Kur Taulant Balla u tha zyrtarëve të lart të policisë në takimin e tyre të parë me të, se kërkon të luftojë çdo grup kriminal që ka “imunitet” politikë natyrisht zyrtarët kryesorë të policisë së shtetit e kanë marrë jo dhe aq seriozisht. Është një fjali që e kanë thënë shumë ministra më parë. Dhe nuk është çudi që për ta vënë në provë, ata i kanë ofruar në rastin e parë, një gjellë që është e nxehtë për pushtetin aktual.
Policia e Shtetit dhe organet ligj zbatuese kanë ndërmarr sot një nga operacionet më të rëndësishme në historinë e këtyre tredhjet vjetëve përsa i takon distancës së politikës dhe pushtetit nga krimi. Për herë të parë në një listë arrestimesh përfshihet një ish Prokuror rrethi, një ish Drejtor i Forcave speciale të policisë dhe të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal.
Ajo që një javë më parë quhej sfida reale e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla, dhe që është goditja e grupimeve kriminale me influencë politike, sot është një bilanc suksesi.
Pothuajse të gjithë të arrestuarit përfshi zyrtarin e lart të policisë, janë konsideruar si të afërt me pushtetin e socialistëve.
Ky operacion mund të ketë një efekt afatgjatë në rritjen e vetëbesimit të policisë dhe në bilancin e ekipit të ri të Ministrisë së Brendshme.
Kalimi i këtij testi, dhe përfundimi me sukses i operacionit është tani një kambanë alarmi për të gjithë ata zyrtarë të lart policie, që kanë menduar se mund ta shtyjnë lidhjet e tyre me krimin dhe politikën si “lojë luftash”.
Por duhet të jetë një alarm dhe për opozitën dhe pozicionimin e saj qesharak ndaj këtij operacioni. E vetmja gjë që thonë është se të arrestuarit kanë lidhje të forta politike me Partinë Socialiste dhe fillojnë e riprodhojnë akuzat e tyre .
Por në vend që të pranojnë se shteti po lëviz, dhe të falënderojnë Policinë e Shtetit që po goditen edhe njerëz të lidhur me pushtetin, sillen sikur këta arrestimet i ka bërë një forcë ndërkombëtare që ka zbritur në mëngjes në Tiranë dhe qeveria nuk di gjë.
Arrestimet i ka bërë kjo qeveri, edhe pse shumë prej të arrestuarve janë të afërt me pushtetin e saj. Dhe kjo është një kambanë alarmi dhe për të gjithë ata grupe kriminale, dhe të “fortë” të Berishës që sillen lart e poshtë nëpër Shqipëri si shtet paralel dhe që Berisha nëse i preket qoftë dhe një prej tyre hidhet përpjetë.
Ndaj nga sot e tutje të gjithë duhet të kuptojnë beteja e vetme që ka mbetur të bëhet në këtë vend, nuk është më beteja elektorale. Ato duken si beteja të fiksuara derisa opozitën ta mbaj peng në gërmadha Sali Berisha.
E vetmja beteje që Shqipëria ka përballë është beteja ndaj lidhjeve të krimit me politikën. Dhe sot është një ditë që duhet ta kenë frikë të gjithë ata që merren me politikë që janë zyrtarë shteti, apo që janë zyrtar të lart ligj zbatues, përfshi dhe këta që janë në krye të Policisë së Shtetit. Bëni kujdes! Nuk është më si më parë, edhe pse duket sikur janë të njëjtët.
po ja fut shokeve i gjati, po ka sjelle ne durres dhe spiunin pirro
PërgjigjuI ka bèrè shteti? Po Ymer, shteti i ka bèrè, ai francez ama. Ky yni, èshtè nè pranga sot,,prokurorèt dhe drejtorèt e policisè tè arrestuar,,ata janè shteti shqiptar. "Kontributi" i vetèm i atyre qè kryen arrestimet, ishte vetèm se nuk e dekonspiruan aksionin nè momentin e fundit, siç ndodh gjithmonè me bashibozukèt shqiptarè. Ta shohèsh kètè aksion, si diçka qè ka lidhje me Taulant Ballèn, do tè thotè tè mos kesh asnjè lidhje me realitetin fare.
PërgjigjuFaleminderit per marrezine ne te shkruar. Sidomos kur shprehesh qe "arrestimet i ka bere kjo qeveri"!!! Tashme i vjeter ne profesion ju duhet te kishit mesuar qe arrestimet kryhen sipas nje procesi ku perfshihen organie kompetente si gjykata, prokuroria, dhe policia gjyqesore. Normalisht, ne baze te nje vendimi gjykate, ku me pas prokurori urdheron policine gjyqesore (qe e njohim edhe si polico e shtetit) te kryeje arrestin. Ose ne rast te se quajtures flagrance, ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi, ku policia gjyqesore arreston autorin e dyshuar dhe me pas prokurori kerkon te vleftesohet ligjshmeria nga gjykata. Te shkruash ne 2023 qe ne Shqiperi Qeveria arreston, do te thote qe jemi para nje shkelje e rende e lirive dhe te drejtave te njeriut ose nje lajthitje. Pra kjo e fundit ka gjase ne kete rast.
Përgjigju