Sali Berisha

Mero Baze: Liria që sjell “burgu” i Berishës

22 Tetor 2023, 18:10| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 18:13

  • Share

Një mikut tim dje i kish rënë në sy diçka që po ashtu më bëri dhe mua përshtypje. Gazetarët që ishin në konferencë shtypi me Berishën dhe që sic është traditë janë gazetarë që ai në një farë mënyre i lejon ta pyesin, pasi jo çdo kush është i lirë të shkoj në konferencë shtypi me të, ishim shumë të lirshëm në pyetjet e tyre. Pavarësisht nga media ku punonin dhe shumica punojnë në mediat e afërta me Berishën ata po silleshin si gazetarë të lirë.

Thuajse gjithë pyetjet e tyre i referoheshin faktet që Berisha tani ishte person në ndjekje penale, dhe e trajtonin si të tillë.

Edhe pse në tre katër raste ai i shantazhoi direkt me emra, njërit duke i thënë “e ke gabim” tjetrit “po bën shërbime për qeverinë”, njërës i thoshte po “i shërben atij që nuk i ke shërbyer” , dhe plot shantazhe të tjera, askush nuk u step. Thuajse të gjithë i bën pyetjet e tyre.

Dhe kjo ishte një surprizë e kendshme për mua dhe shumë të tjerë të cilët natyrisht kemi vite që shikojmë, që përballë Berishës, janë ata që u jep leje Berisha dhe pyetjet që do ai.

Dje ishte diçka krejt ndryshe. Të njëjtët gazetarë, ose së paku gazetarë që së fundmi kishin harruar ta pyesnin, por vetëm dëgjonin broçkullat e tij, dje ishin njerëz të lirë.

Dhe liria e tyre është pikësëpari produkt i “burgut” qe po i troket të Sali Berishës.

Çlirimi së pari u ndje tek gazetarët dhe kjo është një shenjë shumë e mirë për shoqërinë. Prej dje thuajse gjithë shtypi, përveç televizionit të djalit të tij që në fakt duhet të jetë në inventarin e sekuestrove të pasurive të paligjshme, po botojnë gjithë gjëmat e Berishës me kompleksin “Partizani”, mënyrën se si ka vënë shtetin në shërbim të vajzës së tij, për të rrëmbyer pronën. Në fillim duke ndryshuar ligje që lejonin ta kërkonin atë, pastaj duke ndryshuar ligje që ta përfitonin e kështu me radhë deri tek ndryshimi i destinacionit dhe kthimi në 17 kulla.

Por ndryshe nga shtypi, duket se politika nuk e ka aq të lehtë të ndahet prej tij. Përveç atyre që kanë halle të ngjashme si puna e Ilir Metës apo të tjerëve brenda ish PD, ajo që është interesante ka të bëj me heshtjen e partive të tjera politike opozitare.

Kur ndodhin arrestime nga socialistët dhe që kanë ndodhur me shumicë, socialistët reagojnë.

Në të gjitha rastet ata kanë mbështetur hetimet edhe pse kanë dorëzuar para drejtësisë njerëzit më të rëndësishëm të pushtetit të tyre këto dhjet vite.

Në asnjë rast as Edi Rama, por as Partia Socialiste apo institucione te tjera, nuk kanë bërë betejë politike me SPAK dhe drejtësinë e re dhe kur në disa raste teprimet kanë qenë ekstreme dhe dënimet kane qene  sa për statissikë.

Por arrestimi i dhëndrit të Berishës dhe marrja e pandehur e Berishës e ka heshtur spektrin politik opozitar.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës e cila ka një qëndrim parimor pro SPAK dhe hetimeve të tij në këtë rast ka heshtur. Ose së paku ka heshtur deri tani, pa asnjë pikë kuptimi.

Droja se demokratët do të mërziten nëse PD zgjedh mes SPAK dhe Berishës është një  keqkuptim i madh. Demokratët janë një hapa para çdo opozitari në sjelljen ndaj Berishës duke e lënë atë të përballet vetëm me familjen e  tij përballë drejtësisë. Ata e lanë te vetëm tek selia duke mos ju bërë krah si hajdut zyrtar.Të tjerët janë pas tyre.

