Zgjedhjet e pjesshme për gjashtë kryetar bashkish, që zhvillohen këtë të diele janë zhdukur nga ekranet nën bombardimin e lajmeve nga lufta në Ukrainë dhe i interesuari i tyre i madh Sali Berisha, po përpiqet t’i përdor ato për të mbijetuar politikisht pas sulmit frontal nga SHBA mbi të dhe familjen e tij. Duke përdorur influencën e tij historike mbi strukturat e PD dhe ngritjen e një klani të tij tridhjetëvjeçar, Sali Berisha po përpiqet të paraqes produktet e veta klanore të tridhjetë viteve si ushtarë të rezistencës amerikane në Shqipëri.
Nuk ka njeri dyshim që Sali Berisha është i mbështetur në atë që quhet strukturë e vjetër e Partisë Demokratike. Nuk ka pasur as më 19 Maj kur u shpall “Non Grata” dhe as më 9 Shtator kur u përjashtua nga Grupi parlamentar i PD. I vetmi manipulim është se mbështetësit klanorë të Sali Berishës në PD, po paraqiten prej tij si forcat sfiduese antiamerikane në PD.
Ky është objektivi madhor i manipulimit të opinionit për zgjedhjet e 6 Marsit. E vetmja ngjarje e sigurt është se këto zgjedhje do të provojnë që PD është e ndarë dhe që Berisha po bie nga lider absolut i asaj partie, në një lider që po mbështetet vetëm tek një grusht militantësh, të cilët nuk duhen krahasuar me sa i kanë mbetur Lulzim Bashës, por me sa ka humbur PD me ata që kishte para ndarjes së madhe.
Të gjitha sondazhet tregojnë se PD është e ndarë sot në tri pjesë, në mbështetës të Berishës, të Bashës dhe të pavarur prej të dyve. Sali Berisha nuk është shumicë, në këtë trekëndësh të PD, por është autor i kësaj ndarje vdekjeprurëse për të.
Çdo përpjekje e tij për tu krahasuar me një nga tri copat që ka prodhuar vet, është përpjekja për të mbajtur ndezur në mënyrë fiktive një fabul antiamerikane në PD.
Fakti që në këto zgjedhje, ai po përfaqësohet legalisht nga Ilir Meta dhe komisionerët e tij, është manipulimi i dytë i madh i zgjedhjeve dhe fuqisë së tij. Është fakt i njohur që LSI ka qenë më aktive dhe se vet njerëzit e Berishës në këtë fushatë, të angazhuar që të sfidojnë atë që Berisha ka objektiv të jetës së tij të mbetur me rikthimin në politikë, betejën me SHBA.
Manipulimi i tretë mund të vijë siç pretendon PD nga personat “a non grata” që janë afër PS dhe që mund të orientojnë mbështetjen tek Berisha në raport me Bashën, meqë PS e ka betejën e fituar. Kjo mbetet për tu parë.
Por ajo që është e dukshme më 6 mars, ka të bëj me përpjekjet e Sali Berishës për tu paraqitur i “humbës i fortë” më 6 mars. Mendoj se me ndihmën e Metës, me ndihmën e bojkotit të demokratëve që nuk do shkojnë të votojnë si një shumicë e heshtur që urren atë që po ndodh në PD, me ndihmën e indiferencës në të cilat po shkohet në zgjedhje dhe me ndihmën e vatrave të tjera antiamerikane në politikën shqiptare, ai mund të duket një “humbës i fortë”.
Por kjo nuk i hy në punë askujt. Një “humbës i fort” brenda PD është një humbës, që suksesin më të madh të tij në jetë do të ketë të mos lërë PD të fitoj kurrë. Mund ta bëj dhe këtë nëse ja pranon PD. Këta socialistët ja pranojnë me qejf.
Por ai nuk do jetë kurrë në pushtet dhe kurrë nuk do të jetë as shumicë në PD, derisa këtu SHBA të jetë aleat strategjik i Shqipërisë. Ai thjesht ka një muaj që po mendon si të manipulojë dhe një herë trushpëlarët e vet më 6 mars, që ti mbaj me gënjeshtra deri marsin tjetër kur të vijnë zgjedhjet reale lokale. Tre muajt e parë të dënimit i shtyu duke thënë, se ka dërguar një letër në një gjykatë në Francë dhe posta e ka dorëzuar. Tre muajt e dytë i shtyu, duke i gënjyer që më 11 Dhjetor do bëhet kryetar i PD. Tre muajt e tretë po i shtyn duke i gënjyer me 6 Marsin. Këtë vitin që vjen, po qe mirë dhe i lirë ka gënjeshtra të tjera.
Mero, je ne te drejten tende te sulmosh Doktorin e mbeshtesesh PD-ne. Dhe mire ben! Por lodhesh kot me Lulin, nuk ndeze!
PërgjigjuShqiptret e kane shijuar dy mandate salihun,apo mbi shpin e barten krimin dhe varferine.me 6 mars do te kujedesen mos te rikthejne me doren e vet shemtine e para 9 vjtesh mbi veten e yre dhe Shqiperine.Mos i mshoni shqelme mrekullise qe ju shpetoi nga krimi dhe krimineli.Mos votoni Saliun !
PërgjigjuZ.Mero,po lëreni o burrë sallën të vijë vetdallë si puna e Shaban Qoses që moti,se dhe ata që i shkojnë pas janë si puna e Gëzim rrotkës ndjesë paçin të dy e u vajtët sa më shpejt pranë salehu i viçidolit.
Përgjigju