Mero Baze: Koha të 'falenderojmë' Vladimir Putinin!

28 Shkurt 2022, 20:26| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 20:28

  • Share

Shumë gjëra për të cilat kishim vite që prisnim për të ndryshuar në Europë, po ndodhin kur thuajse kishim humbur shpresat. Sëmundja identitare e Europës, ajo e 27 telefonave për të marrë një vendim, ishte kthyer në sëmundje të pashërueshme. Kompleksi i gjermanëve për të treguar dhëmbët si fuqi europiane, kishte shkuar në ekstrem. Neutraliteti i vendeve balltike po i ngjante ngjyrës së akullit. Falë Vladimir Putinit, Europa u korrigjua për 24 orë.

Paraditen e së shtunës ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, tregoi në një postim, se si një zyrtar gjerman i tha me gjakftohtësi se ‘nuk mund t’iu ndihmojmë, pasi besojmë që ju mund t’i rezistoni Rusisë edhe tre orë’. Dhe ambasadori kishte qarë, siç dëshmoi në postimin e tij.

Në mbasdite kancelari gjerman ndryshoi historinë dhe i hapi rrugë sanksioneve financiare kundër Rusisë, armatimit të Ukrainës dhe fuqizimit ushtarak të Gjermanisë. Brenda disa orësh, Vladimir Putini bëri atë që askush nuk kishte mundur ta bënte në Gjermani prej vitit 1945. Ai zëvendësoi sozinë e Hitlerit, duke e zhvendosur atë nga Berlini në Moskë.

Suedia dhe Finlanda, neutrale ndaj NATO-s, brenda 24 orëve morën akses të zgjeruar nga inteligjenca e NATO-s për atë që ndodh në Ukrainë, duke u konsideruar “de facto” vende anëtare. Dhe kjo, falë Vladimir Putinit dhe shembullit të forcës që ai jep ndaj dikujt që ka fqinj dhe është anëtar i NATO-s.

Zvicra, e cila për shkak të neutralitetit politik dhe bankar, ka mundur të mbajë fshehur për vite të tëra edhe sekretet e arit të grabitur nga nazistët, depozituar në bankat e saj, sot hoqi dorë nga neutraliteti shekullor dhe ju bashkua sanksioneve të Perëndimit. Dhe kjo, falë Vladimir Putinit, i cili ka llogaritur neutralitetin e vendeve si Zvicra, si armë në duart e tij.

Nga ana tjetër, Serbia, një shtet ballkanik që ka tentuar të bëjë lojën e “qengjit të urtë që pi dy nëna”, edhe Moskën, dhe Brukselin, u detyrua po ashtu të humbë neutralitetin dhe të shkojë tek nëna e vet. Kjo, falë Vladimir Putinit, i cili ka parimin se “qengji i urtë mund të pijë dy nëna në paqe, por në luftë mund të mos pijë dot asnjë”.

Dhe Serbia zgjodhi të jetë me Putinin, duke dëshmuar se nuk ka reflektuar asgjë nga historia e Milosheviçit. Serbia thjesht e ka flakur Milosheviçin si mish për top për të kaluar krizën e viteve 2000 me Perëndimin, dhe nuk e kanë marrë seriozisht procesin e integrimit në Europë.

Pra ata e kanë quajtur humbjen e Milosheviçit si betejë të humbur, por jo si luftë të humbur. Dhe fatkeqësisht shpresojnë që këtë luftë tani t’ua bëjë Vladimir Putini, duke i marrë me vete në errësirën e historisë që i ka ngritur vetes dhe Rusisë.

Bashkimi Europin mori një qëndrim të pazakontë brenda 2 orësh, duke e konsideruar Ukrainën si një nga vendet anëtare te saj dhe autorizoi praktikisht financimin e luftës atje. Disa vende anëtare po lejojnë vullnetarë të shkojnë të luftojnë, ndërsa për herë të parë në Bruksel flitet për një Shtab Ushtarak të Bashkimit Europian, që nuk e kishim dëgjuar më parë në publik. Por tani dëgjojmë se ai raporton për situatën në Ukrainë. Borelli e citoi sot, duke thënë se kemi marrë informata të rëndësishme nga pushtimi rus në Ukrainë.

Brenda 24 orësh Putini e bëri Bashkimin Europian nga një bashkësi me 27 shtretër, ku rrinin burra e gra të përgjumur dhe të lodhur nga mundësia e shtimit të shtretërve të tjerë, në një repart lufte kompakt dhe në një shtëpi dinjitoze, që mbron nderin e Europës.

Në ditën e pestë të luftës së tij, Valdimir Putini, që është nisur të shkojë në Kiev, në fakt ka shkuar në luftë në Bruksel dhe në 27 kryeqytete europiane, pa llogaritur Uashingtonin.

Tanket e tij marshojnë kot drejt Kievit, pasi armiku real i tij tani nuk është Ukraina, por Perëndimi. Kjo tani nuk është një luftë që mbyllet me marrjen e qyteteve në Ukrainë, apo me bilancin e të vrarëve. Kjo është një luftë që mbyllet me ikjen e Vladimir Putinit.

Nëse në vitin 1945 në Europë shikohej problem denazifikimi i Gjermanisë dhe zhdukja e çdo rreziku për ringjalljen e tij, kjo luftë nuk mbaron me lirinë e Ukrainës, por me deputinizimin e Rusisë.

Liria e Ukrainës sot është çështje europiane dhe betejë e çdo demokracie të madhe në botë, kurse beteja e Putinit është problem i maktheve të tij personale, që po ja injekton Rusisë dhe popullit të saj. Kjo luftë mbaron me lirinë e Rusisë nga Putini. Dhe ky është “falenderimi” i fundit për Putinin, që do të vijë nga Rusia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 01/03/2022 02:08

    Fraza e fundit mero,,ishte kot fare,,,PUTININ E DO POPULLI RUS,,,SEPSE ESHTE PATRIOT DHE JO HAJDUT,,,SI TI DHE SHEFI YT EDI RAMA. ,QE ESHTE GATI T'JA MARRE NE G,,..JE GJIRHKUJT,,,MJAFT QE TA LENE TE VJEDHE NE PUSHTET,,VJEDHJET E DI RAMES ,,POR DHE TE SALI BERISHES,,,E KANE LENE SOT SHQIPERINE PA TANKE..TOPA..AVIONE.,,HELIKOPTERE,.ANIJE.ETJ..,SEPSE EDI I VJEDH LEKET ME KONCESIONE E P.P.P.,,,PRANDAJ MOS E UL VETEN MERO TE MBROSH,PLEHRA TE TILLA SI EDI RAMA,,E SALI BERISHA....

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 28/02/2022 20:51

    Ka ardhur koha qe Vladimir Putini te zgjidhet sekretar i pergjithshem i OKB!.

    Përgjigju
  • Alb: 28/02/2022 20:51

    Rilindja popullore amerikane hahahaha ca shkrimi qr "falenderimi i fundit per putinin nga rusia" hahahaha rusia ka pas lider 100 her me te keqinj po ju i ngatroni ruset me keta vemjet e perendimit qe qihen ne byth per nje grusht pare ruset jane shtypur e internuar e ne fund vendin e tyre se kan hedh posht keshtu qe bej ndonje shkrim per bidena dhe obama se ka cecua bicak.

    Përgjigju
    • Cadra-pistolet: 01/03/2022 00:01

      Sa paske pire o çeço!!!! Me embel shishen e vodkes se do nxjerresh zorret e barkut.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?