Mero Baze: Opozita që refuzon të vetmen opozitë të besueshme të qeverisë

27 Maj, 20:15| Përditesimi: 27 Maj, 20:17

  • Share

I kuptoj qëndrimet politike të grupeve opozitare kundër Rezolutës së shumicës në pushtet për një reformë të re antikorrupsion në vend. Ju duket pak e rëndë që qeveria e cila është më e akuzuara se palët e tjera për korrupsion, të marrë iniciativën për këtë reformë. Në këtë aspekt mirëkuptohet abstenimi apo dhe vota kundër rezolutës. 

Por problemi është pak më i thellë, tek programi që ofron rezoluta. 

Duket qartë se bëhet fjalë për një iniciativë parlamentare gjithëpërfshirëse, me një plan veprimi që ka miratimin e SHBA dhe BE. Në një farë mënyre kërkohet një fuqizim i traditës që ka krijuar tashmë SPAK në Shqipëri. 

Dy janë arsyet e besueshme pse "foltorja” nuk mund ta mbështesë këtë reformë. E para është që kjo reformë vazhdon fuqizon rolin e SPAK dhe e dyta që këtë reformë mund ta mbështes SHBA dhe BE. 

Të dyja janë kundër mendësisë së ”Foltores” e cila nga një anë ka premtuar shkrirjen e SPAK dhe nga ana tjetër i ka shpall luftë ndërhyrjes perëndimit në punët tona në emër të sovranitetit. 

Kështu si është katandisur opozita në Shqipëri, ku shumica është armike e drejtësisë, ka vetëm një shpresë që kjo qeveri dikur të rrëzohet. Shpresa është që SPAK të vazhdojë të bëjë masakër mbi çdo të akuzuar nga qeveria dhe të kthehet siç në fakt është, aktualisht si i vetmi luftëtar serioz kundër qeverisë. 

Çdo individ apo grup opozitar që dëshiron rrëzimin e qeverisë dikur, duhet t'i bashkohet opozitës më të madhe në vend. Dhe kjo opozitë nuk është Berisha me Metën, por SPAK-u. Vetëm duke mbështetur SPAK dhe drejtësinë e re, opozita mund të fitojë besueshmëri dhe të rreshtohet në anën e drejtë të historisë. 

Për ironi të fatit të tyre, në anën e SPAK rreshtohet Edi Rama dhe qeveria që janë viktimat më të mëdha të tij, dhe këta krijojnë perceptimin se janë në gjendje të korrigjojnë vetveten përmes drejtësisë. 

Madje në vend tu vij zor nga ky kontrast, ja përmendnin sot në Kuvend Edi Ramës si të metë të madhe që mbështet SPAK dhe antikorrupsionin, ndërkohë që akuzohet qeveria e tij për korrupsion. Po ky është gjithë problemi. 

Opozita kështu siç është nuk bëhet dot kurrë shumicë pa SPAK, madje pa mbështetje të hapur dhe pa rezerva ndaj tij . 

Nëse nuk e bën këtë, ajo humb aleatin e saj kryesor në këtë betejë, e cila nuk është më betejë ideologjike mes të majtës dhe të djathtës, por betejë politike, mes një shumice që qeverisë dhe pranon të gjykohet dhe një pakice që rri rrugëve dhe shpall armik të saj armikun më të madh të qeverisë, vetëm për shkak të Sali Berishës.  Atëherë mjafton vetëm ky shkak që ata të vdesin në opozitë. /Tema

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 28/05/2024 10:53

    -OK,M.BAZE: • Mirë foltores i ka ngelur GOMARI NË URË,Po Luli 7×7=42 çfar ka. ?! -Rezoluta e PS u mbështet që në fillim nga SHBA+BE..me theks të mos preket REFORMA NË DREJTËSI,FILLIM/PUNËN E MIRË TË SPAK.Dhe këtë e ka bërë të kjartë E.Rama disa herë..edhe dje..27.05.24. -Problemi qëndron se OPZITA E NDAR NË COPA NUK FITON ZGJEDHET DERI 2029,PASI NË RRUGË NDODHET NJË MAL I LARTË(SI EVERESTI)NON GRATA QË KA ÇAR anëtarët e militantët e PD(shumica të korruptuar si Ai..të cilët nuk po e kuptojnë se Sb nuk bëhet më Kryetar i asnjë Pastie,Deputet,KM..! -Po kështu,LuliBasha nuk ka dal haptë KUNDËR SB..ku të 2 sëbashku kan bër FAJE TË RËNDA,Të paktën të deklaronte se..URDHËRIN PËR TË VRARË NË 21 JANAR E DHA SB DV..! • Kjo ka ndikuar shumë edhe te SHBA+BE..qëkurse Lulin nuk e takon askush nga faktori nd/Kombëtar. -Nëse SPAK do zbatonte GJYKATËN N.D.NJERIUT PËR 21 JANARIN,SB DUHEJ TË ISHTE MARR NËN AKUZË PËR KRIM SHTETROR..! -Lënja e Sb të shpif në ballkonin 8 ka shumë qëllime: • Të diskteditoi më shumë vet Sb.. • Të baltosi punën e drejtësisë që nuk e ka dashur kurrë..! • Të nxijë sa më shumë punën e Maxhorancës si të vetmen shpresë për shpëtimin e familjes & ha-le-atve nga burgu e sekuestro pasurisë Tyre..që po vonon shumë..!

    Përgjigju
  • Po mër po: 28/05/2024 10:01

    Edhe Enver Hoxha e mbështeste "SPAK-un" e tij edhe kur godiste brenda partisë armiqtë e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?