Vendi i tragjedisë së Potamit dhe Berisha

Mero Baze: Mos hezitoni ta përdorni deri në fund politikisht këtë tragjedi

4 Gusht 2022, 19:04| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 19:10

  • Share

Në tragjedi të tilla si ajo e Himarës, nuk ka vend për krahasime. Nuk ka vend as për ta zbutur peshën e tragjedisë, me shembuj të ngjashëm në Shqipëri apo në botë. Një rast i tillë ka ndodhur dhe gjashtë vite më parë në Dhërmi, por biznesmeni që vrau me skaf shtetasin rus, qëlloi të ishte i partisë së Sali Berishës dhe nuk u vajtua kaq gjatë. Madje doli i pafajshëm dhe merr tendera publik.

Mbi të gjitha, nuk ka vend për të kundërshtuar përdorimin politik të saj. Ajo duhet të përdoret edhe politikisht. Është logjike të përdoret nga kundërshtarët politik të qeverisë, për ta lidhur atë me tragjedinë dhe për të nxitur urrejtjen kundër qeverisë.

Dhe në këtë pikë Berisha dhe Meta janë duke bërë gjithçka. Nuk është se kanë shumë fakte në anën e tyre. Kanë marrë disa video të vjetra të skafeve në ujë në vite, dhe po i paraqesin sikur po vazhdojnë të lundrojnë dje dhe sot, ndërkohë që qeveria ka kaluar në anën tjetër të ekstremit, duke grumbulluar në Porto Palermo gjithë inventarin e mjeteve lundruese të Shqipërisë.

Pati dhe një përpjekje tjetër për ta bërë policin skafist, “nip” të Taulant Ballës, por dhe ajo u sqarua shpejt. Duket që ishte më shumë porosi, meqë Taulanti ja ka marrë dorën këtyre shpikjeve, që nga koha e “Toyota Yaris”.

Dhe kur flasim për përdorim politik të çështjes, duhet të kuptojmë se tragjedia bazohet tek veprimtaria korruptive e qeverisë apo tolerimi i këtij vrasësi, për shkak të fitimeve të paligjshme të qeverisë. Meqë bëhet fjalë për Edi Ramën, natyrisht që duhet lidhur edhe me atë.

Nuk ka rendësi se kjo tragjedi ishte një aksident. Tragjeditë në tërësi janë aksidente, pasi nuk dëshiron t’i bëjë njeri me dëshirë. Ndryshe quhen luftëra. Gërdeci fjala vjen, ishte një tragjedi që mori jetën e 26 banorëve, mes të cilëve dhe një fëmijë 9- vjeçar, që ishte duke lozur me biçikletë. Aksident ishte dhe shpërthimi aty. Por pas biznesit arrogant që shkaktoi tragjedinë, ishte djali i kryeministrit të vendit, i cili kishte punësuar aty gjithë fisin, me burrin e tezes në krye, ose baxhanakun e kryeministrit.

Nga momenti i parë i shpërthimit, kryeministri u soll ndaj ngjarjes si manipulator, duke ndryshuar emrin e baxhanakut, duke fshehur telefonat e të birit me pronarin e fabrikës së vdekjes dhe më pas duke kërcënuar kryeprokuroren që po niste hetimet. Dhe në fund ja doli ta mbyllte çështjen pa i hyrë gjemb në këmbë të birit, i cili tani është rikthyer tek vendi i krimit dhe pastron para duke shitur boronica. Mendoni tani sikur polici skafist të ishte i biri i Edi Ramës, siç ishte autor i biri i Sali Berishës në vrasjen e 26 vetëve. Dhe ne të thoshim mos e përdorni politikisht. Patjetër që duhet ta përdorni politikisht. Përdoreni deri në fund edhe këtë tragjedi dhe rrini vigjilent që të ndëshkohet gjithkush që i ka dhënë shanse atij polici vrasës të bëjë atë që bëri.

Por nëse dilni më pak të fituar politikisht nga kjo betejë, nuk është faji i qeverisë. Qeveria po ua jep këtë shans ta përdorni politikisht. Por po ua heqin nga duart, ata që keni në krye. Ai që ka vrarë 26 vetë për biznesin e djalit dhe nuk kanë lënë as drejtësinë të veprojë, dhe ai tjetri që del me zë dhe figurë në video dhe merr “vërtetim” se video-ja nuk ekziston. Përdoreni deri në fund politikisht këtë tragjedi dhe kuptoni pastaj se as vdekja nuk i ringjall dot të vdekurit që keni në krye. Dhe niseni me varrosjen e tyre.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenun Tyta: 04/08/2022 20:18

    Mero Baze ke plotësisht të drejt po Salhe Bajga nuk njef öigj nuk njef ligjet e shoqëris e kti qeni bastard spo i hyn gjëmb në këmb pse mos të ulurasi ky qen i skaduar komplet i mbaruar. Kur ka gjet ktë kodosh popull budalla mir bën.

    Përgjigju
    • Edvin: 05/08/2022 15:41

      Politikisht i shikon me te drejtë, po Rama o Baze do ta kishte përdorur?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?