Sali Berisha

Mero Baze: Opozita që nuk duhet të gjunjëzoj Sali Berisha!

29 Janar 2023, 20:10| Përditesimi: 29 Janar 2023, 20:13

  • Share

Ndarja e opozitës është përtej Partisë Demokratike. Populli opozitar në Shqipëri është realisht i ndarë rreth të ardhmes së opozitës dhe Sali Berishës. Pra sot opozita shqiptare nuk është e ndarë në ide, ideologji apo programe të ndryshme, por është e ndarë pro dhe kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës. 

Të dy së bashku ata kanë ngjallur dilemën e madhe opozitare nëse duhet të shkohet në zgjedhje pas tyre për hirë të unitetit apo duhet luftuar edhe ata si një e keqe e madhe e opozitës. 
Deri më tani Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë mundur të marrin me vete Vangjel Dulen duke i ofruar votat e tyre në tre bashkitë e pakicës greke në jug, Fatmir Mediun me të cilin nuk ndahen dot nga hallet e përbashkëta dhe Agron Dukën që vazhdon të mos e provoj partinë që ka blerë qysh më 2015, pasi mer hua makinën e Berishës. 

Përballë tyre Partia Demokratike zyrtare po përgatitet të hyj në zgjedhje me kandidatët e vet, dhe krahas saj dhe disa parti të tjera opozitare po bëjnë përpjekjet e tyre. Partia PDIU e drejtuar nga Idrizi po përgatitet të garoj pjesërisht në disa bashki, duke refuzuar aleancën me Berishën. Bindja Demokratike LZHK dhe Nisma Thurje po ashtu janë në bisedime për një aleancë për të hyrë në zgjedhje, duke refuzuar po ashtu të bashkëpunojnë me Berishën. Aleanca Kuq e Zi po ashtu. 

Në këto kushte kemi nga një anë Berishën me disa hallexhi të bashkuar dhe përball tij një opozitë që e refuzon Berishën por që ende nuk ka një plan për të dal në zgjedhje e bashkuar dhe kundër Berishës. 
Ky copëzim i opozitës përballë Berishë s në fakt i bën mirë Berishës, pasi ai krijon idenë e rrremë se ka përballë disa parti që i bashkon vetëm refuzimi ndaj tij, por nuk bashkëpunojnë dot me njëra tjetrën. Dhe kjo mund ta ul rezultatin e tyre. 

I vetmi lajm serioz nga opozita do të ishte një aleancë e gjerë me çdo parti dhe element opozitar antiberishë në Shqipëri për të mos lejuar që asnjë votë antiberishë dhe asnjë opozitar i zhgënjyer që shikon se nuk ka të ardhme me dyshen Berisha Meta të mos mbetet pa votuar. Është mirë që ka iniciativa për kandidim nga parti në mënyrë individuale dhe aleanca si ajo e Bindjes me Nismën Thurja apo Shehin. Por lajmi më i mirë do të ishte që opozita të ishte e unifikuar, për të thithur çdo votë që refuzon ti dozoj të ardhmen dyshes Berisha Meta.  

Opozita nuk mund të gjunjëzohet para tyre. Përkundrazi është rasti që opozita ti gjunjëzoj ata duke u bashkuar pa kushte dhe pa hipotekat e hatërmbetjeve të vjetra që po ashtu kanë shkak Sali Berishën. 

Komento

Komente

  • Ali: 30/01/2023 03:24

    Ah mor Mero. Gjasme edhe ke punuar dhe per VOA zoterote. Ndersa media prestigjoze ne SHBA dhe nepee bote po zien nga skandali i FBI dhe Rames, vetem Merua me shoke nuk e ndereon stacionin e RRR (Radio Rame Rrena)!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?