Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës ndaj Gazmend Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij, dhe përgjërohet se është gati të rishikoj gjithçka për një bashkëpunim me të.
Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazmend Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD. Por rëndësia e tij është një javore dhe ai për Berishën ka shumë rëndësi deri më 27 Korrik në atë që quhet votimi për kryetarin e PD, ku Lulzim Bash apo shkon drejt rikonfirmimit.
Gazmend Bardhi nuk ka gjë në dorë ti prish garën Lulzim Bashës se në fakt nuk është se ka ndonjë garë. Ai po ashtu nuk ka gjë në dorë të forcoj Berishën dhe sikur të strehohet tek Foltorja që sot.
E vetmja gjë për çfarë i duet Berishës Gazmnd Bardhi këtë javë, është të prish “festën”e Bashës që po martohet për herë të dytë me PD, këtë radhë pa shkjesë Berishën. Dhjet vjet më parë më 22 korrik 2013 ai u bë kryetar I PD me bekimin e Berishës përballë Olldashit ndërsa dhjet vite më vonë ai po bëhet kryetar I një pjese të PD pa bekimin e Berishës. Dhe i vetmi hall I Berishës është si tia prish këtë festë, e cila i prish atij monopolin e opozitës.
Gazmend Bardhi duket I besueshëm kundër Berishës, pasi nuk është vegël e Berishës pasi e ka sulmuar Berishën më shumë se kushdo tjetër duke e etiketuar si “Babi I Zenit”. Është po ashtu I besueshëm në betejën kundër Bashës, pasi ishte krahi I tij I djathtë në ndarjen me Berishën.
Tani Berisha shpreson se ai do t'ia prish dasmën Bashës dhe për këtë është gati të përgjërohet pasi I duhet si aleat deri në fund të javës që vjen.
Për kaq bëhet gjithë ky përgjërim publik I tij ndaj Bardhit.
Për ta kuptuar se sa fals e ka Berisha këtë përgjërim, mjafton ti propozojmë të ik nga kreu I fraksionit të PD që udhëheq dhe të vendos aty Bardhin. Pastaj kemi një luftë reale mes Bardhit dhe Bashës për pushtetin mbi opozitën.
Ky do ishte një test real nëse Berisha kërkon bashkimin e PD apo blerje deputetësh në favor të halleve të tij.
Nëse ai do ta kishte shqetësim opozitën atëherë me gjithë ato lëvdata që ka për Bardhin, ti liroj vendin dhe zgjidhet gjithë kriza e opozitës. Pastaj Bardhi me Bashën e kanë betejën më të thjeshtë dhe mund ta gjejnë gjuhën.
Me të vetmin që askush nuk gjen gjuhën është Berisha, ndaj çdo përpjekje e tij për të joshur deputetë, vetëm sa e rëndon problemin. Zgjidhja është ti lërë vendin Bardhit dhe pastaj po të doj dhe ta shaj. Nuk ka problem. Prape mirë i bën. Më mirë se sa ta lavdëroj.
Jane berishiste!
Përgjigju