Sali Berisha

Mero Baze: Këtë turp nuk e kemi më prej Sali Berishës

15 Nëntor 2022, 19:50| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 19:53

  • Share

Dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, po përballen përditë me një fjalor rrugaçi nga Sali Berisha, duke i akuzuar si të korruptuar, të lidhur me mafien dhe akuza të tjera, duke bërë aludime deri seksuale.

Gjuha e përdorur ndaj tyre, bullizmi dhe sidomos gjuha kërcënuese e tij ndaj dy përfaqësuesve të dy shteteve më të rëndësishme si aleatë strategjik të Shqipërisë, është e paprecedentë, pasi ka kohë që po kthehet në një fushatë.

Arsyeja është se dy vendet që ata përfaqësojnë, SHBA dhe Britania e Madhe, e kanë shpallur Sali Berishën “non grata” familjarisht për akuza të qarta që lidhen me korrupsionin madhor, kur ka qenë në pushtet familjarisht, për minim të demokracisë, për shantazh ndaj sistemit të drejtësisë, dhe për lidhje me biznese kriminale që ai përdor për përftime politike.

Edhe pse të dy diplomatët e kanë injoruar fushatën kërcënuese të Berishës, ai tani nuk është më problem për dy diplomatë, por është problem për imazhin e shtetit shqiptar. As Haxhi Qamili në vitin 1914, nuk i kërcënonte kështu përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, me këtë gjuhë, kur ende nuk ishte bërë plotësisht shtet.

Në këtë rast dinjiteti i shtetit shqiptar po nëpërkëmbet nga një plak i mbushur me urrejtje për fundin e turpshëm të tij dhe familjes së tij, si një familje hajdutësh, me lidhje kriminale në Shqipëri.

Për të gjithë ata që thonë se duhen fakte për akuzat ndaj Berishës, le të mos gërmojnë në të shkuarën e tij, por në qëndrimet e kësaj jave.

Është akuzuar se ai dhe familja e tij kanë shantazhuar drejtësinë për interesa të tyre. Do të mjaftonin deklaratat e tij me kërcime “për jetë a vdekje” ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, që duhet të japin vendim për trashëgiminë ligjore të Partisë Demokratike, për të vërtetuar gjithë çka bërë tridhjetë vjet kundër drejtësisë. Dhe drejtësia në këtë rast duhet të veprojë pa hezitim.

Është e pafalshme që Prokuroria në Shqipëri shikon, dëgjon dhe trembet nga një njeri i degraduar dhe i pashpresë, duke kërcënuar gjyqtarët që të mos japin vendime që mund të cenojnë atë. Nuk di se çfarë duhet të presë më shumë SPAK për të mbrojtur së paku dinjitetin e drejtësisë, kur dëgjon deklaratat e tij kundër gjyqtarëve, fyerjet degraduese kundër ambasadorëve dhe shpifjet për “korrupsionin e tyre”.

Kanë gati dy vjet që justifikohen se na duhen fakte për Berishën për ato akuza dhe ai ua sjell vetë përditë, pa i hyrë gjemb në këmbë.

Madje shkon dhe më tej, që do bëjë akte destabiliteti ditën kur në Tiranë do të mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian, a thua se Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, e kanë fatin e tyre në dorë të tij.

Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij dhe nga biznese të lidhura me të. Asnjë hetim.

Më keq akoma, Televizioni Publik Shqiptar, merr dhe në intervistë një pjesëtare tjetër të familjes “non grata”, Liri Berishën, e cila edhe pse ka televizionin e djalit të vet, zgjedh atë publik, për ta bërë pis deri në fund shtetin shqiptar, si aleat të “nongratave”.

Është akuzuar si minues i demokracisë dhe është duke demonstruar përditë se po shkatërron çdo rregull loje dhe çdo statut të PD, për ta uzurpuar atë duke përdorur dhe mitingjet, dhe sheshet publike, si mjet uzurpimi.

Dhe vazhdon pastaj retorikën e tij kundër Perëndimit, vazhdon bullizmin ndaj dy ambasadorëve më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, vazhdon kërcënimin ndaj Bashkimit Evropian se do destabilizojë Shqipërinë nëse nuk i japin pushtetin, e broçkulla të tjera.

Ai nuk ka se çfarë të bëjë më shumë për t’u provuar akuzat e SHBA dhe Britanisë së Madhe, se sa kaq. Nuk ka se çfarë bën më shumë për të justifikuar gjithçka që i ka sanksionuar SHBA dhe Britania e Madhe.

Tani SHBA, Britania e Madhe dhe krejt vendet e Bashkimit Evropian, nuk kanë arsye të mërziten më me Sali Berishën, se me atë kanë mbaruar punë. Ato kanë arsye të mërziten me shtetin shqiptar, me drejtësinë dhe mbi të gjitha, me përuljen para një batakçiu të pashpresë, që edhe pse nuk ngre dot brekët e veta, kërkon të poshtërojë Shqipërinë, duke i njehësuar qëndrimet e tij të pakundërshtuara ligjërisht, si qëndrime të shqiptarëve ndaj Perëndimit. Dhe këtë trup nuk e kemi më prej Sali Berishës, por prej drejtësisë sonë.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 16/11/2022 07:27

    Kjo eshte aksioma .Bravo Mero qe e the shkoqur .Fajin e kemi gjithnje vete edhe kur bejme sehir te korruptuarit edhe kur nuk regojme ndaj atyre qe psguajm si frengu pulen te bejne drejtesi dhe na bejne karshillek duke denuar fakiret .Po po fajin e keni vete edhe kur veme ujkun te ruaje delet .Ne zgjegjim tia mbathim dhe mos perballemi me te keqen prandaj fajin e kemi vete .

    Përgjigju
  • fatos: 16/11/2022 02:37

    bravo mero,,sali kerma fhe ilir m*ti e kane vendin ne burg...spaku te veproje sa me shpejt,,po na humb durimi.....

    Përgjigju
  • RONI: 15/11/2022 21:51

    Bravo Mero per kete opinion qe ke dhene eshte shume i sakt.

    Përgjigju
  • Pavel: 15/11/2022 21:10

    Mero,Ju pergezoj per analizat qe beni Sali Berisha cdo dite poshteron Shqiperine dhe Shqiptaret.Si eshte e mundur qe drejtesia nuk vepron!? Po SPAK pse hesht? Duhen prova.Prova per Berishen ka cdo dite....??

    Përgjigju
  • Korabi, France: 15/11/2022 20:59

    Mero ketu ka te drejtë krimineli. Ambasadorët të paraqesin provat dhe ti çojnë në SPAK. Ketu mbaron detyra e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?