Skandali i mbetjeve toksike është zbardhur së paku se të kujt janë. Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet e para për ngarkesat e dy anijeve që janë bllokuar nga Tajlanda dhe ka konstatuar se janë mbetje të shitura nga kompania “Kurum” si oksid hekuri për një kompani të lincesuar për eksport të mbetjeve.
Nuk e përjashtojmë mundësinë, se si shitësi, ashtu dhe blerësi, ta dinin se çfarë ishin realisht mbetjet, por së paku në letra kemi një shitje të deklaruar si mbetje oksidi, ndërkohë që janë pluhura furnaltash me përzierje kompenentësh të rrezikshëm, të prodhuara nga veprimtaria e “Kurum”.
Pasi Ministria e Mjedisit e evidentoi këtë fakt, Kurum” nxitoi ta përgënjeshtrojë duke luajtur me fjalët dhe duke deklaruar se ata nuk kanë eksportuar mbetje. Në fakt i kishin shitur me një deklaratë të rremë për përmbajtjen një eksportuesi.
Dje tek rrugica poshtë penxheres së Berishës, takimi i mbasdites u hap me një monitor të madh, në të cilin u shpalos deklarata e “Kurum”-it dhe një fjalim i gjatë i Berishës që akuzonte Dumanin pse nuk hetonte skandalin, duke u bazuar tek deklarata e “Kurum”-it.
Vet “Kurum”-i nuk ka guxuar dot kaq shumë sa Berisha. Ata bënë një deklaratë në fillim, por pastaj kur Prokuroria mori deklaratat zyrtare të atyre që ua ka shitur mallin, heshtën dhe po shikojnë hallin e tyre si të shpëtojnë nga kjo histori. I vetmi avokat i pamposhtur i tyre mbetet Berisha, i cili e ka filluar procesin gjyqësor majë penxheres.
Tani që një biznesmen i madh, të ketë respekt për një ish- kryeministër që e ka bërë milioner me një firmë, siç është formalisht rasti i Berishës me “Kurum”-in me katër hidrocentralet, ka kuptim. Në fund të fundit është mirënjohje për një rast që nuk i vjen më në jetë.
Por që një kryeministër të ketë kaq shumë respekt, për një biznesmen të cilit i ka bërë nderin e jetës, është pak e dyshimtë. Madje të kujdeset për të dhe 11 vite pasi ja ka bërë atë nder se mos i ndodhë gjë.
Kjo tregon se më shumë nder, ka shanse t’i ketë bërë “Kurum”-i Berishës, se sa ky I fundit “Kurum”-it. Kështu shpjegohet pse Berisha të jetë më i zjarrtë se vet “Kurumi” në këtë mbrojtjen që po i bën në këtë rast.
Problemi është se me zellin dhe makthin e tij për “Kurum”-in nuk e ndihmon dot as “Kurum”-in, as hetimin, e as veten nëse ka ndonjë hall me “Kurum”- in.
Ky është një rast që tani e ka në dorë drejtësia. “Kurum”-i mund të jetë një nga fajtorët, por ka dhe plot hallka të qeverisë që janë përgjegjëse. Të gjitha do të hetohen.
Por deri tani i vetmi që po bën si i shkalluar nga trutë pse po preket “Kurum”-i është vetëm Berisha. Pronari formal i “Kurum”-it duket shumë më i qetë.
Plehrat kërkojnë të vijnë në pushtet nga plehrat,Shpifjet,Marrzit..duke mohuar 101 krimet e bëra në 34 vite. Fatkeqsia qëndron më shumë tek ata që e shofin nga posht-lartë në katin e 8 duke sokëllitur si Kafsha e egër pylli. -Është personazhi veçant në botë që në 7 muaj del në ballkon duke marr nëpër gojë tër botën demokratike si ARIXHOFKAT E GABIT(i martë të keqen e ayre)të cilat punojnë me ndershmëri. Fatkeqsia është e GJKKO që e lë në arrest shtëtëpie Sb & dhëndrrin Malltezi me 30 pasuri korruptive me firmën e vjerrit KM fatkeqi Kombëtare.
PërgjigjuDuke perdorur fjalet e Krishtit,perse tregon qimen tek tjetri,kur ke traun qe te ka zene syte?!Z.Baze pse humb kohen me Berishen e Kurumin, kur eshte drejtesia qe po merret me t'a?! Perse nuk merresh me ligjin qe ka propozuar qeveria per lejimin e importimit te pleherave?!
Përgjigju