Fredi Beleri dhe Sali Berisha

Mero Baze: Duajeni Shqipërinë, si Berisha, Greqinë

11 Maj, 20:20| Përditesimi: 11 Maj, 20:22

  • Share

Ndërsa Mehmet Shehu po udhëtonte për në OKB në Nju Jork, gjatë viteve të para pas vendosjes së komunizmit, diaspora jonë në SHBA, kryesisht antikomuniste, vendosi të bëjë një protestë para OKB, për të protestuar ndaj burgosjeve politike në Shqipëri dhe vendosjen e regjimit stalinist.

Ishin marrë të gjithë masat që protesta të ishte e fortë.

Në të njëjtën kohë ata mësuan se disa shoqata greke që pretendonin “Vorio Epirin”, po me qendër në Nju Jork, do protestonin para OKB, po ndaj Mehmet Shehut, për të drejtat e “Vorio Epirit”.

Siç e përshkruajnë kronikat e kohës, shqiptarët lanë mitingun e tyre dhe shkuan u rrahën me protestuesit vorio-epiriotë. Nuk është ndonjë heroizëm i madh, por është një ngjarje tipike ballkanike.

Dhe në fakt të dy palët ishin patriotë të vendit të tyre, si grekët, dhe shqiptarët, pasi luftonin për idealet e tyre. Diaspora greke për bashkëkombasit e vet, diaspora shqiptare për viktimat e veta. 

Kurse nesër në Athinë, një palë janë nacionalistë grek, që mund të protestojnë për Belerin, kurse nacionalistët shqiptarë të Berishës do të protestojnë krah tyre kundër kryeministrit të Shqipërisë.

Këta në Shqipëri quhen sorvanistë. 

***

Sali Berisha ka njoftuar se do të organizojë antimiting në Athinë nesër me rastin e vizitës së Edi Ramës. Arsyeja përse po organizon antimiting, është se Edi Rama po shkon në Athinë pa ftuar.

Në fakt, vet Edi Rama dhe kryeministri Micotaqis e kanë theksuar që kjo është vizite private dhe nuk është i ftuar. Nuk di pse për këtë mërzitet më shumë Berisha dhe Meta në Tiranë, se sa vet Micotaqis në Athinë.

Është po ashtu shumë interesante të dihet se ku do të mbahet antimitingu, a kanë marrë leje për sallën, a kanë vuajtur kaq shume sa vuajti Rama etj. 

Është rasti i parë që për një takim me emigrantë në Athinë mërzitet më shumë Berisha dhe Meta në Tiranë, të cilët mbahen dhe si sovranistë, se sa vet grekët, të cilët në fund të fundit e kanë problem elektoral dhe kanë të drejtë dhe të ankohen.

Të dy këta udhëheqës brenda Shqipërisë po na bëjnë thirrje t’i vëmë “kufirin tek dera” Perëndimit dhe të mos i lëmë të bëjnë çfarë të duan në vendin tonë, ndërsa tani janë futur në garë t’i qajnë hallin një vendi perëndimor pse po u shkon për vizite private kryeministri i Shqipërisë.  

Kjo është e rrallë për dikë që kërkon të jetë dhe sovranist, dhe antiperëndimor, dhe të bëjë betejë në anën e Greqisë, më shumë se vet Greqia. 

E thënë më qartë, shqiptarët duhet të mësojnë nga Berisha se si duhet një vend. Në rastin konkret është mirë të thuhet “Duajeni Shqipërinë, si Berisha, Greqinë”./Tema

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/05/2024 07:49

    Sali Bajga komonist , kriminel, hajdut njeri i pēshtir spiun i sërbit deri sa të ket frym ky qen i zgjebosur do luftoi kundër Shqipris. E të gjith ata që e ndjekin për një sufllaqe jan jashqitja e kombit. Posht qeni bastard Salmuti sëbashku me yilir qelbësirën flliqsir.

    Përgjigju
  • endri: 11/05/2024 21:10

    Me sakte eshte DUAJE SHQIPERINE SI BERISHA & META GREQINE....

    Përgjigju
  • Dardan: 11/05/2024 21:01

    Duaje Shqiperine, si Sali Berisha Serbine!

    Përgjigju
    • Engjellushe: 12/05/2024 08:22

      Berisha meta beleri armiqte e atdheut tone te dashurShqiperi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?