Ish kryeministri, Sali Berisha

Mero Baze: Berisha po përgatit alibinë e bojkotit në zgjedhjet e 14 Majit

19 Janar 2023, 19:12| Përditesimi: 19 Janar 2023, 19:13

  • Share

Edi Rama është nën akuzë nga të dy palët brenda opozitës si fajtorë që Gjykata e Tiranës nuk e ndan historinë e vulës së PD, nëse i takon Berishës apo Bashës.

Berisha akuzon Ramën s epo mban peng vulën që të shkatërroj opozitën, dhe paralajmëron se nuk do të hyj më në zgjedhje me sigël tjetër siç bëri vjet më 6 Mars. Pra po përgatit opinionin publik përse do bojkotoj zgjedhjet e 14 Majit. Dhe kjo bën sens si alibi. Duke qenë se e ka të humbur thellë betejën më 14 Maj, një bojkot e shpëton atë nga gjyqi i publikut dhe ka shans ta zgjas agoninë e PD dhe dy vjet të tjera deri në zgjedhjet e vitit 2025, duke u sjell rrugëve si “i fort” që nuk i japin vulën.

Alibej e akuzon se në bashkëpunim me Berishën ai po mban peng PD zyrtare pasi Rama ka interes që në opozitë të ketë përballë Berishën e izoluar dhe të pashpresë. Dhe kjo bën sens . Që Rama ka nevojë të ketë përballë dikë si Berisha, është normale edhe pse nuk është e ndershme.

Deri më sot Gjykata e Tiranës është shprehur vetëm një herë për vulën dhe atë ja ka dhënë Berishës. Kjo i jep më shumë besueshmëri qëndrimeve të Alibejt dhe më pak besueshmëri alibive të Berishës për bojkotin e zgjedhjeve të 14 Majit, por që të dy janë duke thënë një gënjeshtër. 

E vërteta është se Edi Rama nuk ka ndikim mbi gjyqtarët që merren me vulën e PD, as me atë që ja dha Berishës, as me ata që hezitojnë t'ia japin Bashës. Por në këtë rast ai është një alibi e mirë për të dy palët që të justifikojnë dështimin e opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Dhe përderisa palët në opozitë kanë nevojë për alibi për humbje dhe jo për arsye për fitore, Edi Rama është i gatshëm të jetë në dispozicion të tyre si alibi.

Por nëse duan ta mundin Edi Ramën ose së paku të bëjnë një betejë serioze kundër tij e kanë vet në dorë. Sali Berisha mund të tërhiqet nga drejtimi i PD ashtu siç u tërhoq Lulzim Basha dhe palët mund të bashkojnë kandidatët në një listë. Kështu humbet dhe rëndësia e vulës dhe skenari i Berishës për të bojkotuar përsëri zgjedhjet për hallin e tij. 

Derisa ky konflikt nisi si një betejë mes Berishës dhe Bashës, për shkak të Berishës, tani e vetmja pjesë e konfliktit është Berisha. I vetmi pengmarrës i demokratëve në këtë histori është Sali Berisha, i cili është arsyeja edhe i përçarjes edhe i vulës, edhe i humbjes dhe i shkatërrimit të opozitës.

 Largimi i tij dhe bashkimi i demokratëve në një listë e zhbën gjithë këtë rrezik.. Madje e zhvlerëson dhe "pengmarrësin” Edi Rama që po i mban peng në gjykatë.

Por e gjithë ajo që ndodh tregon se Berisha do të bojkotoj 14 Majin, dhe të përgatis një klimë trairazh për të mbajtur gjallë mbështetësit e vet deri më 2025. Dhe për këtë i duhet doemos Edi Rama si pengmbajtës i vulës, ashtu siç i duhet Alibej Edi Rama si pengmbajtës i Berishës. 

Nga qetësia me të cilën i pret akuzat Edi Rama, duket i kënaqur nga detyra që i kanë caktuar edhe pse nuk është punë e tij. Kur kundërshtari do prej teje vetëm një alibi pse po të lë të qeverisesh rehat, nuk ke pse mos t'ia japësh.   

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pori: 19/01/2023 19:20

    Namin ka per tbo berisha

    Përgjigju
  • Soni: 19/01/2023 19:18

    Iu sduhet te dilni me askund o non grada

    Përgjigju
  • Igli: 19/01/2023 19:17

    O non grada shko fli gjume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?