Mero Baze: Dy betejat e  fituara të opozitës, që shkojnë dëm

27 Qershor, 20:27| Përditesimi: 27 Qershor, 20:31

  • Share

Pas vitit 2021 opozita ka fituar vetëm dy beteja. E para mund të quhet betejë e fituar Komisioni hetimor për inceneratorët, I cili shërbeu si një shkundje e fort për qeverinë dhe më pas drejtësinë në lidhje me hetimet për atë skandal. E dyta është kjo beteja e vogël në dukje, por e rëndësishme, për taksën e profesioneve të lira. 

Në betejën e parë, në Komisionin Hetimor Jorida Tabaku ishte nën presionin e gurpit të Berishës, I cili më shumë donte të sabotonte komisionin, se sa të merrte pikë deputetja që në atë kohë drejtonte Komisionin si pjese e PD së Lulzim Bashës. Dhe u bë aq e shëmtuar ajo lufta kundër saj, sa pjesa e Berishës  nuk firmosi as raportin përfundimtar të Komisionit. Mos të them pastaj akuzat nën zë .

Në fakt Komisioni filloi tatëpjetën e personazheve të inceneratorëve. Disa muaj pas tij dha dorëheqjen zëvendëskryeministri I cili më pas kaloi nën hetim dhe u shpërbë gjithë piramida e kompanive guaskë dhe njerëzve të përfshirë në atë histori.

Shumë nga këto portalet që shesin e blejnë informacione nga personazhet e inceneratorëve kundër njëri tjetrit, e kanë sulmuar Tabakun atëherë sikur të ishte në krye të inceneratorëve.

Edhe beteja e sotme pati protagoniste po Jorida Tabakun nga një pozicion i ndryshëm poltik i dy viteve më parë. Ajo I doli zot publikisht kontestimit të ligjit për profesionet e lira dhe sot u arrit në një vendim, që në fakt është I drejt sa i përket propocionalitetit  para ligjit fiskal të gjithë bizneseve të vegjël.

I solla të dy rastet për të kuptuar se opozita që i prish punë qeverisë në të vërtet është opozita institucionale, ajo që përballet me problemin aty ku duhet përballur dhe jo opozita e rrugës, që ka axhenda personale, që vero si grup mercenar me pagesë, dhe për shkak të tyre banalizon gjithë aksionin opozitar.

Grupi I gatshëm që paradite është para bashkisë e mbasdite poshtë penxheres, jo vetëm që e ka bërë qesharak opozitën, por ka humbur sensin e të bërit opozitë, pasi çdo ditë dëshmon pafuqinë e vet dhe largon qytetarët nga opozita. 

Ndërsa me këto dy aksione, opozita jo vetëm që kë vënë në pozitë të vështire qeverinë, por ka fituar simpatinë e shtresës gri të qytetarëve, të cilët lidhen me politikën për interesa konkrete dhe jo për hallet e familjes së Sali Berishës, që nuk numërojnë dot metrat katrorë që kanë vjedhur tek Klubi “Partizani”.

Kjo është e mira e këtij tipi opozite. E keqja pastaj është kur kjo opozitë bashkohet me opozitën e Berishës dhe e humbet komplet kuptimin.

Është pak a shumë si ato kazanet e plehrave në Tiranë, ku të thonë “këtu hidh qelqin”, “këtu letrat”, “këtu plehrat” dhe pasi ti e ke bërë këtë, vjen makina e plehrave i merr të gjitha dhe i bashkon të në një kazan./Tema

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?