Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Opinion

Mero Baze: Këmbëngulja për të 'votëbesuar' vendimin amerikan, është arsyeja përse i duhet PD-ja Berishës

20 Shtator 2021, 20:07| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 20:09

  • Share

Debati që po nxit Sali Berisha në Partinë Demokratike, nuk ka të bëj me të ardhmen e tij politike pasi ajo ka përfunduar. Kanë përfunduar dhe shanset që fëmijët apo familjarët e tij të kenë më të ardhme në PD. Maksimumi mund të përdorin lekët cash për të paguar shtypin dhe për të bërë media të tyre. Sali Berishës, nuk i hyn më në punë as se kush do të jetë në krye të PD. Ai tani ka vetëm një shqetësim dhe ky shqetësim ka të bëj me nevojën që ai ka për ti “kthyer përgjigjen SHBA” me një vendim popullor nga baza e PD.

Të gjithë kemi qenë të qartë që Sali Berisha po mbante kontrollin mbi PD, për ta përdorur atë si një mbrojtje për të shkuarën e tij kriminale në politikë. Të gjithë ishim të qartë se ai zgjidhi Lulzim Bashën, si njeriun e duhur besnik për ta deleguar PD për ta mbajtur për vete. Siguria që ai do ta përdorte PD në ditët e tij të vështira, ka bërë që ai të hesht kur Lulzim e imitonte atë në PD, si një antidemokrat i vogël, duke përjashtuar rivalë të tij dhe njerëz të rrethit të Berishës. Kjo ishte leja e vogël që ai ia kishte dhënë Lulzim Bashës për t’ia ruajtur PD për hallin e tij të madh. Dhe ky hall mendohej se do të ishte drejtësia shqiptare, apo ndonjë zhvillim tjetër dramatik i paparashikuar me fëmijët e tij, po ashtu të përfshirë në vepra të rënda korruptive dhe kriminale, deri në vdekje masive personash.

Kjo ishte arsyeja që Berisha i qëndroi Bashës në krah në djegien e mandateve në bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe çështje të tjera të refuzimit të bashkëpunimit në Reformën për Drejtësi, për ta kalitur atë si një udhëheqës që refuzon direktivat amerikane. Kjo i dha më shumë siguri Berishës se PD në ditën e tij të keqe do të ishte avokate e tij.

Por dita e keqe për Sali Berishën erdhi, duke ndarë Lulzim Bashën prej tij. Operacioni amerikan ishte shumë i thjesht. SHBA kuptoi se turbullirat në PD, refuzimet e PD për qëndrimet amerikane, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve, ishin pikërisht manovra të Sali Berishës për të mbajtur nën kontroll PD për interesa të tij, duke përdorur Lulzim Bashën si figurant. Atëherë ata ndërhynë pikë,risht tek ky detaj duke ndarë Sali Berishën nga Lulzim Bash dhe e ndëshkuar atë familjarisht.

Përpjekjet e këtyre ditëve të Sali Berishës, për të votëbesuar vendimin amerikan në PD, janë thjesht përpjekje për ta përdorur PD, në atë mënyrë si e ka përdorur me Lulzlm Bashën në krye, por tani duke e shmangur atë. Praktikisht duke rritur retorikën e tradhtisë së Bashës, për të mbuluar betejën reale të tij me SHBA, Berisha kërkon të bëj një vetëbesim fals, duke dashur të rreshtoj PD si një front antiamerikan në PD. Këtë gjë nuk është i pari ky që e bën në Ballkan. Shpikësi i kësaj manore ka qenë Slobodan Miloshevici, i cili sa herë ishte nën presion të SHBA për gjendjen në Kosovë, bënte referendum popullor, duke “fituar thellë” por duke shmangur pyetjen “a jeni dakord me SHBA?” , dhe duke e zëvendësuar me pyetjen “a jeni dakord ta dorëzojmë Kosovën?”

Njëjtë po bën dhe Berisha. Në përpjekje për të futur PD në vetëbesim kundër apo pro SHBA, bën sikur kërkon vetëbesim për Lulzim Bashën që është ekzekutuesi i vullnetit të qeverisë amerikane për Berishën. Eshtë duke kërkuar ta marrë PD me vete në këtë histori duke e damkosur si parti antiamerikane duke mos bërë betejë direkte me të, por duke tentuar të ndëshkojë njeriun që zbatoi vendimin amerikan në PD.

I qartë se Lulzim Basha nuk është një lider popullor në PD, dhe është më i lehtë për t’u mundur, se sa SHBA, ai po përpiqet të shmang debatin “a jeni me SHBA apo kundër” me pyetjen “A jeni me Bashën, apo kundër tij?”.

Por po të jetë se një anëtar PD si Berisha, është i pakënaqur me Bashën, nuk ka arsye të bëhet vetëbesim, pasi me Bashen ka dhjetëra ish zyrtarë dhe zyrtar të lart të PD, që janë të pakënaqur , por nuk po bëhet ndonjë referendum për ta. Berisha si një deputet i përjashtuar nga grupi është krejt i parëndësishëm, pasi sa herë PD ka bërë gjeste të tilla për 30 vjet nuk ka pas ndonjë reagim të tillë. Berisha është i rëndësishëm si një i dënuar i SHBA në PD. Dhe votëbesimi për fajin e tij ka kuptim vetëm si një vetëbesim për SHBA në PD. Gatishmëria e tij për ta futur PD në këtë vetëbesim, tregon arsyen përse atij i është dashur PD gjithë jetën. E sidomos pas vitit 2013.

Komento

Komente

  • Bepe: 21/09/2021 10:53

    Servilizmi tipik meroist trefon se si eshte shendrruar Shqiperia. Para 90, ne komunizem, amerikanizmi mjaftonte per burgim dhe lincim publik. Sot, serish nen nje regjim neokomunist, anti-amerikanizmi eshte perseri relevant. Diskutimi i vertete mes gazetareve, opinionisteve apo eksperteve do te duhet te ishte mbi ndikimin e njeanshem te nje fuqie te huaj ne jeten politike dhe shteterore dhe sovrnitetin e pushteteve ne vend. Ajo qe shohim eshte serish e turpshme. Ti flet kunder, je antiamerikan, per rrjedhoje je i keq. Cfare injorance.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?