Opinion

Mero Baze: E vetmja fabul që e ringre PD është ajo që lidhet me Sali Berishën

3 Gusht 2021, 20:58
  • Share

Ka një arsye të fortë që i gjithë presioni që Berisha të mos jetë deputet i PD në parlament bie mbi Lulzim Bashën. Arsyeja është rezultati elektoral i Berishës më 25 Prill. Ndryshe nga sa ai pretendon se është lideri më popullor i PD, ai nuk u votua nga demokratët. Nëse ai nuk do të ishte në zonën e sigurt, ai nuk do të ishte deputet. Shumë emra të rinj kanë marrë më shumë vota se ai në PD . Pra ai e ka mandatin nga Lulzim Basha, pasi e vendosi në zonë të sigurtë.

Ai votim ishte në një farë mënyre një testim për figurën e tij brenda PD. Ndryshe nga sa mendonim të gjithë që ai do të linte në hije Lulzim Bashën, ai në fakt nuk la dot në hije as Ori Nebiajn.

Për këtë arsye, sjellja e tij si lider i supervotuar dhe si një deputet që e meriton mandatin është tërësisht false dhe e bazuar mbi gënjeshtra.

Nëse ai do të ishte një politikan normal, pas 25 Prillit duhet të kishte dhënë dorëheqje jo pse ka turpëruar PD dhe historinë e saj si një njeri i damkosur nga SHBA, por duhet të kishte ikur si një lider i pavotuar. Gramoz Ruçi tha dorëheqje nga deputet, vetëm pse nuk arriti objektivin politik të partisë të tij për 10 deputetë në Fier, edhe pse vetë e mori mandatin me vota popullore.

Ky e ka marrë mandatin thjeshtë se është në zonë të sigurtë.

Nëse sot bën sondazh brenda Partisë Demokratike, ai e humbet sondazhin nëse duhet të qëndroje apo të largohet.

Ai është aty thjeshtë prej Lulzim Bashës, prej komplekseve të tij ndaj njeriut që i dhuroi karrigen e partisë dhe pushtetit prej 16 vitesh. Si i tillë, mund të rrijë, por jo duke u hequr si lider popullor dhe i votuar. Çdo kryetar tjetër partie në PD, sot do ta kishte flakur nga grupi dhe do ta kthente largimin e tij në një motiv të madh për ringritjen e PD.

Dhe në fakt PD, prej sot e tutje nuk ka ndonjë fabul të re që e ringre në këmbë përveç Sali Berishës, ashtu sikundër nuk ka ndonjë histori që e varros përveç Sali Berishës.

Përfytyroni një kryetar PD sot, që t’u thotë demokratëve se nëse mbajmë qëndrim ndaj Berishës ne fitojmë besimin e Perëndimit dhe Edi Rama është i vdekur. Përfytyroni sa energji dhe shpresë mobilizon, përballë këtij dëshpërimi që i ka kapur të gjithë në hamendjet e tyre “a të bëhemi si Hamasi”, apo të presim të vdesi. Luli është me këtë versionin e dytë, ndaj do ta vdesë PD bashkë me të.

Komento

Komente

  • MJAFT ME!: 04/08/2021 17:51

    ju lutemi shume MOS NA I SHFAQNI ME KETO MASKARENJ E NDYRESIRA TE QELBURA neper ekrane e lajme e portale. Ju lutemi shume! I kemi boll hallet e kapitalizmit e zjarret e Covidrat e lloj, lloj tmerresh perdite, nuk bajme me e nuk mundemi me edhe te durojme edhe keto hijena gjakpirese e vemje te ndyra. MJAFT ME!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?