Shkëlzen Berisha

Mero Baze: Një hap serioz i Gjykatës në gjyqin e Gërdecit

3 Tetor 2023, 19:08| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 20:35

  • Share

Gjykata në Tiranë ka shpëtuar integritetin e procesit gjyqësor në ngarkim të Fatmir Mediut dhe bashkëpunëtorëve të tij, mes të cilëve shquan djali I Sali Berishës Shkëlzen Berisha, duke hedhur poshtë përpjekjen për të degraduar procesin gjyqësor përmes një listë butaforike dëshmitarësh, të kërkuar nga pala e paditur. 

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Fatmir Mediut për 90 dëshmitarë shumica personalitete të huaja pa asnjë lidhje me masakrën e Gërdecit, të kërkuar prej tij për të demonstruar “mbështetjen” ndërkombëtare në Gjykatë ku gjykohet për korrupsion dhe kapje të shtetit me pasojë vdekjen e 26 qytetarëve. 

Vendimi I GJKKO, për tëhedhur poshtë kërkesën e Mediut është shumë herë më I rëndësishëm se vendimi I saj për të pranuar kërkesën logjike të SPAK për të dëshmuar Shkëlzen Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë proces. 

Është më I rëndësishëm, pasi ky vendim shmang degradimin e procesit dhe kthimin e tij në një karikaturë për të fituar kohë dhe shpresë I pandehuri kryesor, deri në triumfin e “revolucionit” .Edhe pse shumica e shtypit I kanë dhënë rëndësi pranimit të kërkesës së SPAK për Shkëlzen Berishën, në fakt më shumë rendësi ka vendimi për të hedhur postë listën e Mediut. Shkëlzen Berisha edhe ashtu do të hetohet dhe gjykohet në çështjen 279/1, për personat e lidhur me çështjen penale të hetimit dhe gjymit të Fatmir Mediut, kështu që do të ketë shans të përballet me drejtësinë për këtë çështje. 

Vendimi bëhet I rëndësishëm dhe për faktin se Mediu ka një javë që bredh kafe më kafe në SHBA, duke bërë sikur do të shpëtoj Kosovën nga Serbia por në fakt do të krijoj idenë që është në Uashington  dhe gjykata nuk duhet ti bjerë më qafë. Vendimi I gjykatës mes të tjerash I ka shkaktuarMediut dëmin e parë financiar atë të harxhimit kot të pareve të udhëtimit në SHBA, me shpresë se do të ndikonte mbi të. 
Me këtë rast është mirë që ai të kthehet dhe të ruaj paret për avokatët, se nuk besoj se Shkëlzeni e ndihmon më me lek në këtë proces. Atij I duhen për vete. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 04/10/2023 03:10

    I Dashur Mero nuk e kuptoj Çfar njeriu je ti ishe shum mik me Saliun të kandidoj Per deputet në Durres por populli Durrsak dhe patriotet e tu nga tepelena të perbuzën me neveri dhe hike të kujtohet si hike çfar të beri Bizhga a po kujton se nuk te njohin njerzit ty nuk te ben pershtypje as gjë të Jan errur sytë Qofsh ti si je u place dhe nuk zure mend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?