Gazmend Bardhi është një profil I lart politik në opozitë. Mund të ishte dhe më I lart, nëse do të ishte I qartë në ambicien e tij për të qenë drejtues I një fraksioni opozitar. Por ai zgjodhi të ishte numri 2 tek Basha, por një zë më I fort dhe më radikal se Basha kundër Berishës. E gjitha kjo derisa Basha u tërhoq për ti hapur rrugën dhe tërheqjes së Berishës. Por me sa duket periudha midis tërheqjes së Bashës dhe rikthimit të tij ka qenë periudhë reflektimi dhe për Bardhin. Dhe duket qartë se ai ka hyrë në një lloj marrëveshje me Berishën qysh para zgjedhjeve të 14 Majit, proces të cilin ai e paralizoi tërësisht duke mos lejuar PD të kandidonte, dhe duke i hapur rrugë vetëm kandidatëve të Berishës. Ata pak kandidatë që Alibej kandidoi dhunshëm, ai I masakroi duke I lënë pa financa pa mbështetje strukturash dhe duke I etiketuar në publik si përçarës të opozitës, ndërkohë që financoi me lekët e PD Foltoren e Berishës.
Pas zgjedhjeve kjo u bë dhe më e qartë. Gazmend Bardhi ka zgjedhur të negociojë fatin e tij të ardhshëm me Berishën, pasi rikthimi I Bashës me sa duket I nuk I lë hapësirë për të qenë më një aspirant për lider në PD. Deri këtu gjithçka është në rregull. Është në rregull që ai të shkoj dhe tek Berisha dhe të bëj Pazar me të për çfarë mund. Ajo që nuk kuptoj unë janë deputetët që e ndjekin pas Gazmend Bardhin. Një deputetë I opozitës, në këtë gjendje që është opozita, është I lirë të shkoj dhe me Berishën dhe me Bashën dhe të rrij I pavarur. Por është komplet alogjik që një turmë deputetësh të shkojnë pas një sekseri. Se tani Gazmend Bardhi është thjesht sekser, që negocion fatin e tij tek Berisha duke I treguar një turmë deputetësh pas tij.
Po ata çfarë duan pas Gazit? Nëse duan të shkojnë tek Berisha ata shkojnë personalisht tek Berisha, shkojnë regjistrojnë emrin dhe kaq. Nëse duan të rinë tek Basha po ashtu. Po të shkojnë me ndërmjetës tek Berisha është qesharake, dhe I bën ata njerëzit më banal të politikës shqiptare, të cilët mirë që nuk kuptojnë se çfarë po ndodh rreth tyre, por nuk kuptojnë as se çfarë po ndodh me ta, dhe si po keqpërdorën.
Liria e tyre për të zgjedhur Bashën, Berishën apo të qëndruarit të pavarur, nuk ka pas negociohet nga Gazmend Bardhi. Atij u dihen si numra ti tregoj Berishës se vjen me “pajë me vete” por ata nuk kanë pse zbukurojnë sepeten e pajës së Gazmend Bardhit, pasi formalisht janë akoma deputetë të zgjedhur nga populli dhe jo deputetë të përzgjedhur nga Bardhi. Gazmend Bardhi nuk po sillet si mbështetës I Bashës apo Berishës, por thjeshtë po merr nga Basha e po shet nga Berisha, për llogari të tij. Dhe mirë bën, derisa gjen këta budallenjtë që rijnë në resht si rosakë pas tij. Se deputetë që janë servilë liderësh kemi parë dhe dëgjuar, por deputetë që janë servilë sekserësh është tepër.
Berisha dhe berishisnet dine vetem te enden rrugeve dhe te terhiqen zvarre mbas cdo vemje si Meta dhe Bardhi nuk ju ka ngelur me as nder as bes dhe as respekt!
PërgjigjuMe sekser,pa sekser ,,,,,nahija "opozitare" nuk I shpeton dot historise se rekordeve te saj kusaro-kriminale dhe antishqiptare te pas-nentedhjetes. Fatkeqesisht Shqiperia jone eshte pa Te Djathte politike dhe patriotike.
Përgjigju