Opinion

Mero Baze: Dilemat e PD për 'bashkëpunimin me bandat'

4 Maj 2021, 19:20| Përditesimi: 4 Maj 2021, 19:24

  • Share

Grida Duma mund të na shpëtoj nga historia e “bandave” në zgjedhje. Në shumicën e rasteve “bandat” e zgjedhjeve janë diçka për të cilat flasin të gjithë por nuk I “njeh” askush. Tani kemi një njeri që i ka takuar. Dhe jo një, po tre prej tyre, në një qytet si Kavaja.

Mund ta përfytoni Grida Dumen duke takuar bandën e parë. Ata I prezantohen, kjo ua njeh statusin e bandës dhe pastaj kalojnë tek oferta. Kjo u lë takim të dytë për kthim përgjigje pasi të flas me Bashën.

Pastaj vjen banda e dytë. Kjo I takon përsëri, e qart që po takon një bandë, dhe njësoj u lë takim të dytë, pas bisedës me Lulin.

Pastaj ka ardhur banda e tretë dhe skena është përsëritur.

Nuk njoh ndonjë depuetet , politikan apo kryetar partie në Shqipëri, që të ketë kontakt kaq të rastësishëm me bandat, sikundër ka pasur fatin të ketë Grida. Kanë plot prej tyre takime me njerëz problematik, por jo rastësisht. I njohin, u kanë nevojën, ose kanë detyrime dhe takohen.

Kurse kështë si e tregon Grida, e gjitha ngjan si një “on-night stand” në një klub të harruar larg, ku të ndodh të takosh dikë dhe do ta harrosh aty ku e takove.

Kjo që i paska ndodhur Gridës është e rrallë, që tre banda të një qyteti, të trea I kanë bërë ofertë për bashkëpunim dhe ajo ka pasur dielmat e saj, të cilat ja ka hequr për fat Lulzim Basha.

Ko do të thotë se Grida ka pasur dilemat e saj, dhe nuk ka qenë e vendosur nëse nuk duhet bashkëpunuar me ta. Ose akoma më keq, ka menduar se dhe nëse ajo është kundër, ndoshta I duheshin Lulit.

Nga ana tjetër kjo tregon se “bandat” paskan qenë të lira, nuk kanë qenë të pronotuara  sidomos nga pushteti dhe kanë përfunduar duke bërë oferta si dyqan celularësh me ofertë për Gridën.

Akoma më qesharake është, kur pasi thua gjithë këtë gjë të tmerrshme, pasi të krijon idenë se je takuar qosheve të errëta me banda që të bëjnë oferta, pasi ke pasur plot dilema, cila nga tre bandat ishte më e mira, dhe me kë ja vlente të bashkëpunoje, quan fat që Lulzim Basha nuk ka pranuar ofertën e bandave përmes sekseres së tyre.

Tani e kemi së paku një krim zgjedhor. Grida Duma duhet të thirret  të dëshmoj kontaktin me bandat, emrat e tyre, vendin e takimit, dhe Lulzim Basha të konfirmoj bisedën me të. Kjo do na e bënte dhe më të qartë panoramën e këtyre bandave të mbetura pa punë, që kanë trokitur në derën e Gridës.

Nga ana tjetër vet Lulzim Basha sot foli për banditë që kanë fituar në parlament. Përmendi Saimir Hasallën, deputeti tashmë socialist I Peqinit.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, Saimir Hasalla ka qenë kryetar I Bashkisë së Peqinit nga PDIU, pra nga komuniteti çam në periudhën 2015 2019.

Më 2019 si mbështetës I PD, dhe I Lulzim Bashës ai ka marrë pjesë rregullisht në bulevardd në protestat e molotovëve të Lulzim Bashës, është përlotur me të, ka kënduar Himnin,  dhe ka bërë betejë që Shqipëria të mos bëjë zgjedhje lokale duke djegur mandatin e tij. Ai vet e ka pasur mandatin e sigurt në Peqin, por mori mendt e Lulzim Bashës dhe doli me molotov në rrugë

Në atë kohë nuk quhej bandit, por “demokratë që këpuste zinxhirët” e rregjimit.

Pasi e pa që Luzlim Basha e la rrugëve , në vitin 2021, komuniteti çam që ai përfaqëson, bëri aleancë me Edi Ramën. Tani ky Saimiri, quhet bandit, edhe pse vazhdon të përfaqësoj të njëjtin komunitet të popullsisë çame në Peqin  dhe Elbasan.

Nga ana tjetër Lulzim Basha dhe PD janë egzaltuar sa shumë vota ka marrë në Durrës një vajzë 22 vjeçare e quajtur Andia Ulliri. Ja ka kaluar në vota edhe Edi Palokës, që ka gjithë jetën që gdhihet e erret me banditë. Arsyeja është se vajza është mbesë e të ndjerit Abaz Ulliri nga Nikla, një zonë nën kontrollin e bandave.

Askush nuk I ka thënë nga kundërshtarët poltikë, Andias, që është bandite, por me kriterin e Lulzim Bashës ajo duhet të ishte tani kryekriminele.

E gjitha kjo minimumi na tregon dilemat e mëdha që ka Grida dhe Lulzim Basha për “bandat” dhe “banditët”. Kur janë me ta, nuk janë bandit por janë demokratë të fort, kur vrasin për ta, siç vranë në Elbasan, nuk quhen banditë por atenatorë të lirisë, kur I ofrojnë Gridës bashkëpunim skutave, I ndezin fantazinë dhe I duhet të këshillohet me psikologun Basha për ti sprapsur.

Por kur humbasin si më 25 prill, si më 2019, si më 2017, si më 2016, si më 2015, si më 2013, fajin e kanë bandat. Ato banda që deri më tani kemi vetëm një dëshmi për dikë që i ka takuar dhe I kanë bërë ofert. Quhet Grida Duma. Le ta fillojmë betejën nga kjo dëshmi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?