Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Mero Baze: Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë

11 Gusht 2022, 20:56| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 20:59

  • Share

Ilir Meta ka vendosur që njerëzit të merren me të, më shumë se sa ai të merret me ata. Fjala vjen, ka vendosur që njerëzit t’i thonë që dukesh idiot kur kërcënon fizikisht me “thyerje në mes” kundërshtarin. Një fjalor ekstrem i lacave të lagjeve në vitet ‘80. Ilir Meta nuk është se nuk e di këtë. Ai ka arritur mjaftueshëm vëmendje negative pas kësaj. 

Në mëngjes poston një foto të Kabulit dhe thotë se është Tirana e mbuluar me tym. Natyrisht që dhe këtu tërheq qindra mijëra komente negative. 

Mbasdite shkon në Durrës dhe sulmon investimin e pritshëm më të madh të historisë së Shqipërisë në këto 30 vjet, që mund të ndryshojë tërësisht historinë e ekonomisë shqiptare dhe pritet t’i rrisw Durrësit vlerën si qytet disafish. E di që e mallkon çdo durrsak për këtë, ose minimumi e quan idiot. Nuk mërzitet për këtë.

Kujdesi i tij i vetëm është që fjalori të jetë ekstrem dhe nuk ka rëndësi nëse ngjan si i çmendur, paranojak, apo budalla. Rëndësi ka që askush tjetër të mos e bëjw atë që bën ai.

Dhe në këtë pikë suksesin e parë e ka arritur. Sali Berisha, rivali i tij kryesor në opozitë, që shquhet për gjuhën e baltës dhe fantazinë për të shpikur gjëra që mendja i kap me vështirësi, ngjan i zhdukur nga skena.

Edhe pse çdo natë përpiqet të bëjw ndonjë punë, herë mbledh ekspertw të partisë e herë të çmendur të shoqërisë civile të partisë, sërish nuk tërheq dot më vëmendje. U duket të gjithëve si një plak i lodhur.

Ilir Meta ja ka dalw ta vërë në pozitë të vështirë, duke ngritur stekën e marrëzisë së tij në atë nivel sa është e gjitha e tij. Pjesa tjetër e opozitës, ose duhet të ndjekw marrëzinë e tij, ose do të bëjw punë e vet, që krijon perceptimin e fortw të ndarjes së dy opozitave.

Dhe e gjitha ngjan një hakmarrje ndaj Sali Berishës, për mënyrën se si e ka përdorur dosjen e tij ende pa u bërë publike dhe qëndrimin e pabesueshëm hipokrit kur ajo u bë publike.

Ilir Meta është duke i treguar atij se nuk ka fuqi ta ndjekw në marrëzinë e tij. Dhe në të vërtetw, Sali Berisha nuk ka fuqi, edhe pse ka bërë dhe bën plot marrëzi. Por deri këtu nuk shkon dot.

Ilir Meta praktikisht ja ka marrë atij gjithë vëmendjen që zgjon negativitet në opozitë, duke rrezikuar gjithçka. Dhe e ka lënë në hije Sali Berishën.

Nuk dimë nëse kjo është mirë apo keq për Ilir Metën, pasi kjo mund t’i bëjw më shumë nder Sali Berishës, nëse nuk çmendet dhe ai në këtë shkallë.

Por Ilir Meta nuk ka kohë të presw deri atëhere, kur të provohet. Deri atëherë ai do të ndjehet i pari. Qoftë dhe si i marrë. Dhe po ja arrin.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 12/08/2022 09:23

    Mero ai le te bertas si te doje kot e ka per lesh ka shkuar bashk me non graten. Ka ikur koha e te bertiturit me shum i prish pun vehtes. Nuk ka njeri nerva te degjoj budallalleqet e tij. Po disa te servil e byth lepires te tipit nesho e blushesh do vazhdojn ti shkojn pas,me then te drejten me keta e me ate ish drejtoreshen *** do bej shum paraaaaa*** dhe proven e ka shum shpejt pun muajsh dhe prandaj po bertet i shkreti kck.

    Përgjigju
  • Bursa: 12/08/2022 01:11

    Bursa e "Rilindjes" ka si indikator kryesor shkrimet e Meros. Kur brockullis per Salen, tregon qe Udheheqesi Rame e ka alertin te ngritur ndaj Berishes. Pra kuptohet ca alerti ka tani.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 12/08/2022 09:27

      Cubi i gjate me keto lloj legenash se rr***** fare. Edhe keta prandaj bertasin e cirren qe ti degjoj se edhe keta ndodhen ne shqiperi,por ai ka 9 vjet qe si degjon sja var dmth.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?