Altin Dumani - Sali Berisha

Mero Baze: Kompleksi i Berishës ndaj Altin Dumanit

25 Maj, 20:01| Përditesimi: 25 Maj, 20:06

  • Share

Në kohën që Berisha nisi betejën për të hequr Dhori Sollakun dhe ndërpreu fare marrëdhëniet me prokurorinë në cilësinë e kryeministrit në vitin 2008, SHBA i propozoi Prokurorit të Përgjithshëm të ngrej një task forcë antikorrupsion për të pasur një mekanizëm bashkëpunimi me qeverinë kundër korrupsionit pa e lidhur me emrin e tij. Sollaku e pranoi dhe e la të lirë emërimin. Në krye të Task Forcë su zgjodh Altin Dumani, një prokuror i ri i cili më parë kishte shërbyer mes të tjerash në Tropojë për dosjet e vrasjeve të vitit '97-2000.

Nuk di sa çështje ka hetuar Dumani në atë kohë po me siguri ka hetuar shumë. Çështjet që qeveria i ka pas referuar prokurorisë antikorrupsion nisnin me roje objektesh dhe përfundonin deri tek ndonjë përgjegjës sektori. Natyrisht që prokurori I ndjek gjithë denoncimet mbi 500 mij lek të vjetra. Dhe Berisha e ka këtë meritë. Hajdutët e xhepave nuk i lë të vjedhin pa leje. Madje as zyrtarët në pushtet në kohë të tij nuk vidhnin dot pa leje të fëmijëve të tij të cilët ishin të vetmit diktues të skemave korruptive të kapjes së shtetit.

I vetmi gjyq i nivelit të lart në atë kohë ishte gjyqi ndaj bllokut të Ilir Metës që falë darkës së famshme të Sali Berishës në shtëpi të tij përfundoi me një vendim gjykate që kaseta nuk ekzistonte. Çdo përpjekje e prokurorisë për të hetuar Sali Berishën, Ilir Metën apo këdo tjetër nga pushteti shkaktonte luftë ndaj kryeprokurores duke e quajtur atë “një lavire bulevardi".

Pra bilanci i Altin Dumanit të Berishës ishte luftë ndaj hajdutëve të xhepit dhe konsolidim i pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Bilanci i SPAK-ut të Altin Dumanit është i përmbysur vërtet me atë kohë. Tani janë nën hetim ish president ish kryeministra, ministra, zëvendëskryeministra, kryetarë bashkish dhe qindra zyrtarë të lartë.

Kurrë Shqipëria nuk është përballur me ndëshkimin e ligjit si në këtë periudhë.

Ndaj Berisha ka të drejtë të tërbohet për dy arsye.

E para se ky bilanci i tanishëm është i vetmi bilanc i ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Dhe së dyti, është hera e parë që ky njeri po hetohet  me shpresë të gjykohet dhe dënohet. Kështu dhe tërbimi përligjet.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?