Sali Berisha

Mero Baze: Çfarë e ka “egërsuar” Sali Berishën?

12 Korrik 2022, 19:28| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 19:31

  • Share

Ka të paktën tre përbetime agresive të Sali Berishës prej protestës së 7 Korrikut që në një shoqëri normale do ngjallnin debat.  E para është që kryeministrin e vendit e “shpall” armik dhe premton se do ta trajtoj si armik. D.m.th., ose do ta vras, ose do ta përmbys me dhunë. E dyta është përbetimi që nuk do kërkoj kurrë ndihmën e SHBA dhe mburrjen që ka paditur Sekretarin Blinken edhe pse nuk ka ende as përgjigje postare nëse ka shkuar letra e padisë në gjykatë. 

E treta ka të bëj me mos-njohjen e zgjedhjeve që do të humbas, duke deklaruar se nuk do ti njoh kurrë zgjedhjet e humbura, duke i nënkuptuara të vjedhura. 
Të tri deklaratat, në fakt janë shumë të rënda për një shoqëri normale dhe kudo do të ngjallnin debat. Por ato jo vetëm që nuk ngjallin debat, por përkundrazi po shoqërohen nga një heshtje injoruese edhe nga vet aktorët që duhet tu përgjigjeshin. 

Arsyeja është se ato nuk janë betime, por alibi. Të tre deklaratat, janë thjeshtë një alibi i Sali Berishës për të ardhmen e tij. 

Ajo e para e konsiderimit të Edi Ramës si armik është thjeshtë një mënyrë për të zbutur fyerjen që i ka bërë kryeministri duke e injoruar si “person a non grata” me të cilin nuk dëshiron të komunikoj. Duke e injoruar dhe duke mos i kthyer përgjigje për shkak të damkës zyrtare që ka në kurriz dhe fytyrë familjarisht, si hajdut dhe minues i demokracisë, ai në fakt e ka zhvlerësuar protagonizmin e tij si lider i diskutueshëm opozite. Përpjekja e Berishës për ta shpallur “armik” është një mënyrë për të justifikuar injorimin që atij po i bëhet nga kryeministri duke mos i kthyer përgjigje për asgjë.  

E njëjta gjë ndodh dhe me deklaratën e tij të rënd, që nuk do ti kërkoj ndihmë SHBA . SHBA është aleati kryesor startegjik i kombit shqiptar dhe Sali Berisha me këtë deklaratë bëhet udhëheqësi i parë zyrtar i një formacioni politik që deklaron armiqësinë me SHBA në plan institucional. Në çdo rrethanë tjetër do të ishte një gjë e rënd, që duhet të debatohej publikisht. 

Vet SHBA që shqetësohet dhe për detajet më të imta të antiamerikanizmit në Shqipëri e ka injoruar përbetimin e Sali Berishës, pasi po ashtu është një alibi për të justifikuar izolimin e SHBA. E ka bërë dhe më parë atë. Të gjithë i mbajmë mend deklarata e tij se nuk do shkoj në SHBA pa i kërkuar falje Blinkeni, (Se si do shkoj një “a non grata” në SHBA, një zot e di) apo nuk e takon ambasadoren Yuri Kim po nuk u distancua nga Rama. A thua se ajo po u lutet për takim. Në këtë kuptim dhe deklarata e tij se nuk i kërkon ndihmë SHBA është vazhdim i këtyre deklaratave, pasi e di që të vetmen ndihmë që SHBA ka për Shqipërinë, është futja e tij në listën e zezë familjarisht si të korruptuar dhe minues të demokracisë. 

Përbetimi i tij i tretë ai i mos njohjes së zgjedhjeve duke i cilësuar të lira vetëm zgjedhjet që fiton ai, është alibia e humbjes pas një viti. Muajt shkojnë shpejt dhe do të vijnë zgjedhjet e Sali Berisha do ti humbas ato. E dimë që nuk do ti njohë, e dimë që do ti shpall të vjedhura, e dimë që dhe nuk do të ik. Thjesht po merr masa një vit para si të justifikoj humbjen që vjen nga fakti se PD nuk i duhet për të fituar, por për tu mbrojtur. 

Deklaratat e tij të egra që do kishin shqetësuar çdo shoqëri normale, po injorohen thjesht se ai po përsërit veten për herë të tretë në këto tredhjet vjet me të njëjtin stil.  
Herën e parë e përdori pushtetin për të sunduar vet si diktator, derisa e përmbysën duke djegur Shqipërinë, herën e dytë e përdori pushtetin për të bërë milionerë djalin vajzën dhe gruan, herën e tretë sipas rregullit i bie ta ketë për të pasuruar mbesat dhe stërmbesat, duke siguruar të mos i preken ato që ka vjedhur deri më sot. Për nuk do tia dal dot. Ndaj po ulëret nga frika, e cila sa vjen i shtohet, vetëm se nuk po i përgjigjet njeri. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 12/07/2022 23:32

    Deklaratat e Sales jane per idjotet qe i shkojne pas. Ai vete e di se nuk i fiton zgjedhjet dhe pregatit idjotet qe nuk i njoh. Ai e di qe Amerika nuk i njeh dhe idjoteve ju thote se nuk dua ndihme. Saliu e di qe nuk fiton me gjyq ndaj Amerikes por idjoteve ju thote e kam cuar ne gjyq. Thjesht ushqim per idjotet qe shpresojne tek Saliu.

    Përgjigju
    • Indiferenti: 15/07/2022 10:06

      Saliu eshte nje plehre, nje kerme qe ndot ambjentin tone. I vetmi qelbesire qe shkaterroi kete popull

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?