Vendimi i sotëm i Kuvendit të Shqipërisë për ti hequr imunitetin Arben Ahmetaj, është vendimi më i rëndësishëm që socialistët kanë marrë ndonjëherë në historinë e tyre për të forcuar besimin tek drejtësia dhe për të guxuar të përballen me veten e tyre. Arben Ahmetaj nuk është një personazh i zakonshëm socialist, por njeriut që I janë besuar më shumë detyra se kujtdo tjetër në pushtetin e tyre dhjetëvjeçar.
Ndaj vendimi nuk ka qenë i lehtë. Nuk do ishte kaq i lehtë sidomos nëse Arben Ahmetaj do të ishte në sallë e do përballej me të dosjen e tij dhe gjithë kolegët e tij. Në këtë aspekt ai ua ka bërë më të lehtë kolegëve të vet vendimin, edhe pse është një gjë nga gjërat më të rënda kundër vetes së tij.
Edi Rama ngjante i vendosur ta bënte këtë dhe nëse Arben Ahmetaj do të qëndronte këtu siç ai dëshironte, por natyrisht që e kishte dhe më të justifikuar vendimin ndoshta dhe zemërimin kur e ka marrë këtë vendim.
Më të lehtë natyrisht e kishin dhe pjesët e ndara të opozitës. Sali Berisha e kishte gjithë mundësinë e tij të artë të dukej aleatë me të dhe kundërshtarë me Edi Ramën, edhe pse asnjë palë nuk e do ta ketë aleatë.
Një njeri i sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij.
Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi i Edi Ramës.
Ilir Meta, parti e të cilit u bë promotori i denoncimit të këtij projekti, nuk pati guximin të qëndronte në sallë, ndoshta ngaqë i dukej sikur po gjykoheshin dhe ata vet.
Por për Arben Ahmetaj natyrisht që nuk është e lehtë. Letra e tij plot zemërim dhe zhgënjim për kolegët e tij që dukej që nuk do ta mbronin, nuk e ka fuqinë të zëvendësoj mbrojtjen e tij në sallë të parlamentit.
Është e qartë që Edi Rama ka mbështetur një projekt i cili ka bërë pis shumë figura të Partisë Socialiste në pushtet, dhe sot ishte dita nëse ai do të pranonte të shantazhohej nga pasojat e këtij projekti apo do përballej me të.
Ai zgjodhi të përballet. Dhe ky është një lajm i mirë për drejtësinë dhe të ardhmen e ndarjes së pushtetit të saj nga pushteti politik, duke I çuar në një shifër rekord pasojat që ajo vet ka nga reforma që ka miratuar dhe nga rreziku I kthimit të Republikës së Prokurorëve.
Vendimi i sotëm tregon se betejat e së ardhmes nuk do jenë më beteja mes opozitës dhe pushtetit por beteja mes drejtësisë dhe politikës.
Pushteti po demonstron kurajë për tu përballur me drejtësinë duke e lënë opozitën në pozitat kalkuluese dhe jo në pozita morale. Nëse e shikon qëndrimin e tyre, ti kupton se ata po përpiqen të përdorin vendimet e drejtësisë për të krijuar klimë politike kundër pushtetit dhe kjo është gjysmë legjitime. Por ata nuk guxojnë të mbajnë qëndrim moral ndaj kësaj drejtësie.
Nëse e vini re, Sali Berisha dhe pasuesit e tij ende kanë armik të madh SPAK dhe drejtësinë e re dhe jo pushtetin. Madje çdo guxim i pushtetit për t'u përballur me drejtësinë në vend të shtojë gëzimin e tyre shton dëshpërimin e tyre kundër drejtësisë së re. Në vend që sot opozita të përshëndeste drejtësinë ata janë më agresivë me drejtësinë dhe më të frikësuar nga vendimet e qeverisë se sa viktimat e drejtësisë. Se disa gjëra janë instiktive sidomos për ata e dinë se çfarë kanë bërë
Detyra më e rëndësishme e Tigrit ka qenë menaxhimi i fondeve të dhuruara për të riparuar dëmet e termetit. Të gjitha që ka vjedhur para këtij momenti, përfshi edhe inceneratorët, kanë qenë thërrime para shumave që vodhi/ën me këtë rast... Çdo gjë kushtoi trefish!!
PërgjigjuBravo Gjergji. Koment i sakte. Kryeministri normal duhet te jape doreheqjen.
PërgjigjuPushteti po tregon kurajè? Nèse kurajua qènka qè tè gjithè ministrat dhe kryebashkiakèt qè pèrfaqèsojnè kètè forcè politike, pèrfundojnè si delinkuentè nèpèr burgje ose marrin rrugèt e botès si lepuj qè po i ndjek gjahtari, atèherè nuk èshtè koha tè flitet pèr kurajè por pèr falimentim total. Kurajè, do tè ishte nèse DORÈHIQESH. Kjo èshtè e vetmja gjè qè i ka mbetur kètij kryeministri dèshtak. Degjenerimi total i kèsaj qeverie, mèshirohet edhe tek "gazetarè tè pavarur" si Ymer Gèllbaza, qè i mèshojnè asaj tezès sè hajdutève, TÈ DHJERÈ POR KURAJOZÈ.!!!
Përgjigju