Historia e “demokrates së orëve të fundit” që u jep zemër opozitarëve të Berishës të qëllojnë mbi zyrtarët e shtetit ka marrë përmasa tragjiokomike. Disa ditë më parë kjo zyrtare deklaroi se nëse demokratët do të vepronin si ai qytetari që qëlloi mbi zyrtarin e IKMT situata do të ishte ndryshe.
Ana komike e problemit është se në vitin 2013 2014, kjo zonja ka qenë socialiste, kurse viktima, që sot është inspektor në IKMT, ka qenë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në Berat.
Në vitin 2022, kjo socialiste pasi kaloi, “hu më hu” siç thotë populli, ka ngecur tek Berisha, ndërsa ky demokrati i vjetër ka mbetur inspektor i IKMT dhe tani është nën kërcënimin të vritet nga parti e Berishës.
Polica e ka thirrur sot këtë zyrtare të jap shpjegime dhe duket se ajo po përpiqet ti zbut deklaratën duke e shpjeguar si metaforë shprehjen e saj, ndërsa demokrati i plagosur, është ende në gjendje të rënd.
E gjithë kjo ngjarje tregon realisht se çfarë përfaqëson sot Sali Berisha dhe pse ka mbledhur gjithë llumin e Shqipërisë pas vetes, për të poshtëruar demokratët shqiptarë.
Ekipi më i afërt i Sali Berishës janë sot një grumbull sharlatanësh, mitomanësh, dhe në shumicë të dukshme të çmendur ose histerikë si kjo zonja, të cilët janë aty jo se janë demokratë apo opozitarë të vjetër, por se janë të gatshëm të mos kenë turp për të qenë me Sali Berishën. Në grumbullin e tij rreth “Foltores” ai ka thirrur skalione të tilla pikërisht për të poshtëruar dhe nënshtruar demokratët, për tu treguar atyre që ai nuk ka nevojë për rregulla loje apo njerëz që ndjekin karrierë në PD, por për njerëz që janë gati të vdesin për të.
Po të kishte rregulla karriere në PD, ai inspektori i plagosur i IKMT, që është demokrat i vjetër, mund të ishte sot në vend të kësaj histerikes që bën thirrje për vrasje. Në fakt ai është në gjendje të rënd në spital, kur se zonja në fjalë, përdridhet para policëve për ti shpëtuar ndjekjes penale.
Kjo flet shumë se kush është rrethi i njerëzve që mbështesin Sali Berishën dhe akoma më shumë tregon se pse ka mbetur rrugëve fati i çdo demokrati shqiptar, të cilët tani në shumicë janë më të rrezikuar nga Sali Berisha se sa nga mosha apo ndonjë sëmundje. Rasti në fjalë tregon se cilën PD po vret Sali Berisha, dhe për kë po bën thirrje të qëllohet me armë.
Po vret PDne e 90es te cilen e krijoi sigurimi i shtetit dhe shoku Ramiz. Nuk e vrau dot me pare. Me mire vone se kurre.
PërgjigjuAta qe e quajne veten demokrate qe jane apo nuk jane anetarete PD, jane militante te Sali Berishes dhe te askujt tjeter. Emri i tyre me i denje do te ishte "demokratikas, apo me mire debatikas berishistë". Emri demokrat nuk eshte atribut vetem i atij qe e quan veten te tille, por eshte çdo qytetar, qe rrok dhe zbaton principet baze te Demokracise, pavaresisht kush qeveris. Demokratet e vertet jane ata qe bejne diferencen nga ata qe vendosin se kush duhet te hipe e kush duhet zbrse nga pushteti, sepse ata jane qytetare qe nuk shiten e blihen, qe nuk bejne kompromise te ndyra, qe nuk keqperdoren nga "dhelprat' e politikes, qe aty ku punojne, nuk vjedhin shtetin dhe nuk shperdorojne paren publike, qe nuk cenojne pronen e tjetrit dhe në fund, me e rendesishme, qe kane qene dhe mbeten patriote pa interes, qe dmth nuk bejne pjese në ata qe i takojne shprehjes se: "nationalism, is last cover of scoundrel"-"nacionalismi eshte streha e fundit e maskarenjve". E pra te kundertit e ketyre jane demokratet, ata prej verteti, kudo ne Shqiperi pa dallim race, feje dhe ideje.