Ilir Meta dhe Sali Berisha

Mero Baze: Balta e vërtet që duhet të heqim nga portreti i Shqipërisë

5 Nëntor 2022, 20:32| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 20:35

  • Share

Beteja e Edi Ramës për tu mbushur mendjen kundërshtarëve “të mos flasin keq për Shqipërinë” është një betejë e humbur. Dhe në fakt nuk ka shumë kuptim në një vend si Shqipëria, ku lufta për pushtet ka njohur dhe episode shumë më të rënda se sa thjesht bashkimi me racizmin ndaj shqiptarëve.

Është një betejë që nuk ja vlen as ta nisësh, pasi duket sikur përdor patriotizmin si një mënyrë për të shmangur goditjen nga kundërshtarët. Por në këtë zhvillim ka diçka më të rëndësishme se sa qëndrimi i Ilir Metës në emër të opozitës. Është përfaqësimi i opozitës nga Ilir Meta, për shkak të ”non grata”-s së Sali Berishës.

Mendoni një moment që Berisha tani të ishte ende “njeri i lirë” sic është akoma Ilir Meta. Të mos ishte “non grata” në SHBA familjarisht si hajdut dhe po ashtu “non grata” në Britani të Madhe si politikan i korruptuar me lidhje me grupe kriminale që i përdor për pushtet.

I intervistuari i parë i shtypit britanik për këtë histori do të ishte Sali Berisha. Nuk them se nuk mund të paguaj ndonjë faqe të sponsorizuar nga ato me 6 mij ndjekës që i hap vet , por po flas për shtypin serioz britanik. Dhe kur të dëgjonte Sali Berishën Edi Rama, deklaratat e Ilir Metës do ti dukeshin si të ishte anëtar kryesie i PS.

Ky në fakt është i vetmi lajm serioz në baltën që hidhet mbi shqiptarët dhe në përpjekjen e shqiptarëve për të mos u bërë pis si komb. Një prej politikanëve më zullumqarë të këtij vendi këto 30 vitet e fundit konsiderohet i vdekur për Perëndimin. Është i paintervistueshëm, i pacitueshëm, i papërfillur dhe mbi të gjitha i padëshiruar për ta.

Në vend të tij flet Ilir Meta, aq sa mund të flas ai si Sali Berisha, kur nuk rrëshqet nga binarët.  Ndaj nuk ja vlen debati për këtë çështje. Mos prisni që Ilir Meta të kursejë Shqipërinë, nëse është i bindur se dëmton sadopak Edi Ramën. Do të ishte naivitet.

Por shikoni se si perëndimi, është ën hall për të gjetur një zë nga opozita në Shqipëri dhe përfundon tek Ilir Meta. Ky është vërtet problemi që kemi, kjo është realisht balta jonë që nuk po ja heqim dot vetes. Pa baltën e racizmit dhe ksenofobisë e ka provuar çdo vend i vogël dhe i varfër si ne. Por baltën reale të vendit që mban peng opozitën e kemi detyrë ta heqim ne. Në radhë të parë populli opozitar por dhe gjithë shoqëria. 

Shikoni si kuis Sali Berisha i lidhur me zinxhir brenda oborrit të SHQUP, pa e përfillur askush ta kuptoni se kush është balta e vërtet që duhet ti heqim Shqipërisë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 05/11/2022 23:04

    Cfar balte mo? Ketyre duhet me ju shkerdhy robt.

    Përgjigju
  • Aldi: 05/11/2022 22:27

    Nuk kemi problem balte por bajgash...te dy keto vemjet Meta dhe Berisha dhe bashke me ta edhe ate kryebajgen e qeverise Rama.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 21:39

    Merooo,nuk jane baltë,jo kurrë baltë,por jashtëqitje të neveritshme të mbarë kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Balta: 05/11/2022 21:12

    Balten shqiperise ja hjek populli duke mos i votuar keta dy kriminela e hajduta,dhe drejtësia duke iu kofiskua gjithe pasurine e duke i dergua pas hekurave,fatkeqësishume e madhe per ata,pjese e vogël njerëzish qe u shkojne mbrapa,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?