Gazmend Bardhi po ashtu një fraksion pa identitet  i opozitës, i cili u nda nga Berisha për shkak të “non gratës’ dhe më pas u nda nga Basha për të shkuar tek “non grata”, tani hesht edhe pse kauza e tij e vetme politike ka qenë drejtësia.

Dhe ai me sa duket llogarit që nëse demokratët e dëgjojnë të distancohet nga Berisha nuk e duan më.

Po ashtu partitë e tjera të vogla opozitare që tentojnë të bëjnë gjoja lëvizje të reja brenda opozitës kanë mbyllur gojën. Kam dëgjuar vetëm Endri Shabanin të ndjehet i gëzuar për këtë proces gjyqësor nga gjithët ata që janë kritikë me qeverinë. Të tjerët gëzohen fshehurazi se ende kanë frikë se e merr vesh Berisha.

Përballja e Berishës me drejtësinë po kthehet në një lakmus për të kuptuar kush është i lirë të dal kundër tij dhe kush jo.

Brenda PD personazhet që mbrojnë Berishën janë shumë pak dhe qesharak, por ata që heshtin janë shumë dhe kjo tregon pafuqinë për tu përballur me të.

Tani kemi një datë në historinë e re të drejtësisë që është drejtësia para ndëshkimit të Berishës dhe pas saj. Dhe e kemi të qartë çfarë lirie prodhoi dhe për kë e prodhoi fillimi i gjykimit të bëmave të tij.

Është si një ditë që fillon e i jep fund tranzicionit, duke na e bërë të qartë kë do marr me vete politikisht dhe kë do lërë të lirë të ec me këmbët e veta.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rroftë KOMUNIZMI!: 23/10/2023 11:59

    Vetëm një rrugë ka për të sjellë Drejtësi, Rregull, Disiplinë dhe Paqe, Liri e Demokraci të Vërtetë. Ajo është vendosja dhe instalimi përfundimtar dhe i përjetshëm në të gjithë Botën të Sistemit të Shënjtë KOMUNIST! Të gjitha të tjerat janë veçse iluzione, falsitete dhe gënjeshtra pafund...

    Përgjigju
    • Ia fute kot plako.: 23/10/2023 12:45

      Rakinè, mos e pi esèll, @Rroftè KOMUNIZMI. Èshtè pèr burra ajo e shkretè raki, jo pèr teveqelè qè flasin si e èma e Zeqos.

  • Gjergj: 23/10/2023 09:35

    Nuk e di se kush ka nevojè nè kètè vènd pèr "interpretimet" e Ymer Bazes, pèr gjèra qè kanè tè bèjnè me gjèra elemenrare tè mènyrès sè funksionimit tè njè shteti. SPAK (SHBA) ndèrtuar pèr tè vènè mènjanè rrumpallèn dhe korrupsionin e tè gjitha partive politike nè skenèn politike shqiptare, veproi dhe me vendim tè gjykatès, arrestoi Malltez hajdutin. Tè tjerat mè pas, "i rregullon" gjykata. Si shqiptar, i uroj vetes dhe popullit tim, qè ajo lista e tè arrestuarve dhe tè dèrguarve para gjykatès, TÈ RRITET ÇDO DITÈ . Emrat, qè duhet tè jenè nè atè listè, i dinè edhe qentè endacakè qè popullojnè koshat e mbeturinave, bashkè me njè pjesèn mè tè varfèr tè popullit tim. Tani tek Ymer Baze. Çfarè do ky njeri, qè èshtè po aq simbol i shkèrdhatokracisè dhe degjenerimit shqiptar sè 30 viteve tè fundit,duke kèrcyer me "tè qènit e tij tè pavarur" nga prehu i Saliut tek Janulla, e sot tek Edi? Ky, do tu thotè shqiptarève sot,,,,shihni o milet,,,edhe Edit iu akuzuan hajdutèt e tij (vetè èshtè qelibar ama) por ara janè hajdutè tè butè, ata buzèqeshin ndèrsa bishat e Saliut, turfullojnè. Fshati i hajdutève, nuk do kallauz. Ymer bujku, mbase mund tè na spjegojè mè mirè se si mbahet blegtoria por jo tè na interpretojè dukuri, qè pèrfshijnè gjykata dhe vendimet e tyre.!!!

