Presidenti Ilir Meta

Opinion

Mero Baze: Ilir Meta nuk na “turpëron” si President, por si banditi që do të prish zgjedhjet

13 Prill 2021, 20:49| Përditesimi: 13 Prill 2021, 20:54

  • Share

Ka shumë zëra të arsyeshëm që akuzojnë Ilir Metën se po tenton të prish zgjedhjet në Vlorë, duke shkelur statusin juridik të Presidentit dhe duke u përfshirë në fushatë elektorale. Nuk ka njeri dyshim, se çdo president tjetër që mund të kishte bërë 1 /100 e kësaj që po bën Ilir Meta do të ishte vendosur me shpatulla për muri.

Ilir Metën nuk është se po e lejon dikush ta bëj këtë, por ai po bën një krim të përsëritur. Ai e ka shkelur statusin e Presidentit tre vite më parë, qyshkurse filloi të përdor zyrën e presidentit, si seli të partisë së tij, kur nuk dekretonte ministrat që nuk I donte, kur anulonte dekretet e tij për zgjedhje dhe kur futi Shqipërinë në darën e luftës civile, me shpresë se do tia dilte ta rrëzonte pushtetin me Molotov dhe të shpëtonte nga Reforma në Drejtësi.

Pra ai ka bërë gjëra shumë më të rënda se sa marrja pjesë në fushatë elektorale në terren. Ai ka tre vjet që është nq fushatë në zyrë duke përdorur vulën, dekretet, dekoratat, biles dhe shtrembërimin e kushtetutës për qëllime politike.

Por sot Ilir Meta po bën një gjë më të rënd se sa shkelja e statusit të Presidentit. Ilir Meta po tenton të prish zgjedhjet si bandit. Ai është vendosur në Vlorë, jo se ka “tradhëtuar” Luan Rama dhe ai do të shpëtoj LSI. AI është vendosur aty, pasi shpreson të prodhoj incidente dhe të përdor element kriminal në zonën ku kandidon kryeministri, për të justifikuar mos njohjen e zgjedhjeve.

Ky është dhe krimi më I rënd që ai po bën në këtë fushatë elektorale. Ai është I vetmi personazh me pushtet, I cili është angazhuar hapur për prishjen e zgjedhjeve, dhe mburret me këtë.

Njeriu I parë që policia ka kapur në përpjekje për të blerë vota, në këto zgjedhje, është një zyrtar I LSI në Pukë. Me 5 milion 600 mijë lek me vete për 28 emra që kishte në listë, ai u kap duke çuar lekët tek shitësit e votave.

Ky është identeti real I partisë së Ilir Metës. Pas kësaj Ilir Meta u zhvendos në Vlorë, të ngrej stuktura kriminale me qëllim njollosjen e zgjedhjeve, pasi mendon se e ka më lehtë të prodhoj konflikt aty ku kandidon kryeministri.

Pra profili më I rrezikshëm I Ilir Metës nuk është si përdhosës i postit të Presidentit. Kjo është një fatkeqësi e parrezikshme me të cilën u mësuam.

Profili më I rrezikshëm I tij, është përdorja e imunitetit të Presidentit për tu kthyer në kryebanditin e zgjedhjeve më 25 prill. Është fiks identikiti I njeriut që duhet të ndëshkohet më 25 Prill dhe më pas, si prishës I zgjedhjeve. Dhe ka për tu përballur me këtë akuzë jo vetëm nga shqiptarët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?