Opinion

Mero Baze: Lulin e duan te gjithë, përveç demokratëve

30 Prill 2021, 19:32| Përditesimi: 30 Prill 2021, 19:34

  • Share

Ka shume pak njerëz ne debatin publik rreth Partisë Demokratike qe janë kundër Lulzim Bashes. Sali Berisha, padrinoja real i PD-së, është pro tij. Po përpiqet ta mbajë me stilin e vet, duke e kritikuar dhe duke i mbushur mendjen që është në dore të tij. E ka bërë dhe më 2017 këtë.

Ata që bëjnë sikur kritikojnë janë po ashtu me të, përderisa nuk kandidojnë përballë tij. Bujar Nishani, është duke i dhënë leksione demokracie për shkak te keqpërdorimit qe i beri ne Komisionin “Ruli- Nishani”, dhe si opsion ka kthimin e Berishës në krye te PD. Jo faleminderit. Mirë është Luli! Dhe ai e di këtë reagim.

Topalli, Patozi, Bode dhe gjithë te larguarit prej Lulit më 2017, janë po ashtu dakord që në krye të PD të rrijë Luli. Kështu ata marrin hak me dorë të Lulit ndaj asaj që PD u bëri atyre, duke i zbuar dhe duke mos reaguar për shkeljen brutale të çdo standardi karriere brenda PD-së.

Ndërkombëtarët janë me Lulin. Mes Berishës si Padrino, qe akuzon NATO-n se mbështet një narkoshtet, që akuzon ambasadoren amerikane se paguhet nga Edi Rama, që akuzon SHBA se bashkëpunon me “Noriegën” e Ballkanit, ata natyrisht që janë me Lulin.

Dhe jo vetëm janë me të, por kur flet me ta, dhe i qajnë hallin si ja bën me Berishën dhe kujdesen se mos ai e vret (kushedi çfarë u thotë Luli më vete për këtë çështje).

Edi Rama po ashtu duket qartë me Lulzim Bashën. Aq të fortë e ka në vetëdije qe ai do jetë kryetar, sa paktin për bashkëpunim me PD e ka te personalizuar gati me Lulin dhe vetëm kur e kupton qe e tepëron, thotë fjalinë “ose kushdo tjetër”.

Dhe atij i duket komod, ngaqë ka pasur një pakt politik me të dhe i ka dalë turpi të ulet e të flasë.

Gazetarët në shumicë janë me të. Nuk ju duket fundi i botës që ai të rikandidojë dhe të vazhdojë, pasi e kanë më të lehtë me të, e njohin, e dinë që nuk marrin kurrë ndonjë lajm prej tij, por po ashtu as ndonjë të keqe nuk kanë.

Ka qenë aq e keqe përvoja me Berishën, sa ky duket engjëll.

Dhe mua s’më duket keq. Nuk është se PD ka më shumë vota se sa ka marrë këtë radhë dhe nuk ua ka fajin Luli. Më duket se do më lërë dhe mua pa punë po iku.

Të vetmit që janë të mërzitur, janë demokratët në bazën e partisë, ata që takoj rrugëve, ata që besuan se do ta kapnin pushtetin këtë radhë, ata qe mendonin para dy vitesh se ishte mirë, sipas Lulit, të ikje nga Kuvendi, të digjte mandatet, të mos shkonte në zgjedhjet lokale dhe të ngeleshe rrugëve, duke e nisur nga e para si me 1990.

Ata janë të traumatizuar. Atyre nuk ua zë dot më në gojë as Lulin, as Berishën, as justifikimet për humbje ne zgjedhje.

Ata tashmë do bëjnë 12 vite opozite dhe kjo është një gjeneratë. Një brez i tërë, që rron me shpresën e Lulit. Tani janë të pashpresë.

Komento

Komente

  • Mondi: 01/05/2021 08:47

    E tbene ndryshe si nga vlora me mire luli se as te q.. E as te leshon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?