    Përgjigju
  • I. Lir: 22/10/2023 19:46

    Urimet me te mira Mero Bazes per forcen qe percjell me penen e tij. Sa mire e tha,kjo veper e zeze eshte sa nje e dhjeta e te keqijave qe i ka bere ky burri ketij vendi...e qe sipas meje jane fondamentale ne varrosjen e shpreses se miliona shqiptareve per ndryshimin e madh te viteve 90. 1. E filloi rivendosjen e kapitalizmit me reformen komuniste te ligjit per token, ku njerzve te ketij vendi ju shkelen te drejtat pa fund,aq sa edhe te drejtat e hajduteve u neperkemben,pa le pastaj te poronareve te ligjeshem. Per shembull hajdutet e dy pasurive te ligjeshme te blera nga paraardhesit me djersen e ballit,kur pasuria e vjedhur ishte toke bujqsore hajduti shperblehej duke ja legalizuar pronen e vjedhur,ndersa kur pasuria e vjedhur ishte dyqan apo shtepi hajduti ndryshe nga ai qe vodhi token perfundonte ne kokerr te burgut.!!! 2.Menyra si veproi kur shperndau letrat me vlere,si menyre per tju dhene hakun e punes se nje jete te tere njerzve qe kishin punuar per 45 vite ne emer te se perbashketes dhe qe tani mbivleren qe kishin krijuar me punen e tyre e qe ishte e gjitha shteterore apo e perbashket parimisht do shperndahej sepse kete e kerkonte ndrimi i sistemit. E ky burri e beri me keste shperndarjen e qe nga kesti ne kest vleren e prones shteterorw te krijuar si thame me lart,e zhvleftesonte nga dita ne dite...derisa ato letra u kthyen ne Letra me vrime,e keshtu u blene nga hyzmeqaret e tij,te cilet i moren thuajse falas copat me te medha te prones se krijuar nga djersa e mundi i nje jete te tere te miliona shqiptareve. 3.Lejoi e mbeshteti krijimin e piramidave,duke vjedhur ne menyren me te paskrupullt mundin e viteve te para te punes se njerzve ne sistemin e ri. E nuk shkulej nga karrigia megjithe gjemen qe i beri vendit duke e çuar ne prag te luftes civile. 4.Shkatroi me vullnet te plote arsimin duke legjitimuar ngritjen e pafund universiteteve fantazme,duke e ditur se sa e donin nje shkolle te larte shqiptaret e ardhur nga mentaliteti i sigurimit te jetes se lehte kur je me universitet,duke prodhuar pa fund "copa mishi me dy sy",te cilve pasi ju zhvatete milionat per diploma koti,i kishte edhe popull qe nuk di te llogarise dot dhe as te kuptoje vjedhjen qe i behej çdo dite nga kasta e postdiktatures qe ai perfaqesonte.Sepse e dinte qe perpara se te paditurit mund te vidhen e te sundohen me lehte. Eshte kjo nje nga arsyet pse ai vazhdon akoma te ulerije e kercenoje nga karrigja nr.2 e kastes grabitqare e kriminele qe ka uzurpuar kete vend. 5. 6. 7. 8. 9. 10.....mendoj se te gjithe i dine ngaqe permenden shpesh neper pseudoanalizat e pseudoanalisteve qe jane rrethi i pare i perfituesve nga paudhesite e atij farë burri.!

    Përgjigju
  • Burgu: 22/10/2023 19:23

    Burgu i Berishës sjell atë lirinë që solli Berisha kur rrëzoi bustin e Enverit, e futi Ramiz, Nexhmije e Nano në burg.

    Përgjigju
    • Franci: 23/10/2023 12:18

      Berisha rrezoi bustin e Enver Hoxhes ??? Do te desha shume ta besoja kete , vec do te ishte peralle dhe ato nuk besoen .....Berisha kur u rezua busti shkoi urgjent te Ramiz Alia dhe u ankua i indinjuar , dhe se perse shteti nuk mer masa ....na dalka dhe rezues i bustit Berisha ...jo ore jo , skuth ishte Berisha , njeri i pabese , vete Ramiz Alia e ka deklaruar boterisht se Sali Berisha e ka prere ne bes .....te tjera i tha dhe te tjera beri ....nejse

    • Dmth: 23/10/2023 04:11

      Liri s'ka. Vetëm iluzioni i lirisë

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?