Ilir Meta dhe inceneratori i Tiranës

Mero Baze: Inceneratori i protestave

6 Shtator 2022, 19:44| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 19:49

  • Share

Ilir Metaj nuk ka pritur të marrë një vendim bashkë me Sali Berishën për protestën e parë. Edhe pse u duk sikur vendimin do ta merrnin bashkë, ky e mori vetëm. Njoftoi datën dhe vendin, diku në një rrugicë afër inceneratorit të Tiranës, që i bie dhe afër varrezave të Sharrës.

Vendimi ende nuk ka një mbështetje publike nga Berisha, edhe pse në parim mbështet çdo protestë. Por fakti që Metaj e vendosi vetë datën dhe vendin, tregon pak më shumë. Ai do rol udhëheqës si opozitar dhe vendimmarrje të pavarur nga Berisha. Tani natyrisht që Berisha nuk do dal kundër protestës së Metaj. As Flamuri nuk doli kundër sot edhe pse foli pas Metaj. Por as aty nuk do të jenë.

Kjo mungesë vendimmarrje e përbashkët, është gjimnastika e parë që Meta po i imponon Berishës në rrugën e gjatë të ferrit të të qenit në një koalicion me të. Pastaj do vij protagonizmi për protestat e mëdha, deliri për ndarjen e zonave e më tej. Por Berisha është i duruar në këtë pikë. Ndoshta më i duruari nga politikanët shqiptarë në formimin e një aleance sidomos kur është në hall. Por këtu halli është pak më i gjerë. Është tek mesazhi që dy opozitat i japin mbështëtësve të vet.

Tek inceneratori i Tiranës, ka vend për plehra por jo për mitingje të mëdha. E gjitha është një rrugë mes varrezave dhe inceneratorit. Atë e mbush dhe me 500 vet, dhe nuk është problem. 

Problemi është se gjimnastika e mitingjeve e nisur nga Ilir Meta tek inceneratori i Tiranës, djeg shansin për tu shfaqur si një opozitë e bashkuar dhe e qartë se çfarë duhet të bëjnë me protestat. Ne e dimë se ata e kanë të vështirë të thonë çdo bëjnë me reformën zgjedhore, e kanë të vështirë të thonë cdo bëjnë me “non grata”-t, e kanë të vështirë të thonë çdo bëjmë me spiunët e Sigurimit të Shtetit, e kanë të vështirë të thonë cdo bëjnë zgjedhjet lokale apo vulën e partisë, por së paku besonim se e kishin të lehtë të thoshin çdo bëjmë me protestat. Përveç premtimeve për “thyerje në mes” dhe “heqje zvarrë” të Edi Ramës, mendonim se kishin një plan. Por me sa duket Ilir Meta u nis të thyej në mes “të gjatin” dhe theu në mes unitetin e opozitës. Bash tek vendi ku digjen plehrat. Si një incenerator i protestave të opozitës.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sharra: 06/09/2022 23:07

    Plehrat shkojne tek plehrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?