Verfikimi i 24 kutive të Qarkut të Beratit dhe atyre të Gjirokastrës, po provon dy gjëra të rëndësishme. E para, që numërimi ka qenë korrekt dhe brenda gjithë standarteve ligjore, dhe së dyti, që opozita në mungesë të provave, po përpiqet të interpretojë dhe të keqpërdorë të dhëna të rëndomta që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka vënë në dispozicion, pa sqarim, lidhur me kryqëzimin e të dhënave të shenjave të gishtit.
Sa për numërimin, kutitë janë numëruar së paku katër herë, një herë për partitë dhe tre herë nga secila parti për kandidatët e tyre, dhe kryqëzimi i të dhënave është i provuar.
Nga ana tjetër, edhe pse ofrimi i të dhënave nga KQZ, në procesin e shqyrtimit të rezultatit është antiligjor, pasi ligji e përcakton qartë që ai bëhet pas çertifikimit të rezultatit, sërisht është e qartë që nuk ka asnjë shkelje.
Pretendimi se 19 persona kanë votuar 53 herë është banal dhe lehtësisht i verifikueshëm. 19 personat janë operatorët e pajisjes së gishtave që kanë testuar atë gjatë procesit të votimit dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. E di dhe vetë PD, dhe LSI. Por meqë LSI nuk ka zgjedhje për kryetar, bën sikur gëzohet për PD deri më 13 qershor.
KQZ bën sikur i përgjigjet kërkesës së opozitës, por meqë e ka bërë që e ka bërë shkeljen e saj ligjore, të paktën ta sqarojë dhe kush janë këta që kanë lënë shenja në system, se nuk është më sekret.
Fjala vjen, kur KQZ thotë që është gjetur një rast kur “është regjistruar 47 herë me të njëjtin gisht”, fjalia e duhur do të ishte që “operatori i një qendre votimi ka tetsuar 47 herë pajisjen e bllokuar”.
Jo se kjo nuk verifikohet, por KQZ nuk ka pse shërben si benzinë mbi një zjarr që nuk ka më as hi për t’u ndezur.
Është totalisht keqpërdorim politik i saj.
Edhe pse po vihet në shërbim të ankimuesve, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, po përpiqet të bëhet interesant me të dhëna banale, që janë lehtësisht të kuptueshme si janë prodhuar.
Tani meqë KQZ e shkeli ligjin dhe meqë PD bën sikur ekzaltohet nga këto të dhëna, le të bëjnë publike rezultat e hetimit për këto të dhëna, që të sqarohen të gjithë palët.
Shqyrtimi i rasteve të Beratit dhe Gjirokastrës deri tani kanë zero probleme reale. Numërimi është korrekt dhe votimi po ashtu korrekt.
Të vetmit që nuk janë korrekt në këtë proces, janë administrata e KQZ, që bën politikë me PD e LSI, a thua se komisioneri dhe punonjësit e KQZ janë psikologë që duhet t’u lehtësojnë dhimbjen e t’i mbajnë me garjet demokratët, sa të mbarojë Luli zgjedhjet brenda PD më 13 qershor.
Mos e merrni më qafë Lulin duke i ofruar 25 prillin si model zgjedhjesh, se ato janë aq të mira, sa sikur zgjedhjet brenda PD të jenë kaq të mira sa këto të 25 prillit, kam frikë se Lulin e mund dhe roja i godinës.
Lulin e mund dhe roja i godines.
PërgjigjuZ.baze qe luli eshte gomar ne e dinim qe sa hapi gojen per here te pare se nuk flet por pellet na vjen keq per ju qe merreni me politik gjasme qe spo e zgjidhni dote ne se fluturon gomari apo jo!!??
Përgjigju