Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki të zhvilluara sot, përsëritën pjesmarrjen e zgjedhjeve të vitit 2019, kur opozita deklaroi bojkotimin e tyre. Ashtu si më 2019, pjesmarrja në zgejdhje mezi kapi shifrën 30 për qind falë Dibrës që pati pjesmarrje më të lartë, ndërsa për qytetin e Durrësit vendosën 24 për qind e zgjedhësve.
Nga disa rezultate të para nga Bashkia e Vorës nëpër qendra votimi, shikohet qartë se brenda opozitës fituesi real nuk është as Berisha dhe as Basha, por opozitari bojkotues.
Berisha dhe Basha të dy së bashku, kanë marrë më pak vota se sa ka marrë PD në ato qendra më 2021 në zgjedhjet parlamentare.
Ky është leksioni i hidhur që votuesi opozitar i jep betejës së Berishës për të shkatërruar opozitën. Shumica refuzon t’i bashkohet linjës së përçarjes dhe shkatërrimit të opozitës. Nuk është se ata janë dakord me Bashën, por shkaktar i kësaj situate mbetet Sali Berisha dhe përgjegjës për të mbetet po ai.
Po e ilustroj këtë me një shembull nga Gërdeci, fshati simbol i qeverisjes Berisha, i cili pasi i vrau për të pasuruar të birin, u bleu dhe votat me lekët e gjakut më 2009. Në atë fshat, Partia Socialiste ka marrë 113 vota Berisha 32 vota dhe kandiati i Bashës pa komisionerë 6 vota. Siç u pa nga zhvillimet dje natën dhe sot, në Vorë, Berisha me një shkelje syri nga PS, u la të ishte i vetëm me komisionerë që numronin votat Bashës, pra u la t’ia vidhte. Por pavarësisht kësaj në atë qendër, të dy së bashku kanë marrë 38 vota në një qendër, nga 113 që ka marrë Partia Socialiste. Kjo tregon qartazi se beteja e Berishës kundër opozitës, ka prodhuar një realitet të ri, një parti të re, që refuzon t’i bashkohet betejës së tij. Dhe kjo është partia e bojkotuesve, e cila ka fituar vendin e parë në zgjedhjet e sotme brenda opozitës.
Në tërësinë e tyre, këto zgjedhje provuan se opozitarët të cilët i besuan bojkotit të 2019, nuk i kanë besuar lojës së re të Berishës, për të provokuar me Ilir Metën zgjedhje të pjesëshme me qëllim që të legalizonte epërsinë e tij. Ata thjesht kanë përsëritur bojkotin e zgjedhjeve në heshtje. Dhe kanë fituar duke mos shkuar në zgjedhje.