Sali Berisha

Mero Baze: Dy standartet e berishëve për drejtësinë amerikane dhe shtypin amerikan

9 Shkurt 2023, 19:59| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 20:01

  • Share

Historia e fishekëve kinezë të ripaketuar nga Delijorgji dhe Shkëlzen Berisha për kontraktorët amerikanë, u bë një hsiotri e madhe në SHBA si histori korrupsioni.  Historia kishte dy anë të errëta.  Për SHBA anë e errët ishte vetëm se po blinte fishekë kinezë ndërkohë që Kina ishte nën sanksione nga SHBA për të mos blerë mallra kineze me lekët e buxhetit amerikan. Pra po blinte mall të “armikut” në një vend mik, për shkak të korrupsionit. Për drejtësinë shqiptare kjo nuk ishte aq problem, por ishte problem fakti që fishekët i shiteshin amerikanëve jo direkt nga shteti shqiptar, por përmes një kompanie seksere që u ngrit qëllimisht në Qipro, me një çmim tetë herë më të madh.

Pra  fishekët që ushtria shqiptare i ka në inventar me gjysmë cent, nuk ju shitën direkt kontraktorit amerikan, por sekserët shqiptar krijuan një kompani anonime në Qipro, të cilës ja shisnin fishekët me letra dhe ajo ua jepte amerikanëve me 4 cent. Pra ata tetëfishuan çmimin e shtetit shqiptar si sekserë duke pasur në tavolinë Shkëlzen Berishën. Siç e thotë dhe në intervistën e sotme për Raport Tv nënpresidenti i kompanisë amerikane që kishte fituar kontratën David Packouz, në takimin ku u vendosën pazaret merrte pjesë dhe Shkëlzen Berisha djali i ish kryeministrit. 

Drejtësia amerikane filloi menjëherë hetimet për pjesën e saj, pse kontrkatorët amerikan po blenin fishekë kinezë dhe çuan në burg dy biznesmenë. Gazeta New York Times botoi një shkrim me 11 autorë, ku shpjeguan në detaje korrupsionin që prekte palën amerikane dhe nxorën emrin e djalit të Sali Berishës si sekser në këtë histori. Në Shqipëri nuk ndodhi asgjë. Kjo çështje, e cila nuk ka të bëj me tragjedinë e Gërdecit, pasi është histori paralele, nuk u hetua kurrë, madje nuk u nis as ndonjë hetim serioz për të. Fakti që dhe tek histoiri e Gërdecit edhe tek kjo janë përsëri Delijorgji Shkëlzeni, Rrahmani etj, ka të bëj me faktin, se ata kontrollonin gjithçka që kishte lidhje me shtetin. Gazeta New York Times u quajt nga Berisha “letër higjienike”. 

Tani që në SHBA ka një skandal për një ish zyrtar të FBI i cili ka krijuar konflikt interesi me disa udhëtime në Shqipëri,  situata është ndryshe. Në SHBA ka nisur hetim ndaj McGonigal, por ndryshe nga koha e Berishës edhe në  Shqipëri ka nisur hetim. I vetmi ndryshim i Berishës është që tani New York Times nuk e quan letër higjienike, por e citon. Por djalin e tij nuk ja dorëzoi kurrë drejtësisë që të bënte siç bën amerikanët me të vetët. 
Rasti i dytë është ai i revistës Mother Jones, e cila publikoi e para një investigim të hollësishëm mbi paqartësitë e pagesës për një lobisti amerikan Nick Muzin, në emër të PD me pare që vinin nga Rusia. 
Në SHBA nisi hetimi dhe lobisti përfundoi në burg. Në Shqipëri përpjekja për hetim i quajt gjueti shtrigash dhe çështja u mbyll. Revista Mother Jones u quajt fletushkë e Sorosit, dhe një media antishqiptare. Madje u akuzua se McGonigal, mori pare nga qeveria shqiptare dhe pagoi revistën amerikane të njolloste PD. 

Për ironi të fatit sot kjo revistë boton një raport të hollësishëm mbi aferën e McGonigal dhe mediat e Berishës e citojnë si revistë prestigjioze me famë botërore.  Ashtu është në fakt. Është gjë e mirë që kanë hequr dorë nga akuzat se është fletushkë e Sorosit. Është po ashtu gjë e mirë që kanë heq dorë nga akuzat se ajo u pagua nga McGonigal për të akuzuar PD. Por për të respektuar deri në fund duhet të pranojnë dhe të hetohen për çfarë  shkruan New York Times dhe Mother Jones për ata. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?