Gazment Bardhi poshtë ballkonit të Berishës

Mero Baze: Çfarë e ka zhgënjyer Gazment Bardhin në Uashington?

5 Shkurt, 22:27| Përditesimi: 5 Shkurt, 22:32

  • Share

Gazment Bardhi ka ardhur i zhgënjyer nga SHBA. Kjo është e qartë. Fillimisht mendova se e ka pasur zhgënjimin nga Fatmir Mediu, i cili mund t'i ketë premtuar takime të rëndësishme, por përfundoi në hollin e hotelit duke ndjekur ceremoninë në TV. Por kjo nuk është ndonjë humbje e madhe, se dhe ashtu “Mëngjesi i Lutjeve” nuk ka më rëndësinë e dikurshme për Uashingtonin. Është pothuajse ngjarje boshe. U duhet vetëm tipave si Mediu të dalin në foto.

Kështu që nuk ka arsye të jetë i zhgënjyer nga një gjë që nuk ka ndonjë rëndësi.

Edhe nga fotografitë me kongresmenët nuk ka pse zhgënjehet se ata atë punë kanë. Nëse dikush u kërkon të dali në foto me ta, ata dalin, por zakonisht përtojnë të pyesin kush je dhe nga vjen, po nuk ua the vetë.

Nga i vetmi takim që ai mund të priste ndonjë mesazh ka qenë ai i Eskobarit me gjithë delegacionin shqiptar, por me që ishte takim kolektiv, ai nuk dha ndonjë mesazh special, përveç faktit që duhet mbështetur drejtësia e re dhe duhen forcuar raportet mes SHBA e Shqipërisë.

Kështu që përpjekja për të sjellë ndonjë mesazh nga SHBA, nuk ka shumë kuptim, se SHBA i jep mesazhet me Ambasadën e saj në Tiranë. Ajo nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Sali Berishës dhe kujtdo tjetër të shpallur “non grata” dhe nuk mendon se e ardhmja e politikës shqiptare qëndron tek “Rrugica e Salës”.

Kështu që Flamuri nuk e kishte keq që thoshte se po presim Gazment Bardhin të vijë nga SHBA, që të bashkohemi. Përveç dozave të ironies, kishte një të vërtetë, pasi pas kthimit nga SHBA, ose do dilte me shpatë kundër Berishës për të treguar se është bërë aleat me SHBA, ose do shkonte tek “Rrugica e Salës”.

Ai zgjodhi këtë të dytën. Dhe kjo jo se SHBA i dha ndonjë udhëzim, por nga fakti që SHBA e injoroi dhe nuk i tha as shko, as mos shko tek rrugica. Pra ai kuptoi që për SHBA nuk ekzistonte. Dhe në këtë rast të paktën të ekzistojë për Berishën. 

Dhe ndryshimi ishte i madh. Ndërsa në Uashington nuk e përfilli njeri, tek “Rrugica e Salës” të 40 burrat e gratë që rrijnë aty, bërtisnin “Gazi, Gazi”. Kjo nuk është pak. Të paktën ka një vend ku ndjehet udhëheqës. Se siç pat thënë dhe Haxhi Qamili, “Sa të kem Ndroqin e Shijakun, s’kam çe du talianin e austriakun”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • RËXHËP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/02/2024 13:37

    O Mero Baze vetëm një gjë mos haro dikur dhe ti ke qen ushtari i kriminelit hajdut Sali bajgës. Pra me dinjitet ty stë takon ta shash Sali Bajgën. Me nderime e me respekt Rëxhëp Kasap Bule Leka [ kepi ] që jam një burri rall se kam 3 fakultete të mbaruara në Gjermani e flas 8 gjuh të huaja. Falemnderit.

    Përgjigju
  • odiooo: 06/02/2024 08:45

    edhe Kavajen o Mero, mos harro...gazi prej Kavaje ene Haxhi Qomili me Kavajen...

    Përgjigju
  • Yuri KIM: 05/02/2024 23:00

    Mero, pertej shakave te tua t kripura, duhet ta marresh seriozisht situaten, se ka t beje edhe me ty. Pas nje akti gjysmak te Bashes sic ishte perjashtimi i Berishes nga Grupi Parlamentar, loja vazhdoi zvarre derisa nje nga nje deputetet e Bashes kaluan Te berisha. Ne nje moment t volitshem, Basha i percolli Berishes edhe Gaz Bardhin , per ti dhene kontrast ngjyrash situates sikur Basha nuk ka cfar ben se Berisha ka pjesen me te madhe te grupit parlamentar. Mos harro se nderkombetaret nuk ja falin Bashes veprimin gjysmak kunder Berishes. U tentua te promovohet Argita,por nuk po funksionon. Keshtu qe u dergua Gaz Bardhi ne USA qe te faktorizohet ai, por ketu ke te drejte qe ndodhi ashtu si thua ti, e injoruan. e injoruan sepse nderkombetaret e kane kuptuar lojen e piste Berisha-Basha-Gaz Bardhi per te mbajtur sa me gjate mundesisht me oksigjen Berishen. Edhe Rama me sa po mundet,po e ndihmon lojen ne kete pisllek. Nuk ka ndonje cudi pse te gjithe mdihmojne njeri-tjetrin, te gjithe jane pasaardhes te komunizmit dhe mafia e kuqe e ka kollaj t'i bashkerendoje fijet mes ketyre, sepse jane fije qe nuk jane nderprere ndonjehere. Keshtu qe mos e merr me shume shaka Mero, se papritur e pa kujtuar mund t jesh objekt i goditjes, sic e kane patur zanat paraardhesit e ketyre, e jo goditje dosido por me eliminim.

    Përgjigju
    • Bond: 06/02/2024 13:52

      Ke shume te drejte dhe analize e sakte.... 3 B te jane bashke....Breke..Bole..Bythe...

    • Besi: 06/02/2024 08:36

      Gazmend Bardhi eshte i detyruar te ndjek keshillen e Escobar dhe ky eshte shansi qe i ka ofruar vete Berisha sepse Pd e Nokut dhe Nallbanit dje u diskretitua ne grup vullnetar aksionistesh per pastrimin e oborrit pertej retorikes po kjo situate ku ka perfunduar Noku me Nallbanin dhe kete katunarin e Kukesit Dogjanin eshte per te qeshur. Bardhi eshte tragetatori i kursit 360 grade dhe ky eshte vullneti edhe i doktorit per ti nxjerr te 3 nga skena

    • Balo Bënça: 06/02/2024 07:14

      Basha,butaku bëri veprimin më të drejtë e të ndershëm në PD! Nuk e përçau PD,dhe nuk e injoroi Saliun. Po të mblidhte kryesinë me objektiv përjashtimin e Sali Berishës do t'a përçante atë. Po t'a përjashtonte Saliun me vendim të partisë të tij do t'a kishte groposur përfundimisht. Prandaj vendosi t'a përjashtojë me vendim të tij,jo sipas statutit duke mbajtur gjithë zjarrin në kurriz të tij. Pastaj PD e përçau histeriku nga Viçidoli.... Nuk jam pro Bashës ,mendoj se edhe rruga e tij në politikë mbaroi bashkë me Berishën,por këtë veprim që bëri me drejtimin e amerikanëve duhet t'ja njohim. Tani vazhdon komedia me budallenj e histerikë derisa të vdesë Sali haleja. Sa i zgjuar u tregua Ramiz Alia që nuk i la Saliut drejtimin e PS!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?