Opinion

Mero Baze: Gërdeci vlen si gjyq për lidhjet politike që çuan tek masakra

24 Shtator 2021, 19:38| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 19:40

  • Share

Zhbllokimi I pengesave procedurale për të rihapur gjyqin ndaj Fatmir Mediut, vlen për dy arsye. E para vlen për të forcuar klimën e fundit të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lart që kanë mundur të shpëtojnë nga proceset gjyqësore duke përdorur imunitetin dhe lidhjet politike. Dhe kjo ka shumë rendësi për të rritur besimin tek drejtësia e re.

E dyta që është dhe më e rëndësishme për rastin konkret, vlen për të hetuar dhe gjykuar lidhjet politike të krimit në Gërdec.

Ajo që ndodhi nga pikëpamja kriminale në Gërdec, ku u vranë 26 vet dhe mbi 300 të tjerë u plagosën duke hedhur në erë një fshatë të tërë, është gjykuar deri më sot si ngjarje aksidentale, apo siç e ka thënë Berisha, ‘aksident teknologjik. Kryeministri I asaj kohe I cili ishte familjarisht përgjegjës për krimin, e dha pretencën në publik dhe prokuroria ju bind atij duke mos guxuar të kaloj shiritat që Sali Berisha vendosi në skenën e krimit. Ata gjykuan vetëm administratorët legale të biznesit, të cilët ishin përgjegjës për shpërthimin.

Por historia e Gërdecit nuk vlen si histori aksidenti. Të tilla ka pasur dhe do të ketë në këtë vend dhe gjithë botën.

Historia e Gërdecit vlen si një histori ku pushteti politik tenton të bëj miliona me pasuritë e shtetit, duke përdorur si maskë një kompani biznesi private. Djali I ish-kryeministrit qëndron pas gjithë këtij biznesi. Për këtë ka fakte pafund, të provueshme nga prokuroria në provat q ëka gjetur dhe të mundshme për t’u hetuar nga Gjykata nëse përdoren dhe dëshmi të personave që janë të lirë të flasin për këtë histori.

Fatmir Mediu është ndoshta politikani me më pak faj në këtë histori, pro më shumë se kushdo tjetër përgjegjës, për shkak se ai është personi kyç që mban të bllokuar historinë e hetimit, duke mbrojtur djalin e ish-kryeministrit.

Edhe pse zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes praktikisht ishin në funksion të Shkëlzen Berishës, edhe pse ai ka biseda të qarta komprometuese 30 minuta pas shpërthimit me Delijorgjin dhe gjithë rrethin e njerëzve që merreshin me hetimin, edhe pse ai ka 40 vizita në zyrën e Fatmir Mediut dhe dëshmi nga sekretaret e Ministrit të Drejtësisë për lobimin për kontratën, edhe pse rrethi I ngushte I shokëve të tij përfshi dhe burrin e tezes ishin njerëzit që drejtonin operacionin në terren, ai ka thyer gjithë rekordet e drejtësisë botërore, duke mos u thirrur as për t’u pyetur në këtë histori.

Ai ka deklaruar se nuk ka folur kurrë me Delijorgjin dhe kur kanë dal tabulatet ka heshtur. Ai ka deklaruar se faksi drejtuar atij në një nga zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes është manipulim, por ka heshtur kur prokuroria e ka administruar në dosjen e hetimit Ai ka thënë se shoku I tij I afërt, nuk ka asnjë lidhej me Gërdecin, por ka prova që është përfaqësuesi legal I partnerëve fals amerikan në këtë biznes.

Rihapja e këtij gjyqi në Gjykatën e Lart vlen për të hetuar pikërisht korrupsionin politik të kësaj historie. Gabimet njerëzore dhe dëmi në terren është gjykuar teknikisht. Fatmir Mediu është zyrtari I parë I lart që e çon hetimin tek pista politike e korrupsionit, ku familja Berisha ka vrarë për të vjedhur.

Unë e kam denoncuar publikisht në nëntor të vitit 2007 këtë histori, gjashtë muaj para se të shpërthente, në një intervistë televizive në “TV Alsat”, ku kam theksuar se kryeministri duhet të mbaj përgjegjësi nëse djali I tij që meret me histori fishekësh në Vorë mund të ketë probleme. Pas kësaj ai mblodhi Grupin Parlamentar të PD, dhe ua bëri të qartë se unë isha një armik I madh I demokracisë dhe po shpifja për qeverinë e tij.

Kjo është një provë akoma më e fort politike, që Sali Berisha ishte rojtari I atij biznesi dhe nuk e ndali djalin e tij, edhe pse e paralajmërova publikisht.

Tani kjo çështje duhet të hetohet për të gjetur rrënjët politike të korrupsionit, për të çuar para drejtësisë Shkëlzen Berishën dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kupolës së lart politike të përfshirë në Krime në Shqipëri.

Gjykata amerikane ka hedhur poshtë përpjekjet e Shkëlzen Berishës për t’u konsideruar I pafajshëm në këtë histori, duke kërcënuar me gjyq gazetarët amerikan. Gjykatat shqiptare duhet ti japin atij dhe bashkëpunëtorëve të tij të lart politikë dënimin që meritojnë, në mos për të qetësuar shqiptarët, për të qetësuar shpirtrat e 26 viktimave, të cilëve u shkon përditë serbes buzë varreve në një biznes tjetër të ngritur me gjakun e tyre. Ngjitur me ata. Po ia falim karshillëkun ndaj ne te gjallëve, por te paktën te mos u bej karshillëk te vdekurve se ata janë nëntokë e nuk flasin dot.

Komento

Komente

  • Turi: 25/09/2021 02:34

    Bravo mero si gjithe je brilant...fjale jote te pret si brisk...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?