Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po ndeshet me një luftë të ftohtë nga strukturat e qeverisë greke, për të mos lejuar mbajtjen e një takimi të tij në Athinë, në kuadrin e një fushate për takime me diasporën, llogaritur më 12 maj.
Gazeta “Kathimerini”, një nga gazetat më serioze të Greqisë, e afërt me qeverinë e Micotaqis, bën të qartë se qeveria greke i ka kërkuar Edi Ramës anulimin e takimit më 12 maj, dhe shtyrjen për një kohë tjetër. Është e qartë që në mes është kriza e shkaktuar nga arrestimi i Fredi Belerit, dhe akoma më shumë fushata elektorale në Greqi e cila më 12 maj është në mesin e saj.
Për të bllokuar takimin janë angazhuar nivele zyrtare të shtetit grek, duke bërë presion mbi këdo që ofron një sallë për takimin. Ndërsa ishte mbyllur që takimi të bëhej në një sallë të mbyllur në një lagje të Athinës, dy ditë më parë pronari nuk u përgjigj më në telefon dhe të nesërmen u tha të flisnin me qeverinë, se kishte urdhër nga lart.
E njëjta përgjigje u dha në mënyrë informale nga minibashkia e Athinës ku ishte salla e më pas Bashkia Qendrore e Athinës.
Të gjithë bëjnë me gisht nga lart, por Ministria e Jashtme greke bën kujdes të thotë se nuk është e përfshirë në bllokimin e lejeve për sallën, por këshillon në mënyrë diplomatike që takimi të shtyhet.
Mundësia që përpjekja për të bërë takimin, të bëhet më e rëndësishme se takimi, është e hapur.
Shtypi më serioz grek e deri tek portale anonime kanë filluar ta kenë temë debati pamundësinë e mbajtjes së takimit, ndërsa ende nuk është gjetur një sallë tjetër që të jetë e sigurt. Dhe asgjë nuk mund të jetë e sigurt deri më 12 maj, pasi pronari i sallës mund të zhduket përsëri.
Në këto kushte mos komunikimi zyrtar, por vetëm me biseda informale, Edi Rama ka dy mundësi: Ose të vazhdojë të kërkoj mbajtjen e takimit si një e drejtë minimale në një vend evropian, dhe pastaj të bëjë problem bllokimin e këtij takimi nga qeveria, ose ta mbajë atë në një shesh të hapur të Athinës, duke rritur natyrisht ndjeshëm tensionin dhe rrezikun për sigurinë dhe duke e bërë qesharake gjithë standardin e një vendi evropian për tubimin e lirë të qytetarëve.
Nga ana tjetër, në raport me Greqinë, Shqipëria ka dëshmuar një tolerancë maksimale për takime të udhëheqësve grekë në Shqipëri, edhe kur kanë ndërhyrë në fushata elektorale në Shqipëri. Gjatë fushatës së fundit, tre kryebashkiakë të Greqisë erdhën për mitingje në Himarë, ndërsa kryeministri Micotaqis një vit e gjysmë më parë, shkoi në Himarë, Finiq dhe Dropull. Ai nuk u shoqërua vetëm në Himarë nga Edi Rama, për shkak se refuzoi të takohej me Jorgo Goron, duke e konsideruar person “non grata”, por qeveria shqiptare e siguroi vizitën e tij me gjithë standardin e sigurisë për një kryeministër.
Ndërkohë në Finiq dhe Dropull, kryeministri shqiptar ishte bashkë me të në takime.
Nuk është e nevojshme që kjo të përsëritet në Greqi, pasi Rama nuk po shkon për fushatë elektorale, por për takime rutinë me diasporën, dhe ndoshta nuk do ishte marrë vesh fare që do shkonte sikur administrata e qeverisë greke të mos ngrinte këtë alarm dhe dhjetëra teori konspiracioni.
Sido që të shkojë kjo situatë, pra çfarëdo skenari të zbatohet, ose tërheqja e Edi Ramës më 12 maj, ose një miting në një shesh të Athinës, është e qartë që deri më 12 maj, ka boll kohë që të konsumohen të gjitha temat rreth këtij debati dhe të bëhet më shumë politikë në fushatë elektorale me temën e Shqipërisë, se sa mund të bëhej me një takim një orësh më 12 maj.
Dhe këtu nuk dihet kush po i bën dëm apo nder njëri- tjetrit, Rama, Micotaqis-it, apo Micotaqisi, Ramës./ Tema
Mero liliputi nuk ben paralele ndermjet vizites se Mico_Taqos qe shpik minoritete, dhe krieministrit qe harron popullsin shqiptare, qofte kjo arvanitase, camo-iperotase apo shqiptaro-thrakase(Qyteza). Mero liliputi dhe krieministri jone flasin per minoritare helenaq dhe emigrant. Ajo qe i ngazellon me teper eshte qe emigrantet te pershtaten sa me thelle me atdheun e dyte, qe do te thote se, shkombetarizimi i popullsise shqiptare te emigruar pas viteve 90, i bene KRENAR.
PërgjigjuGreqia si Serbia ,bija shoviniste antishqiptare pjellë nga Rusia ortodokse,duke u tallur me Kanceleritë Evropiane..! Shqiptarët duhet të kthehen në Atdhe sa më shpejt, s'kanë pse jetojnë në Elladhe" si skllevër pa të drejta elementare demokratike
Përgjigju