Aneksin e Ohrit dhe do thotë “fitore” . 

E dyta që është dhe më e rëndësishme është se pas kësaj në Perëndim do të ketë një shije afatgjate pendese për çfarë kanë bërë dhe investuar në Kosovë, për çfarë e kanë çliruar me bomba atë vend, duke parë se produkti politik I këtij eksperimenti të pangjashëm në botë për krijimin e një shteti, ka prodhuar një shqiptar të klonuar me veset e Miloshevicit. Natyrisht për fat, pa fuqinë e tij. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 01/06/2023 08:46

    Or Albin a e dini si tha ENVER HOXHA pa fituar prej armikut te mbrendshem nuk mundesh te fitosh ndaj armikut te jashtem,pra 80% armiku i jote esht i mbrendshem por ti dote mbetesh nji shqipetare dhe nji kombetare ma i miri se te gjith te paret qe ishin shpiunat e popullit dhe u pasuruan ne koriz te popullit si Ramush Hajradinaj dhe te tjeret.Perendimoret jane njerez me dy ftyra nji here ishin Fashist dhe nderuan vetem emrin ne Demokrate si Berisha nga Komunisti u be Demokrat por punojne si kane qene ma para.

    Përgjigju
  • asolingo: 01/06/2023 06:41

    Mero mos u bej pioni i askujt,behu vetvetja,Albini ka te drejte dhe piké.

    Përgjigju
  • Meri: 31/05/2023 21:31

    Albin Kurti kërkon ti zgjidh problemet me nerva dhe kokëfortësi,është e pamundur,dhe nuk ka për të qeverrisur kurr në veri të Kosovës me forcë.Si mund të qeverris Kurti në veri,ku popullsia Sërbe është shumë herë më e madhe se ajo Shqiptare?...O nuk është normal,o e bën me qellim për ti vën flakēn Kosovës.

    Përgjigju
  • Pjeter: 31/05/2023 21:12

    Po boll o Mero se u bere bajat, boll perhape lajme te rreme, lere Albinin se i di me mire punet ai ne shtepi te vet!!! Le qe nuk ndihmoni, por po ben propaganden e Vuçiçit keto dite, jo me kot serbet te marrin per burim opinionesh ne Shqiperi. Amerika nuk do e humbase Kosoven e as Kosova Ameriken.Jo gjithmone Amerika dergon njerzit e saj me te zote nga keto ane, situata eshte e tille edhe per perkedheljen e tepruar kundrejt Goebblesit te Millosheviçit.

    Përgjigju
  • Gjergj: 31/05/2023 20:20

    Herè mbante poturet e Saliut, Ymeri, e herè ato brekushet e Edit. Kush ti hidhte kockèn. Njèherè e njèkohè, shkruante se Kristaqi, i ati i Edit, shkonte me nusen e tè birit. Tipike, skena erotizmi nga vrima e çelsit tè Saliut. Sot, bèn truprojèn e Edit, kundèr tè zotit tè hershèm. Mirè deri kètu, mirèpo oreksi u shtoka duke ngrènè. Duke u hedhur nga prehri i Saliut tek i Edit, prej atij tè Janullès tek ai i politikès greke kundèr shqiptarève,,,,Ymeri na doli tek perèndimi nè pèrgjithèsi,,,qè na qènkèsh penduar pèr Kosovèn, pèr shkak tè Albin Kurtit. I zgjuar bujku Ymer, shumè i zgjuar. Nga fshati ku pula ha gurè, tek politika e lartè e SHBA. Ik ore sharlatan. Perèndimi, nuk bèn politikè si nè fshatrat e Tepelenès more mashtrues ordiner. Bota ka institucione, ku merren vendimet pèr politikèn e jashtme dhe jo vrimèn e çelsit tè Ymer bujkut.!!!

    Përgjigju
  • Arbërori: 31/05/2023 20:01

    Albin Kurti është shqptarë dhe atëdhetar në krahasim më shqipfolës të shumt / tradhtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?