Opinion

Mero Baze: Një parti që ka turp nga babai i saj

26 Mars 2021, 19:42| Përditesimi: 26 Mars 2021, 19:44

  • Share

Këshilltarët e fushatës së Lulzim Bashës kanë një keqkuptim me elektoratin shqiptar. Fakti që atyre u rezulton se Sali Berisha është figurë e urryer në rang kombëtar, I ka bindur ata të rekomandojnë fshehjen e tij nga tribuna, ku çelej fushata e Partisë Demokratike.

Ky gjest do të vlente nëse Partia Demokratike kishte bërë vërtet një ndryshim të thellë dhe tani ishte në kërkim të elektoratit gri në Shqipëri.

Ndryshimi, për tu distancuar nga Berisha, duhet të fillonte në fakt prej 2013, por qoftë dhe prej 2017, por e vërteta është se ai nuk filloi kurrë.

Madje ata që i kanë shkruar librin Lulzim Bashës kanë argumentuar se pika më e fort e tij, është se “nuk e ka vrarë babain” , pra nuk është distancuar nga Sali Berisha.

Më tej listat e vitit 2021, janë tërësisht produkt I Sali Berishës, përveç disa kandidatëve që kanë paguar tek Kunati.

Gjithçka tjetër është një rikthim tek garancia që Sali Berisha do të ketë, tek grupi I ri parlamentar në opozitë.

Disa muaj para fushatës elektorale, Sali Berisha refuzoi të vetmin grimasë për ndryshim të Lulzim Bashës, “Komisioni Ruli-NishanI”, të cilin e poshtëroi duke detyruar Lulzim Bashën të rikthente gjithë të skualifikuarit e tij dhe të ndëshkonte Rulin dhe Nishanin, me mos kandidim, ndërkohë që gjeti vend të vendoste Mark Markun në Lezhë.

Ai deklaroi hapur ende pa folur Lulzim Basha, se do ishte kandidat në zgjedhje dhe se do të njoftonte Bashën, kur ta ndante mendjen se në cilin qytet do kandidonte.

Pra deri më 25 Mars, Sali Berisha bëri gjithçka të dukej se ishte babai I PD, vendimarrësi, I saj, urdhërdhënësi dhe strategu I vendimeve të mëdha dhe hartues I listës së saj.

Në të vërtet, elektorati më besnik I PD është dhe elektorati I tij.

Tani një lider që e drejton “de facto” Partinë Demokratike dhe ka besueshmërinë brenda saj më të madhe se Lulzim Basha, është qesharake ta mbash larg mitingut të hapjes që të mos e shikojnë bota.

Sali Berisha nuk është baba ilegal I PD. Ai është legjitim dhe fuqiplotë brenda saj.

Ta mbash në krye të oxhakut dhe ta fshehësh duke mos e nxjerr në ballkon, se të tallin bota, është të tallesh me PD dhe ta fyesh atë.

Po kështu do kishte kuptim dhe distancimi nga një parti me profil zhvatës si LSI, po qe se dy javë më parë nuk do të bënte marrëveshje që do bashkëqeverisin pas zgjedhjeve. Por kur ti ke fiormosur se do qeverisësh me të, dhe nuk e fton ta ketë në krah të tribunë, se tremb të pavendosurit, thjeshtë je duke e tentuar ti marrësh ca vota nga thesi I saj, që të jetë më e vogël gjoba në rast koalicioni.

Elektorati gri I shoqërisë sonë, është më I pasigurt nga trukimet e Lulzim Bashës, se sa nga identiteti politik I Sali Berishës. Këtë të fundit e njeh mire kush është dhe nuk ka asnjë dilemë kur e voton, ose kur  refuzon, kur e do ose kur e urren. Kurse këtë tjetrin, që Berishën e do në qoshe dhe vet të dal në ballkon, si ata që fshin babën para shokëve, se u vjen turp nga pamja e tij, kam frikë se nuk e duan as ata brenda PD, e jo më ata jashtë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?