Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Opinion

Mero Baze: Edi Rama e meriton urrejtjen e Vjosa Osmanit 

27 Shtator 2022, 19:24| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 19:35

  • Share

Ajo që e ka përjetuar më keq fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë në sallën e OKB, nuk ishte Serbia, por Vjosa Osmani. E ka përjetuar personalisht, si një urrejtëse e Edi Ramës dhe Shqipërisë, e ka përjetuar si një e ftuar e papërfillur e Asamblesë dhe mbi të gjitha si një fjalim që ajo nuk di as ta lexoj dhe jo më ta shkruaj.  
Duket qartë se Ajo nuk e duron dot Shqipërinë as kur e mbron Kosovën. Dhe për të justifikuar sikletin e saj në sallë, kur vendin e saj e mbronte Kryeministri i Shqipërisë, ndërsa ajo i kërkonte foto Presidentit të SHBA me Dua Lipën, shpërtheu tek Zëri i Amerikës, duke akuzuar Edi Ramën se “po ja shpëton fytyrën Serbisë”.


Fjalimi i Edi Ramës në OKB, në fakt ishte një taks e rënd për kryeministrin e Shqipërisë, i cili në një farë mënyre po i bënte gjyqin drejtësisë ndërkombëtare dhe politikës perëndimore për qëndrimin ndaj një procesi gjyqësor ndërkombëtar bazuar në një raport të gënjeshtërt. I përforcuar me oratorinë e Edi Ramës, fjalimi thyente standardet etike të një kryeministri të një vendi të vogël si Shqipëria në raport me perëndimin. 
Por kjo ishte një taks të cilën e mori përsipër kryeministri i Shqipërisë, për një çështje që ai e gjykon si të drejt për ta mbrojtur. 
Shpërthimi i Vjosa Osmanit kundër tij, është i justifikueshëm. Duhet të hyni nën lëkurën e saj dhe ta justifikoni atë që ka bërë. Përfytyroni presidenten e një vendi të vogël si Kosova, që ftohet në Asamblenë e OKB, dhe aty fjalimi më popullor për vendin e saj mbahet nga kryeministri i Shqipërisë.

Ajo nuk ka lirinë as ta duartrokas, dhe as të ndjehet e gëzuar në atë sallë, ku mbrohet vendi i saj. Përfytyroni frustrimin e një femre si ajo, që edhe një herë që ka pas shansin të vihej në qendër të vëmendjes, jo për shkak të kaçurrelave, por për shkak të vendit të saj, ajo ishte e egërsuar me atë që mbronte vendin e saj. Është si një torturë e dyfishte, kur atdheun tënd e mbron ai që ti urren. E vetmja terapi në këto raste është të urresh dyfish atë që të mbron atdheun dhe ta akuzosh si armik. 
Dhe në të vërtet armiku më i madh i saj në atë sall ka qenë vërtet Edi Rama. Ai e bëri të paqenë praninë e saj në OKB lidhur me Kosovën. Ai e bëri të ndjehet keq, që Shqipëria që ajo urren po mbronte Kosovën. Dhe mbi të gjitha e bëri këtë për të mbrojtur armiqtë e saj politikë, për të cilat ajo ndjehet mirë që janë në burg. Më keq se kaq Vjosa Osmanit nuk i ka bërë kurrë askush. As Serbia që bën sikur e ka armike.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TA RRAS Lala: 13/10/2022 12:56

    O Arbëror o QENI analfabet o idjot që sdi Shqip mëso Shqip o QENI Arbëror që ja mer Edi Ramës hajdarin në goj o wc Arbëror.

    Përgjigju
  • Lazy: 28/09/2022 22:20

    Edi Rama s'eshte Shqiperia o Mero copa e fshatarit. Mallkimi me i madh i Shqiperise paska qene ajo fshataresia socialiste qe sot perfaqson eliten intelektuale te vendit.

    Përgjigju
  • Mira: 28/09/2022 00:55

    Shume e coroditur Vjollca Osmani ,diku ka gelltitur nje luge supe te prishur dhe vjell ku te mund . Niveli i ulet i intelektit dhe zilia e ben te neveritshme...

    Përgjigju
  • Jimmy: 27/09/2022 21:07

    Po ca presidente leshi eshte ajo!un habitem kush e zgjodhi ate lope mocali!!ku mer vesh ajo nga politika. ????

    Përgjigju
    • Lala: 28/09/2022 00:11

      Prap ti pllantazhi.qeka prap shkie edvini QE kerkoi para gjith botes lirimin e drejtuesve te uck te Denuar me akuza fallco?!o kok qep apo e mbron SE ka vjedhje hashimi me te tjer.spo mbron hashimi o pyk.po mbron uck QE ti hiqet njolla e trafikit te organeve.po to aq ke aq di aq thu.ose kshu te kan kurdisur anej nga e di vet ti.rroga e Mir apo hajt disi disi?

    • Arbërori: 27/09/2022 22:58

      O Jimmy shqipfolës je mësuar me kriminelët si Edvin shkjau shqipfolës që flet me letrat e Vucicit o kok lope!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?