Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Mero Baze: Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

6 Shkurt 2023, 19:24| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 19:26

  • Share

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi publikisht se e pranon planin franko gjerman duke e konsideruar atë një bazë për të çuar më përpara problemin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe një gënjeshtër e re për mbështetësit e Albin Kurtit, të cilët shpresojnë se lideri i tyre ka një plan sekret kundër Perëndimit dhe do ti mund në finale. 

I kuptoj reagimet e opozitarëve që kritikojnë Kurtin për mungesë transparence në gjithë këtë proces. I kuptojë dhe ata që i kujtojnë gjithë marrëzitë që ka thënë gjithë jetën dhe që i gëlltit një nga një. I kuptoj dhe militantët e tij që kishin mprehur thikën të thernin Escobarin dhe Lajçakun, por nuk arritën dot. 

Por problemi më i madh që shkakton kjo retorika e Kurtit kundër Perëndimit është se ai po përpiqet të shfaqet në Kosovë si “viktimë” e politikës së Perëndimit dhe jo si aleat i tyre. 

Pranimi i Planit franko gjerman nuk e penalizon Kosovën, përkundrazi e nxjerr atë nga këneta dhe izolimi ku po tenton ta zhys protagonizmi i Kurtit. Plani Franko Gjerman duhet pranuar si një rrugë evropiane për Kosovën dhe jo si një komplot evropian për Kosovën.  

Sjellja e qeverisë së Kosovës si viktimë e politikës së Perëndimit dhe presionit të Perëndimit ndaj tij, është një gabim i rënd, pasi mban gjalë në Kosovë celulat antiperëndimore, të cilat e shikojnë Perëndimin si armikun e Kosovës dhe ushqejnë iluzione që në fakt janë fundi i Kosovës. 

Asnjë prej kundërshtarëve të Kurtit në opozitë nuk duhet të godas mbështetjen e planit franko gjerman, por duhet të godasin konspiracionin e Kurtit ndaj perëndimit ndërkohë që pranon këtë plan.  

Pranimi i planit franko gjerman nuk ka pse paraqitet si përdhunim i Perëndimit ndaj Kosovës. E vërteta është se plani po çmonton demagogjinë e Kurtit në Kosovë, por nuk e dëmton Kosovën. Më e keqja është se Kosova edhe pranon planin dh emirë bën që e pranon dhe bën si viktimë e presionit të perëndimit për planin.  

Viktimën e bën dhe Presidenti Vuçiq, por Serbia ka qenë vërtet e ndëshkuara e madhe e Perëndimit për Kosovën pasi është bombarduar për shkak të saj. Kosova nuk ka pse vihet në pozita të njëjta me Serbinë përballë Evropës, për të mos thënë në pozita më inferiore.  

Pranimi i panit franko gjerman, duhet të bëhet si një hap drejt konsolidimit të partneritetit strategjik të Kosovës me SHBA dhe Evropën dhe jo si një përdhunim i SHBA dhe BE për Kosovën.  

Albin Kurti sillet si viktimë për të gënjyer militantët e vet, të cilët e urrejnë perëndimin dhe e shikojnë atë si armik të Albinit, por Kosova nuk e ka të lidhur fatin me Albinin, por perëndimin. Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova nuk ka pse ndjehet e mundur nga Perëndimi. Nuk është në betejë me perëndimin, por në aleancë me të. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dami: 06/02/2023 20:36

    Ja dhe puthadori i radhes rampallist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?