Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot në detyrë si roje i Berishës në seli, dhe gazetarit të Syrit të familjes Berisha.
Dialogu zhvillohet rreth shqetësimit që kanë gazetarët e familjes Berisha në televizionin që financohet nga djali i Sali Berishës, nëse do të jetë Argita Berisha pasardhëse e babait apo jo.
Dhe për këtë, vëllai i Argitës, pyet Flamurin se mos i ka thënë babai ndonjë gjë që nuk ja ka thënë atij.
Pyetjet janë aq të hollësishme dhe qëndrimi i Flamurit është aq “parimor”, sa nuk lejon sa të jetë Berisha kryetar, të diskutojë për këtë temë, qoftë dhe për vajzën e tij si pasardhëse, ama e thotë se ja ka kërkuar Argitës të angazhohet me kohë të plotë. Pra të dalë njëherë të bëjë nxemje, se nuk i dihet.
D.m.th shqetësimi i familjes Berisha është se si ta bëjnë interesante kalimin e pronësisë së partisë së tyre nga babai tek e bija, me ndihmën e televizionit që drejton i biri.
Nga ana tjetër, makthi i demokratëve në opozitë është si ta tejkalojnë disfatën që u vjen për shkak se Sali Berisha nuk ikën dhe ka marrë peng gjithë opozitën.
Çfarë nuk po bëjnë ta neutralizojnë peng marrjen nga Berisha. Shpikin bashkim në diversitet, bashkim në neutralitet, bashkim në barrikada, bashkim tek Rrugica, bashkim në bazë, bashkim në ide, bashkim në Kuvend, bashkim në grup etj, dhe nga ana tjetër ndahen në grupe për t’u ribashkuar.
Ca janë dakord çfarë thotë BE dhe SHBA-ja, ca janë dakord çfarë thotë zonja Kalaja, ca janë dakord që të bashkohen kundër SPAK, ca janë dakord të ndahen mos t’i numërojë SPAK, e kështu me radhë. E gjitha bëhet ë me shpresë që njerëzit të mësohen që nuk është vetëm Berisha e ardhmja.
Tani krahasojini pak këto dy lloj shqetësimesh. Nga një anë familja Berisha që përpiqet të krijojë një telenovelë duke ju lutur Argitës të bëhet udhëheqëse pasardhëse që “non grata” t’i ngelet kësaj partie dhe nja 30 vjet të tjera pas vdekjes së Berishës, dhe nga ana tjetër, këta opozitarët që bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek debati për trashëgimtaren, dhe duan të zbukurojnë dasmën me lule artificiale, duke u sjellur sikur nuk e shikojnë çfarë po ndodh.
Pra familja po i përgjërohet Argitës të marrë stafetën, kurse këta të tjerët luten fshehtas t’u vdesë Berisha të shpëtojnë prej tij. Pak a shumë bashkim në perversitet!/Tema