Sali Berisha

Mero Baze: ‘Fisheku’ i fundit i Berishës para SPAK

11 Shtator, 20:11| Përditesimi: 11 Shtator, 20:14

  • Share

Ndërkohë që po hynte në zyrat e SPAK për t'iu komunikuar akuza se ishte marrë i pandehur për korrupsion, pasi i dorëzuan një dosje me 500 faqe ku provohet favorizimi i vajzës së tij për të përfituar nga pushteti i babait kryeministër në procesin e privatizimit të paligjshëm të ish- Klubit “Partizani”, Sali Berisha bëri kujdes të deklaronte qartë se do ishte kandidati për kryeministër i PD.

Ndërsa u ngjit me mundim në derën e makinës të përshëndeste militantët e paktë të rrugicës që e kishin shoqëruar deri aty, si ata talebanët kur shoqërojnë me ulërima duke çjerrë faqet, makinën me arkivolin e ndonjë lideri të tyre, ai nuk bëri deklarata as për përmbajtje të dosjes, as për marrjen si i pandehur, por gjeti kohë të zbulonte se ishte kandidat për kryeministër.

Që ditën e parë që ka nisur procesi i ndëshkimit ndaj tij në 9 shtator 2021, kur u përjashtua nga Grupi parlamentar i PD, pas shpalljes “non grata” nga SHBA, Berisha vendosi të rimarrë dhe formalisht PD për ta përdorur atë si mburojë politike.

Në një betejë të pamëshirshme për demokratët, ai përdori gënjeshtra, skenarë konspirativë, pakica të frustruara të së djathtës, njerëz me devijime mendore, hunjtë dhe varetë, dhe miliona euro të vjedhura nga koha e pushtetit, për t’u rikthyer pas tri vitesh në krye të PD.

Ai bëri pazare financiare e politike, shantazhe dhe blerje deputetësh, dhunë fizike dhe premtime politike, vetëm që t'ia arrinte asaj dite.

Dhe kur më në fund e arriti, kur mori vulën dhe logon që shpresonte se do ta mbronte nga SPAK, u mor dhe i pandehur. Beteja e tij trevjeçare për të rrëmbyer PD, i çoi në shtëpi një nuse të vdekur. Nuk i duhet më për asgjë.

Tani fisheku i fundit që i ka mbetur është të vetëshpallet kandidat për kryeministër. Kështu së paku e dëshpëron deri në fund PD, jo vetëm për zgjedhjet, por dhe për të ardhmen afatgjatë të saj.

D.m.th meqë nuk e mbrojti dot e shkuara e PD dhe logua e saj, shpreson ta mbrojë shpresa e PD për të ardhmen që të ketë një kryeministër.

Tani u thotë demokratëve luftoni që të më bëni kryeministër nga burgu, ose do rrini gjithë jetën në opozitë.

I vetmi keqkuptim që ka është se pas kësaj dite ai do të jetë ndonjë ditë i lirë. Nuk ka për të qenë më kurrë i lirë. Ky është procesi i parë i tij dhe është si gjyq kafenesh krahasuar me akuzat për vrasje që do t’i vijnë nga proceset e tjera, siç është ai i 21 Janarit. Ai të vetmin privilegj që ka është se derisa të dënohet, do rrijë në penxheren e shtëpisë së tij. Pastaj ç’fat të ketë.

I vetmi fat që nuk do të ketë, është që të jetë kryeministër. Ndaj po nxiton të paktën të shpallet kandidat. Kështu mund të duket njeriu më i rëndësishëm në Reç, por jo në Tiranë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP HAJDAR BULE REXHEP LEKA [ KEPI ]: 12/09/2024 16:20

    Sali Sheqere Bajga e mykur ksaj radhe ska ku shkon vet zoti te 7 penxheret e afron. E nē qeli dhe Iliri do vi e tē dy bashk do bojn partin e burgut e pastaj nga burgu nē delir do shkojn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?