Albin Kurti, Aleksandër Vuçiç

Mero Baze: Ja pse ‘Republika e KFOR’ po vendoset me dëshirë të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç!

19 Qershor 2023, 20:39| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 20:42

  • Share

Edi Rama përmendi sot publikisht atë që mund të quhet “Republika e KFOR” në Veri të Kosovës. Duke I kërkuar Albin Kurtit të bashkërendoj veprimet me faktorin ndërkombëtar rreth situatës në Kosovë, ai paralajmëroi se në Veri mund të bëhet realitet Republika e KFOR.

Bëhet fjalë për vendosjen e plot të autoritetit të KFOR në Veri të Kosovës të cilët do të marrin vendime që do t'ia diktojnë politikës së Kosovës.

Sot një akt i tillë ndodhi. KFOR ndaloi zyrtar të lart të qeverisë së Kosovës të shkonin në Komunën e Leposaviqit ku është ngujuar kryetari në zyrë. Lejuan të kaloj vetëm njësitin policor të Kosovës. Nëse situate vazhdon kështu siç ka nisur, pak nga pak aty do shtohen forcat e NATO, dhe prezenca ndërkombëtare do të jetë I vetmi faktor që do marr vendimet.

Më parë kanë ndaluar të shkoj aty Librun Aliu ministër në qeverinë e Albin Kurtit. Në ditët që vijnë mund të ndalojnë dhe Albin Kurtin.

I gjithë diskursi politik I Albin Kurtit, kundër Perëndimit bazohet tek paranoja se “asosacioni” do të jetë një Republika Serbska si ajo e Bosnjës në Veri të Kosovës. Në fakt SHBA dhe Bashkimin Evropian janë shprehur qartazi që nuk do ta lejojnë të krijohet një republikë serbe në Veri të Kosovës, por nga ana tjetër nuk mund të pranojnë refuzimin e Albin Kurtit për ti hapur rrugë planit franko gjerman I cili e ka thelbësore hapin e parë nga Kosova për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Dhe nëse situate vazhdon kështu pa zgjidhje, përveç sanksioneve ndërkombëtare mbi Kosovën dhe Serbinë, produkti kryesor do të jetë “Republika e KFOR” në Veri.

Për këtë “Republikë” janë të interesuar të dy udhëheqësit politik të Serbisë dhe Kosovës.

Aleksandër Vuçiq I cili është dakord në parim me planin franko gjerman që është njohje “de facto” e Kosovës, thotë që nuk e nënshkruan me dorë të vet këtë plan, por ai do të ndodh.

Si do të ndodh?

Natyrisht me imponim të faktorit ndërkombëtar përmes Republikës së KFOR në Veri të Kosovës që do garantoj serbët se fati I tyre nuk është në dorë të Albin Kurtit.

Albin Kurti nga ana e vet nuk do ta firmos me dorën e vet asosacionin e komunave me shumicë serbe, pasi e konsideron këtë si një lëshim ndaj Perëndimit dhe Serbisë. Por dhe ai po e lë të ndodh një gjë më e keqe se kjo, që është “Republika e KFOR” në Veri. Nëse do të bëj asosacionin e komunave, ai do ketë shanse të qeverisë Veriun dhe të bashkëpunoj me faktorin politik serb atje, por nëse e merr nën kontroll KFOR, ai si turist nuk ka për të shkelur më në Veri, aq sa mund të shkelte Milosheviqi në Kosovë pas Qershorit 1999.

Ndaj të dy, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti, jo vetëm që e duan, por po bëjnë gjithçka që në emër të tyre të vendos KFOR dhe NATO për Veriun dhe ata të paraqiten si viktima në Kosovë dhe Serbi, duke thënë “nuk kemi faj”, “nuk ja dalim dot me NATO dhe KFOR”. Kaq është e gjithë loja e tyre.

Veçse nga kjo lojë Kosova del e dërrmuar se përveçse humb Veriun, humb dhe aleancën me perëndimin, ndërsa Serbia del më e fort se përveçse ja heq nga duart Veriun Kosovës, tregohet dhe e dëgjueshme me perëndimin, përball Kosovës. 

Kështu të dy mund ta shtyjnë në pushtet, Albin Kurti si viktimë e Perëndimit, duke forcuar ndjenjat antiperëndimore në Kosovë dhe Aleksandër Vuçiq si hero i serbëve që nuk dorëzoi Veriun në duart e shqiptarëve. Nuk është pak për dy hipokritë si ata, që të mbajnë njëri tjetrin në pushtet, duke gjymtuar Kosovën.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 20/06/2023 10:28

    Ti kujdesu për Republiken ”shiptare” të balkanit serborus, Kosoven e rusen në vet këtu si gjithë her më parë. Tani filloni më kultivimin e drogave se ju duhet për mbijetes pasi që serbia po u mankar më bukë o të verbuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?