Sali Berisha, Edi Rama

Mero Baze: Nëse Rama do fliste në Vlorë dhe Sarandë si Berisha në Tropojë

6 Maj 2023, 20:50| Përditesimi: 6 Maj 2023, 20:57

  • Share

Edi Rama ishte dje dhe sot në Sarandë dhe Vlorë, që janë dy qytetet simbol të jugut të Shqipërisë. Në Sarandë promovoi Oltion Çaçin, një biznesmen të suksesshëm turizmi, menaxher i Hotel Flower, i cili është i pari që ktheu në klientë të rregullt të turizmit shqiptar gjermanët, suedezët, polakët, ukrainasit, serbët dhe maqedonasit. Ndërsa në Vlorë, Ermal Dredhën, një diplomat karriere prej 15 vitesh, që rikthehet në qytet si kandidat për kryetar bashkie, pasi ka shëtitur gjithë botën.

E gjithë retorika e Edi Ramës në jug të Shqipërisë është zhvillimi i turizmit dhe investimet publike. E thënë kjo në Vlorë dhe Sarandë, dy qytetet më të lakmuara nga turistët e huaj, por dhe të rajonit, e bën dhe më të nevojshme kthimin e Shqipërisë në një shtëpi me dyer të hapura për çdo turist nga çdo cep i Shqipërisë nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe më tej nga Evropa Lindore e Perëndimore.

Turizmi po e shndërron realisht Shqipërinë jo vetëm në një destinacion udhëtimesh, por dhe në një vend më mendje hapur, më mikëpritës dhe më me pak komplekse ndaj të huajve.

 Saranda vazhdon të popullohet dhe në dimër nga qytetarë perëndimorë, ndërsa qytete kryesore të Shqipërisë me det nga Vlora në Velipojë janë qysh tani të vizitueshëm nga turistët e huaj.

Përballë Edi Ramës në veri të Shqipërisë, në Tropojë, Sali Berisha i bëri thirrje tropopjanëve të mbetur në Tropojë, të votojnë në bllok kundër Edi Ramës, si njeri, që sipas tij nuk e do Veriun. 

Kuptohet që është thirrje e një njeriu të dëshpëruar, i cili nuk shikon më asnjë shans fitoreje, por do së paku të mbajë një geto të vetën në very, që të qëndrojë në politikë në Tiranë.

Kuptohet po ashtu se ndjen rreziqe reale për humbje në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe, Dibër etj. Pra qartazi Veriu nuk mbetet geto e Berishës, por një hartë elektorale normale, siç duhet të ishte gjithë Shqipëria po të mos ishte Berisha.

Berishën nuk po e diskriminon Jugu i Shqipërisë, por Shqipëria urbane. Berishën po e izolon kryeqyteti dhe qytetet e mëdha të Shqipërisë, ato që janë më të ndriçuarat. Ato qytete që votuan të parat më 1991 Partinë Demokratike.

Veriu po reagon normal si një territor elektoral ku ish- Partia Demokratike ka shumicën.

Por do të mjaftonte ballafaqimi i dy modeleve, i asaj se çfarë kërkon dhe ofron Edi Rama në këtë fushatë, duke u përpjekur të paraqesë një Shqipëri mendje hapur për ta bërë atë shtëpi të turizmit dhe për rajonin dhe Evropën, dhe çfarë ofron Sali Berisha, për ta bërë Shpellën e Dragobisë shtëpi të tij, për të kuptuar pa u lodhur sloganin e socialistëve.

 Të cilin fatkeqësisht për Berishën, ai ua shpjegon më mirë shqiptarëve se Edi Rama, me ato që thotë përditë!

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 08/05/2023 10:09

    SHPELLARET SHPELLAT I KANE SHTEPI,,ESHTE NE ABITATIN E TYRE

    Përgjigju
  • Agron Rama: 07/05/2023 15:02

    Mero mos ban sikur nuk kupton, cdo njeri e kupton qe Edi Rama asht nje aktor i keq. Ban si patriot me Kosoven, por veriu i Shqipnise asht lan n harrese . Harta territoriale e Shqipnise asht centriste, dhe bie pre e lokalistve (Edi Rama) Europa i ka zgjidh me koh kto dilema? Po t shkosh mrapa ne histori askush s kishte mendu kte katrahur qe quhet Shqipni Veta Ismail Qemali e shihte vendin me Kantone pra duhetqe jugu ,Shqipnia mesme dhe veriu t jene tri njesi te ndame me parlament lokal, qeveri lokale ( shiko Itali,Gjermani). Athere Shqipnia ka me marr fryme e lire prej uzurpusve lokalist Kur ndotja acustike e ndertesave fetare te ndalohen, kur njerzit mos te shesin ne trotuare dhe police barkic ecin rrugve te vendit at'here do t' jemi europe Mero banu patriot jo oportunist Rrespekte

    Përgjigju
  • labi: 06/05/2023 21:43

    Shume e bukur!Perle! Berisha,superspiuni Nongrata ofron shpellen e Dragobise si shtepi te tij! Vetem shpella i ka mbetur zaberhanit te rrugeve,kriminelit te lindur dhe agjentit serb te foltores antiamerikane e sherbetorit rus ne shqiperi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?