Sali Berisha

Mero Baze: Në këtë vend nuk vritet pa leje të Berishës

19 Shtator 2022, 20:33| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 20:35

  • Share

Një grua e moshuar në Pukë i ka kërkuar sot leje Sali Berishës, të vrasë Edi Ramën. Plakës i ka shkuar në majë të hundës dhe nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga vdekja, për të bërë aktin e saj më heroik të jetës. Ajo ka frikë vetëm Sali Berishën. Do leje nga ai. Dhe këtë leje ja kërkon publikisht.

Kur e mendon pak më gjatë, duke u përpjekur të hysh në trurin e saj të lodhur, e kupton se e vetmja gjë që ka në tru ajo gruaja, është se në këtë vend leje për të vrarë jep vetëm Sali Berisha.

Mund të mos të të lejojë ligji, Kushtetuta, e drejta zakonore apo gjithkush tjetër, por po të dha leje ai, ti mund të vrasësh. Kjo është e vetmja arritje madhore që Sali Berisha ka rritur të ngulisë në mendjen e qytetarëve të këtij vendi.

E thënë kjo në një ditë pas hakerimit te email-eve të Gledis Nano, ku flitet për vrasje të Lulzim Bashës, vrasje të Albin Kurtit, vrasje të Xhavit Halitit etj, politikanë shqiptarë, pa harruar rrezikun për vrasje të Pandeli Majkos dhe Baba Mondit nga iranianët, të krijohet ideja po ashtu se ata janë gjallë, se ky burri nuk ka dhënë leje.

Aftësia e Sali Berishës për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që ai ka të drejtë të vrasë dhe të japë leje për të vrarë, buron nga historia e tij politike.

Vrasjet e pandëshkuara të tij, kanë krijuar bindjen tek një pjesë e madhe e popullsisë rurale të vendit, se ai është mbi ligjin kur bie fjala për vrasje. 

Ata e kanë dëgjuar atë të quajë Azem Hajdarin “spiun”, e pastaj ta qajë kur u vra, duke akuzuar Fatos Nanon si vrasës, pastaj e kanë parë duke u puthur me Fatos Nanon e duke harruar që i ka thënë vrasës, e kanë parë duke vrarë i biri i tij në Gërdec 26 vetë për të fituar para nga demontimi, dhe në vend të tij kanë parë të linçuar prokurorët që tentuan të hetonin, e kanë parë atë vet duke vrarë në bulevard dhe në bankë të akuzuarve kanë parë presidentin, kryeprokuroren dhe gazetarët si puçistë, e kanë dëgjuar që ka thënë publikisht se do ta vriste Edi Ramën me snajper dhe nuk kanë parë askënd t’i shkojë në zyrë e t’i hedhë prangat.

Në këtë pikë ata nuk kanë shumë faj. Historia e tij të bind, se në këtë vend është kthyer në një farë monarku për vrasjet. Ato mund të kryhen vetëm me leje të tij.

Zoti ja paska mbajt dorën më 2017 e nuk u paska dhënë leje të vrisnin Lulzim Bashën. Akoma nuk i dukej besëprerë. 

Ndaj ajo plaka nga Puka nuk ka faj. Revolta e saj dukej se ishte më e madhe që Berisha nuk po i jepte leje të vriste Edi Ramën, se sa që ishte e inatosur me Edi Ramën. E donte patejtër atë leje. Donte një shenjë prej tij, se nuk mund ta vriste pa leje atë “që po i merrte shpirtin”. 

Se në këtë vend mund të ndërtosh pa leje të Edi Ramës, por nuk mund të vrasësh pa leje të Sali Berishës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nuredini: 20/09/2022 20:43

    Po natyrisht qe qoftelargu sb, eshte kryekrimineli dhe dykembeshi me i urryer ne Shqiperi...

    Përgjigju
  • kavajsi: 20/09/2022 13:52

    Bravo Mero,je gazetari me i mire

    Përgjigju
  • Akili: 19/09/2022 22:22

    Sigurisht qe po. Sic ne ngjarjet e 21 janarit kur pas organizimit te bandes se armatosur nga Tom Doshi, nen "udheheqjen" e Edi Rames, ne bashkepunim kriminal me autokratin frikacak Berisha sollen per pasoje vrasjen e kater njerzve te pafajshem. Ja pra se si vriten me lejen dhe bekimin e te dy ketyre monstrave komuniste, njera me e ndryre se tjetra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?